Seminari
Zotërimi Doktrinor: Mosia 2:17 – “Në Shërbimin e Perëndisë Tuaj”


“Zotërimi Doktrinor: Mosia 2:17 – ‘Në Shërbimin e Perëndisë Tuaj’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Mosia 2:17”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Mosia 2:17

“Në Shërbimin e Perëndisë Tuaj”

të rinj duke vizituar një burrë të moshuar

Në mësimin “Mosia 2:1–18”, mësove se “kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17). Ky mësim mund të të ndihmojë ta mësosh përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 2:17, ta shpjegosh doktrinën dhe të ushtrosh zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Lexo te Mosia 2:17 dhe fragmentin e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re te Mateu 22:36–39, duke kërkuar ngjashmëritë.

  • Çfarë ngjashmërish sheh mes vargjeve te Mateu 22:36–39 dhe te Mosia 2:17?

  • Si do ta shpjegoje doktrinën e shërbimit duke përdorur këto fragmente?

Shpenzo disa minuta për t’i mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 2:17. Shkruaji ato në një copë letre: “‘Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj’ (Mosia 2:17)”. Shpenzo nja dy minuta për t’i përsëritur frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë sa më shumë herë që të mundesh.

Mbaje copën e letrës me vete gjatë pjesës tjetër të ditës. Gjatë gjithë ditës, kur ta ndiesh letrën ose të kujtohesh që është aty, provo ta përsëritësh frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë në mendjen tënde. Përpara se të shkosh për të fjetur, provo t’i përsëritësh ato përmendsh.

Ushtroje vënien në zbatim

Lexoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018). Përzgjidh një fjali nga çdo pjesë që të duket veçanërisht kuptimplotë. Merre parasysh t’i shenjosh këto fjali. Mbaji këto fjali në mendje ndërsa bën ushtrimin vijues.

Shërbimi është përgjithësisht një përvojë pozitive për ata që marrin pjesë dhe për ata të cilëve u shërbehet. Sidoqoftë, ka edhe sfida që mund të jenë pjesë e shërbimit. Reflekto për mundësitë e shërbimit më të fundit që ke pasur. Cilat ishin disa nga sfidat që erdhën bashkë me shërbimin? Cilat janë disa arsye përse njerëzit zgjedhin të mos shërbejnë?

Shkruaj vetë skenarin tënd ku përshkruan një sfidë prej shërbimit. Këtu është një shembull: Udhëheqësit e saj të Kishës i kërkuan Sofies t’i çonte një ëmbëlsirë për ditëlindje një vajze më pak aktive në klasën e saj të Të Rejave. Kur vajza doli te dera, ajo nuk u tregua shumë miqësore me Sofien. Duke u ndier e lënduar, Sofia u largua duke ndier keqardhje që e kishte bërë shërbimin.

Vepro me besim

ikonë, shëno
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Në ç’mënyrë është një akt besimi të shërbesh pavarësisht nga sfidat?

    • Si mund ta ndihmojë personin në këtë situatë, doktrina që jepet mësim te Mosia 2:17, që të veprojë me besim?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Çfarë ndryshon kur e sheh skenarin me një këndvështrim të përjetshëm?

    • Si mund ta ndihmojë këtë person doktrina që jepet mësim te Mosia 2:17, që t’i shohë gjërat me një këndvështrim të përjetshëm?

    • Si mendon se do të vepronte Shpëtimtari në këtë situatë?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Gjej një shkrim të shenjtë shtesë ose një thënie nga konferenca e përgjithshme që mund ta tregosh për ta ndihmuar një person të shërbejë me një qëndrim me gatishmëri. Për ta bërë këtë, provo të kërkosh fjalën “shërbim” te programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe më pas të shohësh shkrimet e shenjta ose bisedat e konferencave që dalin. Mund të kërkosh edhe fjalën “Shërbim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

  1. Shkruaje shkrimin e shenjtë ose citimin që gjete, dhe përshkruaj se si do ta ndihmonte ai personin në skenar.