Ndihma për Studimin
PJS, Lluka 21


PJS, Lluka 21:24–26 (krahaso Lluka 21:24–26)

(Jezusi shpjegoi shenjat e ardhjes së tij.)

24 Tani këto gjëra u foli ai atyre, lidhur me shkatërrimin e Jeruzalemit. Dhe atëherë dishepujt e tij e pyetën, duke thënë: Mësues, na trego lidhur me ardhjen tënde?

25 Dhe ai iu përgjigj atyre dhe tha: Në brezin në të cilin kohërat e johebrenjve do të përmbushen, do të ketë shenja në diell dhe në hënë, dhe në yje; dhe mbi tokë ankth kombesh me shushatje, sikurse deti dhe valët duke rënkuar. Toka gjithashtu do të shqetësohet dhe ujërat e thellësisë së madhe;

26 Zemrat e njerëzve do të mpaken nga frika dhe nga pritja e atyre gjërave që do të vijnë në tokë. Sepse fuqitë e qiellit do të lëkunden.

PJS, Lluka 21:32 (krahaso Lluka 21:32)

(Gjithçka do të plotësohet kur të plotësohen kohërat e johebrenjve.)

32 Në të vërtetë unë ju them, ky brez, brezi kur kohërat e johebrenjve të plotësohen, nuk do të kalojë derisa gjithçka të plotësohet.