PJS, Lluka 3:4–11 (krahaso Lluka 3:4–6)
(Krishti do të vijë të përmbushë profeci, të heqë mëkate, të sjellë shpëtim e të jetë një dritë dhe ai do të vijë në ditën e fuqisë dhe të plotësisë së kohërave.)
4 Siç shkruhet në librin e profetit Isaia; dhe këto janë fjalët, që thonë: Zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: Përgatisni ju udhën e Zotit dhe i drejtoni shtigjet e tij.
5 Sepse vini re, dhe ja, ai do të vijë, siç shkruhet në librin e profetëve, për të hequr mëkatet e botës dhe për t’u sjellë shpëtim kombeve pagane, për të mbledhur tok ata që kanë humbur, të cilët janë të vathës së Izraelit;
6 Po, madje të shpërndarët dhe të vuajturit; dhe gjithashtu për të përgatitur udhën dhe për të bërë të mundur predikimin e ungjillit te johebrenjtë;
7 Dhe për të qenë një dritë për gjithë ata që ulen në errësirë, në pjesët më të largëta të tokës; për të bërë të ndodhë ringjallje së vdekuri dhe për t’u ngjitur lart, për të banuar në anën e djathtë të Atit,
8 Derisa plotësia e kohës dhe ligji e dëshmia do të vulosen dhe çelësat e mbretërisë do t’i dorëzohen përsëri Atit;
9 Për t’u administruar drejtësi të gjithëve; për të zbritur në gjykim mbi të gjithë dhe për t’i bindur të gjithë të paperëndishmit për punët e tyre të paperëndishme, të cilat i kanë kryer; dhe e gjithë kjo në ditën që ai do të vijë;
10 Sepse është një ditë fuqie; po, çdo luginë do të mbushet dhe çdo mal e kodër do të sheshohet; vendet dredha-dredha do të drejtohen dhe rrugët e vështira do të sheshohen;
11 Dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë.