Seminari
1 Nefi 6–7: Përcaktimi i “Gjëra[ve të] Perëndisë”


“1 Nefi 6–7: Përcaktimi i ‘Gjëra[ve të] Perëndisë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 6–7: Përcaktimi i ‘Gjëra[ve të] Perëndisë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 6–7

Përcaktimi i “Gjëra[ve të] Perëndisë”

Nefi dhe vëllezërit e tij duke folur me Ishmaelin

Po të shkruaje një anal që do të mbahej që brezat e ardhshëm të mësonin prej tij, çfarë mund të përfshije në të? Nefi shprehu dëshirën që shkrimet e tij të ishin të kënaqshme për Perëndinë dhe t’i bindnin të tjerët ta ndiqnin Jezu Krishtin. Ky mësim do të të ndihmojë të kuptosh se si qëllimet e Librit të Mormonit mund të të ndihmojnë gjatë studimit tënd dhe në jetën tënde.

Pse ta studiojmë Librin e Mormonit?

Imagjinoni se si mund të përgjigjeni nëse dikush ju bën pyetjet e mëposhtme:

  • “Ka shumë libra rreth fesë dhe të bërit një njeri më i mirë; pse duhet ta lexoj Librin e Mormonit? Çfarë do të bëjë ai për mua? Ku ndryshon ose është ai më i mirë se librat e tjerë?”

Nefi e tregoi synimin, ose qëllimet e tij, për regjistrimin e atyre që shkroi në Librin e Mormonit. Dijenia për këto qëllime mund të na ndihmojë të kuptojmë arsyen përse duhet ta lexojmë librin dhe çfarë mund të bëjë ai për ne.

Lexo te 1 Nefi 6:3–6 dhe merr parasysh të shenjosh fjalët ose frazat që i përcaktojnë qëllimet e Nefit për mbajtjen e analit të tij. Mund të jetë e dobishme të dish se “Perëndia i Abrahamit, … Isakut, dhe … Jakobit” (vargu 4) është një titull për Jezu Krishtin.

ikonë, shënoni
  1. Përgjigju për pyetjen vijuese:

    • Si do ta shpjegoje arsyen përse Nefi i regjistroi pikërisht ato [gjëra]?

Sipas Nefit, shkrimet e tij kishin për qëllim të na bindnin që të vijmë te Jezu Krishti dhe të përmbanin vetëm gjëra që janë të kënaqshme për Perëndinë.

Ndalo një çast për të menduar rreth përvojës tënde me leximin e Librit të Mormonit deri tani.

  • A po të ndihmon Libri i Mormonit që të dish gjëra që janë të kënaqshme për Perëndinë? Nëse po, si?

  • A ndien se studimi i Librit të Mormonit po të ndihmon të afrohesh më shumë me Jezu Krishtin dhe të shpëtohesh? Përse po ose përse jo?

  • Si mund të jetë një bekim në jetën tënde njohuria për gjërat e Perëndisë dhe afrimi më shumë me Jezu Krishtin?

Ardhja te Jezu Krishti dhe njohuria e gjërave që janë të kënaqshme për Perëndinë

Një aftësi e dobishme e studimit të shkrimeve të shenjta është të kërkosh qëllimet e Nefit ndërsa lexonë Librin e Mormonit. Do të kesh mundësi të praktikohesh për ta bërë këtë ndërsa lexon te 1 Nefi 7.

Ngjarjet që tregoi Nefi te 1 Nefi 7 mund të ndahen në tri pjesë kryesore. Lexo përmbledhjet vijuese për çdo pjesë. Përzgjidh një dhe studioje më tej, duke kërkuar për çdo gjë që e kënaq Perëndinë dhe na ndihmon ne të vijmë te Krishti.

Pjesa 1. 1 Nefi 7:1–5. Nefi dhe vëllezërit e tij u kthyen përsëri në Jerusalem për të bindur familjen e Ishmaelit që t’i bashkohej udhëtimit të tyre për në tokën e premtuar. Kjo e lejoi Nefin dhe vëllezërit e tij të martoheshin dhe të kishin familje.

12:24

Ishmael's Household Joins Lehi's Family | 1 Nephi 7

1 Nephi 7 | Ishmael's family joins Lehi's sons. Laman and Lemuel bind Nephi, whose faith saves him. All is forgiven, and the journey continues.

Pjesa 2. 1 Nefi 7:6–18. Lamani dhe Lemueli e lidhën Nefin, duke synuar ta linin të vdiste në vendin e shkretë. Por Nefi ushtroi besim të madh dhe Zoti e çliroi atë mrekullisht.

12:24

Ishmael's Household Joins Lehi's Family | 1 Nephi 7

1 Nephi 7 | Ishmael's family joins Lehi's sons. Laman and Lemuel bind Nephi, whose faith saves him. All is forgiven, and the journey continues.

Pjesa 3. 1 Nefi 7:17–22. Nefi i fali sinqerisht vëllezërit e vet për orvatjen e tyre për ta vrarë dhe grupi u kthye te Lehi dhe Saria.

12:24

Ishmael's Household Joins Lehi's Family | 1 Nephi 7

1 Nephi 7 | Ishmael's family joins Lehi's sons. Laman and Lemuel bind Nephi, whose faith saves him. All is forgiven, and the journey continues.

ikonë, shënoni
  1. Shënoje bllokun e shkrimit të shenjtë që zgjodhe të studiosh dhe përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Çfarë mësove nga studimi yt që mendon se do ta kënaqte Perëndinë dhe do të të ndihmonte të vije te Krishti?

  • Si mund të të ndihmojë ajo që mësove në jetën tënde?

Reflekto për përvojën tënde të studimit sot ndërsa kërkove në mënyrë specifike gjëra që do të të ndihmonin të vije te Jezu Krishti dhe që janë të kënaqshme për Perëndinë.

ikonë, shënoni
  1. Përgjigju për pyetjen vijuese:

    • Si mund të përmirësohet studimi yt i shkrimeve të shenjta nëse ke vazhdimisht këtë qasje ndaj studimit tënd?