Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 83


Seksioni 83

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Independence, Missouri, më 30 prill 1832 (History of the Church, 1:269–270). Kjo zbulesë u mor ndërsa Profeti ishte i ulur në këshill me vëllezërit e tij.

1–4, Gratë dhe fëmijët kanë të drejtë t’ua kërkojnë bashkëshortëve dhe etërve të tyre mbështetjen e tyre; 5–6, Të vejat dhe jetimët kanë të drejtë t’ia kërkojnë Kishës mbështetjen e tyre.

1 Në të vërtetë, kështu thotë Zoti, përveç ligjeve të kishës lidhur me gratë dhe fëmijët, ata që i përkasin kishës, të cilët kanë humbur bashkëshortët apo etërit e tyre:

2 Gratë kanë të drejtë t’u kërkojnë bashkëshortëve për t’i mbajtur, derisa bashkëshortët e tyre të merren; dhe në qoftë se nuk gjenden shkelëse, ato do të kenë shoqërim në kishë.

3 Dhe në qoftë se nuk janë besnike, ato nuk do të kenë shoqërim në kishë; por do të mbeten në trashëgiminë e tyre sipas ligjeve të tokës.

4 Gjithë fëmijët kanë të drejtë t’u kërkojnë prindërve të tyre për t’i mbajtur, derisa ata të arrijnë moshën.

5 Dhe pas kësaj, ata kanë të drejtë t’i kërkojnë kishës, ose me fjalë të tjera shtëpisë së ruajtjes së Zotit, në qoftë se prindërit e tyre nuk kanë çfarë t’u japin atyre trashëgimi.

6 Dhe shtëpia e ruajtes duhet të mbahet nëpërmjet përkushtimeve të kishës; dhe të vejat dhe jetimët duhet të mbështeten, ashtu sikurse të varfërit. Amen.