Seminari
Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1: Veproni me Besim


“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1: Veproni me Besim”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Materiale Paraqitëse

Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesa 1

Veproni me Besim

E re duke lexuar dhe studiuar

Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të mësosh të zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të të ndihmuar të ndërtosh themelin tënd te Jezu Krishti. Ky mësim mund të të ndihmojë të veprosh me besim te Jezu Krishti teksa kërkon përgjigje për pyetjet dhe shqetësimet në jetën tënde.

A janë pyetjet të mira apo të këqija?

Mendo se cilat nga përgjigjet vijuese zbatohet për këtë pyetje:

  • Cilat nga sa vijojnë janë arsye të mundshme përse dikush mund të ketë pyetje për ungjillin ose Kishën e Jezu Krishtit?

    1. Nuk ka ende një dëshmi për ungjillin.

    2. Interesohet mjaftueshëm për ungjillin sa të dojë të kuptojë më shumë.

    3. Dyshon te besimi që ka pasur dikur.

    4. Perëndia mund të jetë duke e frymëzuar të mendojë rreth diçkaje që Ai dëshiron t’i mësojë atij/asaj.

      Përgjigjja varet nga qëndrimi dhe arsyet e çdo personi pse i bën pyetjet. Lexo te paragrafi 3 i pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022), duke kërkuar se si qasja jonë ndaj pyetjeve për ungjillin mundet ose ta forcojë, ose ta dobësojë besimin tonë te Jezu Krishti.

  • Çfarë të bëri përshtypje në këtë paragraf? Përse?

Gjithësecili ka pyetje dhe shqetësime. Ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos ta gjykojmë besimin e të tjerëve kur ata kanë pyetje dhe na nevojitet të mos të dyshojmë te vetë besimi ynë kur kemi pyetje. Besimi ynë te Jezu Krishti dhe dëshmia jonë për ungjillin e rivendosur mund të forcohen ose të dobësohen në varësi të mënyrës se si u qasemi pyetjeve dhe shqetësimeve tona. Teksa studion sot, mendo rreth rolit që luajnë pyetjet e tua në përparimin tënd shpirtëror. Çfarë pyetjesh ke rreth ungjillit ose Kishës së Jezu Krishtit? A ndihesh sikur pyetjet e tua po të afrojnë më shumë me Shpëtimtarin dhe Kishën e Tij?

Marrja e njohurisë shpirtërore

Gjatë gjithë përvojës tënde në seminar, do të kesh mundësinë të ushtrosh përdorimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore. Tri parimet vijuese mund të të ndihmojnë të afrohesh më shumë te Jezu Krishti kur në jetën tënde dalin pyetje ose shqetësime.

  1. Veproni me besim.

  2. Shqyrtojini konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

  3. Kërkoni kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Pjesa e mbetur e këtij mësimi do të përqendrohet te parimi i të vepruarit me besim te Jezu Krishti.

Lexo te paragrafët 5–7 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor, duke kërkuar për mënyra të ndryshme se si mund ta mbarosh fjalinë vijuese.

Kur dalin pyetje ose shqetësime, ne mund të veprojmë me besim te Jezu Krishti duke… .

ikonë, shënoni
  1. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese:

    • Cila nga mënyrat që përzgjodhe, mendon se gjen zbatim më mirë tek adoleshentët sot ose madje në jetën tënde? Përse?

    • Si mundet që zgjedhja për të vepruar me besim në këtë mënyrë, të ndikojë në marrëdhënien e dikujt me Shpëtimtarin?

    • Kë njeh që ka vepruar me besim kur është përballur me pyetje ose shqetësime? Çfarë bëri ai ose ajo?

Merre parasysh të shohësh materialin filmik “Act in Faith: The Stonemason” [“Veproni me Besim: Gurgdhendësi”] (04:57), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org. Kërko për mënyrën se si të rinjtë në materialin filmik vepruan me besim te Shpëtimtari kur u përballën me pyetje dhe shqetësime të rëndësishme.

4:56

Veproni me Besim: Gurgdhendësi

Kur një doktrinë ose mësim nuk gjen vend në murin prej guri të dëshmisë tonë, a e braktisim murin dhe largohemi?

Shembuj nga shkrimet e shenjta

Shkrimet e shenjta përmbajnë shumë rrëfime të njerëzve që u përballën me pyetje ose shqetësime të vështira me besimin te Jezu Krishti. Njëri prej tyre është profeti Nefi. Lexo shembujt e mëposhtëm nga jeta e Nefit, duke kërkuar mënyrën se si ai veproi me besim te Jezu Krishti kur u përball me pyetje dhe probleme të tjera.

  • 1 Nefi 2:16 – Disa nga njerëzit e tij të dashur u zemëruan për atë që ati i tij, profeti Lehi, u kërkoi atyre të bënin.

  • 1 Nefi 3:7 – Atij iu kërkua të bënte diçka të vështirë.

  • 1 Nefi 9:5–6 – Zoti e urdhëroi të bënte diçka për arsye të cilat ai nuk i kuptonte.

  • 1 Nefi 10:17; 11:1–5 – Ai donte dëshminë e tij mbi atë çka ati i tij, profeti, dha mësim.

  • 1 Nefi 11:17 – Ai nuk e dinte plotësisht përgjigjen për një pyetje që iu bë rreth ungjillit.

  • Cilat elemente të të vepruarit me besim ilustroi më së miri Nefi?

ikonë, shënoni
  1. Plotëso sa vijon:

Përshkruaj një pyetje ose shqetësim bashkëkohor që mund të ndikonte te besimi i dikujt te Jezu Krishti ose Kisha e Tij. Si mund të veprojë dikush me besim kur përballet me atë pyetje ose problem?

  • Si mundet që zgjedhja për të vepruar me besim ose për të mos vepruar me besim të ndikojë te marrëdhënia e tij ose e saj me Shpëtimtarin?

  • Çfarë dëshiron më së shumti të zbatosh në jetën tënde nga ato që studiove sot? Si mund të të ndihmojë kjo në jetën tënde?