Seminari
Të Mësuarit me anë të Besimit: Roli i Nxënësit


“Të Mësuarit me anë të Besimit: Roli i Nxënësit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Të Mësuarit me anë të Besimit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Materiale Paraqitëse

Të Mësuarit me anë të Besimit

Roli i Nxënësit

Seminari i San‑Hoze‑de‑Okoas në Republikën Domenikane

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan dhe dëshirojnë që të ta mësojnë ungjillin me anë të Fuqisë së Frymës së Shenjtë. Çfarë mund të bësh për të marrë më shumë nga ajo që Ata janë të gatshëm të të mësojnë? Ky mësim mund të të ndihmojë të përfitosh sa më shumë nga përvoja jote e seminarit duke kuptuar se çfarë do të thotë të mësosh me anë të besimit te Jezu Krishti.

Zotit i pëlqen shumë përpjekja

Shih materialin filmik “Një Thirrje Veçanërisht Fisnike”, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 02:16 deri në 03:49 ose lexo thënien e mëposhtme. Mendo rreth situatave në të cilat mund të zbatohet kjo thënie.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

2:3

Një Thirrje Veçanërisht Fisnike

Motra Xhons përdor shembullin dhe mësimet e Jozef Smithit për t’i nxitur gratë që të përpiqen fort për të përmbushur potencialin e tyre të madh shpirtëror.

“Zotit i pëlqen shumë përpjekja, sepse përpjekja sjell shpërblime që nuk mund të vijnë pa të.” (Rasëll M. Nelson, në Xhoi D. Xhons, “Një Thirrje Veçanërisht Fisnike”, Liahona, maj 2020, f. 16)

  • Si mund ta zbatojmë thënien e Presidentit Nelson në jetën tonë? Për shembull, si mund të zbatohet në punën misionare, dhënia e shërbesës ose marrja e një arsimimi?

  • Si mendon se mund të zbatohet tek të mësuarit e ungjillit të Jezu Krishtit në seminar këtë vit?

Për të të ndihmuar ta vlerësosh të mësuarit e ungjillit prej teje, mendo për pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë përpjekjesh po bën aktualisht për të mësuar ungjillin e Jezu Krishtit? Si e ke ftuar Perëndinë të të mësojë?

  • A e ndien se po merr rezultatet që dëshiron dhe të nevojiten? Përse po ose përse jo?

Teksa e studion këtë mësim, mendo për mënyrat se si dëshiron të mësosh dhe të rritesh këtë vit në seminar. Kërko udhërrëfimin e Atit Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të dish se si ta zbatosh këtë mësim në jetën tënde.

Mësime nga Libri i Mormonit

Lexo të paktën dy nga fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor, duke kërkuar se si vetë përpjekjet dhe dëshirat tona luajnë një rol dhe se si Perëndia luan një rol në të mësuarit e ungjillit prej nesh.

  • Çfarë gjete që mund të të ndihmojë të mësosh më shumë nga Perëndia gjatë seminarit?

  • Cilat mendon se do të ishin rezultatet nëse dikush do të priste që Perëndia t’i jepte njohuri, por të mos bënte përpjekjet e veta? Ose nëse bëri një përpjekje, por nuk e kërkoi ndihmën e Perëndisë? Përse?

Duke u bazuar tek ajo çka ke studiuar sot deri tani, përmblidh me një fjali çfarë kupton rreth të mësuarit të ungjillit.

A mund ta ndryshojë seminari jetën tënde?

Teksa e sheh, mendo rreth arsyeve të mundshme përse materiali filmik titullohet “Seminari Mund të Ndryshojë Jetën” dhe jo “Seminari do të ta Ndryshojë Jetën”.

4:14

Seminary Can Change Lives

President Thomas S. Monson teaches how seminary can help you build and strengthen your testimony. "Effort is required," he says. "But it is effort you will never, ever regret."

  • Pse mendoni se është e saktë të thuhet se seminari mund të ndryshojë jetën?

Lexo thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson, duke kërkuar atë që do të ndihmojë të përcaktojë a do të ndryshohet jeta jote nga seminari.

“Sa më shumë që ta ndiqni shembullin e Jezu Krishtit, aq më të suksesshëm do të jeni.

Atëherë, çfarë do t’ju ndihmojë të bëheni një dishepull i tillë i përkushtuar i Jezu Krishtit? Një përgjigje është seminari dhe instituti – jo thjesht frekuentimi por pjesëmarrja në mënyrë aktive në orën mësimore dhe ndjekja me besnikëri plotësisht e çdo detyre të dhënë. …

Diplomimi në seminar dhe institut do ta rritë aftësinë tuaj për të shkëlqyer në gjërat më të rëndësishme që do të bëni ndonjëherë në jetë. Gëzimi i vërtetë do të jetë i juaji!” (Russell M. Nelson, “A Personal Invitation to Participate in Seminary and Institute”, shkurt 2019, ChurchofJesusChrist.org)

  • Çfarë të bëri përshtypje nga thënia e Presidentit Nelson? Përse?

  • Si mund të përqendrohesh te ndjekja e Jezu Krishtit gjatë përvojës tënde në seminar?

  • Çfarë mendon se do të thotë “pjesëmarrja në mënyrë aktive” në seminar?

Si të përfitohet sa më shumë nga seminari

ikonë, shënoni
  1. Mbaj shënim këshillën tënde për skenarin vijues.

    Pjesëmarrës në klasën e seminarit

    Përfytyro sikur djali i ri në këtë figurë po e frekuenton seminarin për herë të parë. Ai dëshiron të mësojë e të rritet shpirtërisht, por nuk është i sigurt se si ta bëjë këtë. Duke u bazuar tek ajo qe ke mësuar sot dhe te përvojat e tua të shkuara në seminar dhe kishë, mbaj shënim këshillën që do t’i jepje atij.

    Sigurohu që të përfshish

    • çfarë mund të bëjë ai përpara, gjatë dhe pas orës mësimore për ta përmirësuar të mësuarit e tij shpirtëror

    • se si mund të përqendrohej te ndjekja e Shpëtimtarit dhe ta ftonte Frymën e Shenjtë për t’i dhënë mësim

Vendos një synim për të përfituar sa më shumë nga përvoja jote në seminar këtë vit. Për ta bërë këtë, ti mund t’u përgjigjesh pyetjeve vijuese:

  • Çfarë po pret të përfitosh nga seminari këtë vit?

  • Çfarë je i gatshëm të bësh për t’i treguar Zotit se dëshiron të mësosh nga Ai dhe të bëhesh më shumë si Ai?