Seminari
Mosia 2:1–18: “Në Shërbimin e Bashkëqenieve Tuaja”


“Mosia 2:1–18: ‘Në Shërbimin e Bashkëqenieve Tuaja’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 2:1–18”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 2:1–18

“Në Shërbimin e Bashkëqenieve Tuaja”

Mbreti Beniamin duke i folur turmës

Çfarë e bën të madh një udhëheqës? Në fjalimin e mbretit Beniamin, ne rrokim një vështrim të shpejtë të llojit të udhëheqësit dhe shembullit që ishte ai për popullin e tij. Mbreti Beniamin ishte dikush që i shërbeu Perëndisë duke i shërbyer popullit të tij dhe duke u mësuar njerëzve t’i shërbenin njëri-tjetrit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i shërbesh më mirë Perëndisë duke u shërbyer më mirë të tjerëve.

Si e sheh shërbimin?

Merr 60 sekonda për të shkruar sa më shumë mënyra të ndryshme që mund të mendosh, në të cilat mund t’i shërbeje dikujt këtë javë.

  • Çfarë mund t’i japë shtysë dikujt për t’i bërë këto gjëra?

  • Pse dikush mund të ngurrojë për t’i bërë këto gjëra?

Cili nga pohimet në vijim mund t’i përshkruante më mirë ndjenjat e tua të tanishme rreth mundësive për të shërbyer?

  • Kërkoj mundësi për të shërbyer.

  • Përgjigjem me gatishmëri kur më kërkohet të ndihmoj.

  • Dëshiroj të shërbej por më duket e vështirë t’i jap përparësi shërbimit në jetën time.

  • Prirem të mendoj se dikush tjetër do ta bëjë shërbimin.

  • Më pëlqen shërbimi, por shqetësohem se si mund të perceptohet nga të tjerët.

  • Më pëlqen shërbimi, por has vështirësi me dëshirën që të tjerët të më vënë re ose të më vlerësojnë.

  • Tjetër:

Ndërsa e studion këtë mësim, mendo rreth mënyrës se si dhe arsyes pse mund t’u shërbesh më mirë atyre që ke përreth, duke nisur nga sot.

Shembulli i shërbimit nga mbreti Beniamin

Kur mbreti Beniamin po i afrohej fundit të jetës së vet, ai i kërkoi birit të tij, Mosias, ta thërriste popullin nefit të mblidhej në mënyrë që të mund t’u fliste njerëzve. Ata u mblodhën familjarisht në tempull për ta dëgjuar mbretin Beniamin (shih te Mosia 2:1–9).

Lexo te Mosia 2:10–14, duke kërkuar se si i shërbeu mbreti Beniamin popullit të tij.

ikona e zotërimit doktrinor
ikonë, shëno
  1.  Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Çfarë të bie në sy rreth mbretit Beniamin?

    • Si do të ishte ndryshe familja, shkolla ose komuniteti yt po të jetonin njerëzit si mbreti Beniamin?

Përse shërbejmë

Lexo te Mosia 2:15–18, duke kërkuar atë që dha mësim mbreti Beniamin rreth shërbimit.

  • Çfarë të vërtetash mund të përcaktosh?

ikonë, shëno Vargu te Mosia 2:17 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të kesh mundësi në mësimin e ardhshëm që ta ushtrosh zbatimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment, për një pyetje ose situatë.

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga mbreti Beniamin, është se “kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj”.

  1.  Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Si po i shërbejmë Perëndisë kur u shërbejmë të tjerëve?

    • Çfarë sheh në këto vargje që të kujton Jezu Krishtin?

Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) dhe kërko atë që jep mësim ai rreth marrëdhënies mes shërbimit tonë ndaj të tjerëve dhe marrëdhënies sonë me Perëndinë:

“Teksa shohim drejt qiellit, ne mësojmë në mënyrë të pashmangshme për përgjegjësinë tonë për t’i ndihmuar të tjerët. Për të gjetur lumturi të vërtetë, ne duhet ta kërkojmë atë duke u përqendruar jashtë vetes sonë. Askush nuk e ka mësuar kuptimin e të jetuarit derisa ai nuk ia ka dorëzuar egoizmin e tij shërbimit ndaj bashkënjerëzve të tij. … Dhiata e Re na mëson se është e pamundur të mbajmë një qëndrim të drejtë kundrejt Krishtit pa mbajtur një qëndrim vetëmohues kundrejt njerëzve. …

Ne e konsiderojmë Shpëtimtarin si shembullin tonë të shërbimit. Megjithëse Ai erdhi në tokë si Biri i Perëndisë, Ai u shërbeu me përulësi atyre që ishin pranë Tij. Ai erdhi nga qielli për të jetuar në tokë si një njeri i vdekshëm dhe për të vendosur mbretërinë e Perëndisë. Ungjilli i Tij i lavdishëm e ndryshoi mendësinë e botës. Ai bekoi të sëmurin, e bëri të çalin të ecë, të verbrin të shikojë, të shurdhrin të dëgjojë. Ai madje e risolli të vdekurin në jetë.” (Thomas S. Monson, “The Joy of Service”, New Era, tetor 2009, f. 4, 6)

  • Në ç’mënyrë të menduarit rreth shembullit të Shpëtimtarit të jep shtysë që t’u shërbesh të tjerëve?

ChurchofJesusChrist.org

3:19

Shembuj shtesë mund të gjenden nën kreun “Cilët janë disa shembuj të shërbimit si të Krishtit?” në pjesën “Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?”.

  • Si je bekuar nga shërbimi ndaj të tjerëve?

  • Si je bekuar nga shërbimi i të tjerëve?

Bëj një plan

Motra Sheron Iubank, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, dha këtë ide të rëndësishme rreth shërbimit. Merre parasysh atë që jep mësim ajo ndërsa përgatitesh të bësh një plan për t’u shërbyer të tjerëve. ChurchofJesusChrist.orgLexo thënien vijuese.

0:54

“Nëse e ndryshojmë këndvështrimin tonë në mënyrë që përkujdesja për të varfrit dhe nevojtarët të mos ketë të bëjë dhe aq me dhurimin e sendeve sesa me ngopjen e urisë për kontakt njerëzor, pasjen e një bashkëbisedimi kuptimplotë dhe krijimin e marrëdhënieve të pasura e pozitive, atëherë Zoti mund të na dërgojë diku. …

… Dhe mbajeni mend se, në të njëjtën mënyrë si Shpëtimtari, ju vetë jeni një nga dhuratat më të mira që mund t’u jepni njerëzve të tjerë në nevojë.” (Sharon Eubank, “Turning Enemies into Friends” [fjalim në forumin e Universitetit “Brigam Jang”, 23 janar 2018], f. 6–7, speeches.byu.edu)

  • Çfarë të bie në sy nga ajo që dha mësim Motra Iubank rreth shërbimit?

Cilat janë disa mënyra se si mund ta bësh atë që dha mësim ajo? Mendo për familjen, miqtë ose komunitetin tënd. Lutu për t’i kërkuar Atit Qiellor që të të frymëzojë rreth mënyrave se si mund të shërbesh. Në ditarin tënd të studimit, shkruaj emrat e njerëzve që të vijnë në mendje dhe ide se si mund t’i ndihmoje ata. Vendos se kur do të veprosh sipas mbresave të tua. Ndoshta ka ndonjë gjë që mund ta bësh pikërisht tani.