Ndihma për Studimin
PJS, Lluka 17


PJS, Lluka 17:21 (krahaso Lluka 17:20–21)

(Mbretëria e Perëndisë ka ardhur tashmë.)

21 As nuk do të thonë: “Shih, këtu!” ose “Shih, atje!” Sepse, vini re, mbretëria e Perëndisë ju ka ardhur tashmë.

PJS, Lluka 17:36–40 (krahaso Lluka 17:37)

(Jezusi shpjegoi një shëmbëlltyrë lidhur me mbledhjen e të drejtëve.)

36 Dhe ata iu përgjigjën dhe i thanë: Ku, o Zot, do të çohen ata?

37 Dhe ai u tha atyre: Ku të mblidhet trupi; ose me fjalë të tjera, kudo ku mblidhen shenjtorët, atje do të mblidhen së bashku shqiponjat; ose, atje do të mblidhet së bashku pjesa e mbetur.

38 Këtë tha ai, për të treguar mbledhjen e shenjtorëve të tij, dhe për engjëjt që do të zbresin dhe do të mbledhin pjesën e mbetur tek ata; njërin nga shtrati, tjetrin nga mulliri dhe tjetrin nga fusha, kudo që ai dëshiron.

39 Pasi me të vërtetë do të ketë qiej të rinj dhe një tokë të re ku banon drejtësia.

40 Dhe nuk do të ketë asgjë të papastër; sepse toka duke u plakur, madje si një rrobë, duke u rritur në prishje, si rrjedhim, ajo venitet dhe stoli i këmbës mbetet i shenjtëruar, i pastruar nga gjithë mëkati.