“A është i dobishëm këshillimi profesional për njerëzit që vetëpërcaktohen si transgjinorë apo familjet e tyre?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve (2020)
“A është i dobishëm këshillimi profesional për njerëzit që vetëpërcaktohen si transgjinorë apo familjet e tyre?” Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve
A është i dobishëm këshillimi profesional për njerëzit që vetëpërcaktohen si transgjinorë apo familjet e tyre?
Nëse keni vështirësi në ndonjë fushë të jetës suaj, këshillimi profesional mund t’ju ndihmojë të kuptoni dhe të përgjigjeni në mënyra të shëndetshme. Situatat e jetës shpesh kanë disa faktorë ndikues dhe mund të jetë e vështirë ta shohim veten në mënyrë objektive. Një këshillues profesionist mund të jetë në gjendje të japë një këndvështrim të dobishëm.
Kur bëhet fjalë për shqetësime që lidhen me gjininë, duhet të tregoni shumë kujdes në përzgjedhjen e një terapisti që i respekton vlerat tuaja dhe nuk kërkon të imponojë një rezultat të veçantë. Terapistët duhet ta respektojnë të drejtën tuaj për të përcaktuar vlerat e synimet vetjake për jetën tuaj.
Shihni edhe tek “Individuals Who Identify as Transgender” [“Individët që e Përcaktojnë Veten si Transgjinorë”], General Handbook: Serving in The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints [Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], 38.6.23.