“Një Provë Besimi”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2021, f. 18–19. Eja, Më Ndiq Një Provë Besimi Shkruar nga Erik B. Mërdoku Ilustruar nga Darren Rawlings Doktrina e Besëlidhje 102–105 Viti 1833, Konteja Xhekson, Misuri, SHBA. Turmat i detyruan shenjtorët që jetonin atje, të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Jozef Smithi e pyeti veten se çfarë të bënte. Shpejt erdhi një zbulesë. Jozefit iu tha që të rekrutonte burra për të udhëtuar për në Misuri dhe për t’i ndihmuar shenjtorët të rimerrnin shtëpitë e tyre. Jozefi niset për në Misuri me një grup vullnetarësh. Më vonë grupi u bë i njohur si Kampi i Sionit. Herë pas here udhëtimi ishte i vështirë, por shumë njerëz e shijuan atë. Pas një muaj marshimi, kampi ndaloi pranë një lumi. Ata dëgjuan se në anën tjetër po prisnin disa njerëz që t’i sulmonin. Çfarë do të bëjmë? Qëndroni të patundur … … dhe shihni shpëtimin e Perëndisë. Shpejt erdhi një stuhi. Perëndia ka dorë në këtë stuhi! Shiu bëri që lumi të ngrihej aq shumë saqë armiqtë e kampit nuk mund ta kalonin atë. Pas disa ditësh, Jozefi mori një zbulesë që ishte koha të ktheheshin në shtëpi, ndonëse nuk i kishin ndihmuar shenjtorët në Misuri që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Zoti i ka pranuar përpjekjet tona. Na kanë sjellë deri në këtë pikë për një provë të besimit tonë. (Shih Doktrina e Besëlidhje 105:19.) Disa menduan se udhëtimi ishte një dështim. Bëmë gjithë këtë rrugë për hiçgjë! Përse po shkojmë në shtëpi para se t’i ndihmojmë shenjtorët këtu? Shumica e panë si një privilegj faktin që ishin me Profetin dhe të mësonin prej tij. Kampi i Sionit ndihmoi për të përgatitur udhëheqësit e ardhshëm të Kishës. Tetë burra që marshuan me Kampin e Sionit, u thirrën në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve.