Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 125


Seksioni 125

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Nauvoo, Illinois, mars 1841, lidhur me Shenjtorët në territorin e Iowa-s (History of the Church, 4:311–312).

1–4, Shenjtorët duhet të ndërtojnë qytete dhe të mblidhen në kunjat e Sionit.

1 Cili është vullneti i Zotit lidhur me shenjtorët në territorin e Iowa-s?

2 Në të vërtetë, kështu thotë Zoti, unë ju them, në qoftë se ata që e quajnë vetveten me emrin tim dhe po përpiqen të jenë shenjtorët e mi, në qoftë se bëjnë vullnetin tim dhe i mbajnë urdhërimet e mia lidhur me ta, ata duhet të mblidhen së bashku në vendet që unë do t’i caktoj për ta nëpërmjet shërbëtorit tim Joseph, dhe duhet të ndërtojnë qytete në emrin tim, që të mund të përgatiten për atë që është në ruajtje për një kohë të ardhshme.

3 Ata duhet të ndërtojnë një qytet për emrin tim mbi tokën përkundrejt qytetit të Nauvoo-së dhe emri Zarahemla duhet t’i vihet atij.

4 Dhe të gjithë ata që vijnë nga lindja e nga perëndimi dhe nga veriu e nga jugu, që kanë dëshirë të banojnë atje, duhet të marrin trashëgiminë e tyre në të njëjtin vend si edhe në qytetin e Nashville-t ose në qytetin e Nauvoo-së dhe në të gjitha kunjat që i kam caktuar, thotë Zoti.