Seminari
Mosia 2:19–41: “Bekuar në të Gjitha Gjërat”


“Mosia 2:19–41: ‘Bekuar në të Gjitha Gjërat’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 2:19–41”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 2:19–41

“Bekuar në të Gjitha Gjërat”

të rinj dhe e re duke qeshur

Çfarë do të ishe i/e gatshëm/me të bëje për të marrë lumturi të pafund? Mbreti Beniamin e ftoi popullin e tij ta kërkonte këtë lumturi nëpërmjet të jetuarit me drejtësi dhe përkushtimit ndaj Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë të kërkosh “gjendjen e bekuar dhe të lumtur të atyre që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë” (Mosia 2:41).

Numëro bekimet

Këndo ose lexo fjalët e këngës “Numëro Bekimet” (Himne, nr. 152) ose shiko materialin filmik vijues. Mendo rreth fjalëve dhe mënyrës se si ato lidhen me jetën tënde.

4:59

Shpenzo një ose dy minuta për të bërë një listë në ditarin tënd të studimit të bekimeve që të ka dhënë Perëndia.

  • Çfarë vure re ose mësove nga bërja e listës së bekimeve të tua?

Pasi dha mësim rreth shërbimit, mbreti Beniamin i ftoi nefitët të mendonin rreth mënyrës se si i kërkonin dhe i merrnin bekimet e Atit Qiellor. Ndërsa studion sot, përsiat se si Zoti të ka bekuar tashmë ndërsa përpiqesh fort t’i zbatosh urdhërimet e Tij.

Lexo te Mosia 2:19–25, duke kërkuar përgjigjen për ndonjërën nga pyetjet vijuese:

  • Në çfarë mënyrash i bekoi Perëndia nefitët? Merre parasysh ta shenjosh çdo bekim që ke të përbashkët me ta.

  • Çfarë bën Perëndia kur i zbatojmë urdhërimet e Tij? Sa shpejt e bën Ai atë?

  • Çfarë të mësojnë këto vargje për Perëndinë?

Pasi i ndihmoi nefitët t’i dallonin bekimet e tyre, mbreti Beniamin njoftoi që biri i tij, Mosia, do të ishte mbreti i tyre i ri. Ai u kujtoi atyre mënyrat e shumta se si njerëzit mund t’i humbasin bekimet e tyre nëpërmjet grindjes, shkeljes, rebelimit dhe shkeljes së urdhërimeve të Perëndisë. Ai dha mësim edhe për pasojat e përjetshme të atyre veprimeve dhe u dha një premtim atyre që i zbatojnë urdhërimet. (Shih te Mosia 2:29–40.)

Të bekuar dhe të lumtur

Lexo te Mosia 2:41, duke kërkuar premtimin që dha mbreti Beniamin.

ikonë, shëno Mosia 2:41 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të kesh mundësi në mësimin e ardhshëm që ta ushtrosh zbatimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment, për një pyetje ose situatë.

  • Si do ta përmblidhje vargun 41 në një parim të vërtete?

Një nga premtimet e bëra te Mosia 2:41 është që, nëse i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë, Perëndia do të na bekojë edhe materialisht, edhe shpirtërisht. Sidoqoftë, ka shumë më tepër që mund të mësojmë nga ky varg duke e studiuar secilën frazë më vete.

Bekimet materiale mund të përfshijnë gjëra si shëndeti fizik, begatia ose bekime të tjera që lidhen me jetën në vdekshmëri. Bekimet shpirtërore janë gjëra që janë të përjetshme. Këto përfshijnë dëshminë tonë, marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe familjet tona, faljen e mëkateve, udhërrëfim nëpërmjet Frymës së Shenjtë dhe kështu me radhë.

  1. Zgjidh dy ose më shumë nga veprimtaritë vijuese për vargun te Mosia 2:41 dhe përgjigju për pyetjet që i shoqërojnë ato.

Gjendja e Bekuar dhe e Lumtur e Atyre që Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Mosia 2:19–41: ‘Bekuar në Të Gjitha Gjërat’”

Veprimtaria A

“[Ki]ni parasysh gjendjen e bekuar dhe të lumtur të atyre që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë. … Ata janë të bekuar në të gjitha gjërat, qoftë tokësore ashtu edhe shpirtërore.”

Shiko listën e bekimeve që krijove në fillim të këtij mësimi. Shto çdo bekim shtesë që mund të të ketë ardhur në mendje. Nënvizoji bekimet që janë më tepër materiale dhe rrethoji bekimet që janë më tepër shpirtërore. Mund të kuptosh se disa bekime hyjnë në të dyja kategoritë.

  • Çfarë prove sheh në jetën tënde që kjo deklaratë nga Mosia 2:41 është e vërtetë?

  • Lexo te Doktrina e Besëlidhje 130:20–21. Çfarë mëson për marrëdhënien midis zbatimit të urdhërimeve dhe marrjes së bekimeve të Perëndisë? Nëse dëshiron mund ta shenjosh si referencë‑kryq ose t’i lidhësh këto vargje me vargun te Mosia 2:41.

  • Si mendon, pse Ati Qiellor na bekon edhe me bekime materiale, edhe me bekime shpirtërore? Çfarë të mëson kjo rreth Tij?


Veprimtaria B

“Nëse qëndrojnë besnikë deri në fund, ata janë marrë në qiell, që si rrjedhim të jetojnë me Perëndinë, në një gjendje lumturie të pafund”.

Shkruaje këtë pohim në qendër të një faqeje bosh në ditarin tënd të studimit, duke lënë vend përreth saj për të bërë shënime. Rretho fjalë ose fraza në deklaratë që janë domethënëse për ty. Bashkëngjiti një flluskë fjalësh çdo fjale ose fraze të rrethuar dhe shkruaj një përkufizim, fragmente shkrimesh të shenjta të lidhura ose çdo ide tjetër që mund të kesh.

Për shembull nëse e rrethove frazën “marrë në qiell”, flluska e fjalëve e lidhur me të mund të përfshijë diçka si “Të merrem sugjeron që dikush është atje duke më pritur. Jezusi dha mësim se Ai do të përgatiste një vend për ne në qiell dhe më pas të na marrë atje (shih te Gjoni 14:2–3). Prindërit e mi të dashur qiellorë dhe Jezu Krishti janë atje dhe do të më marrin nëse qëndroj besnik.”

Plotëso një flluskë fjalësh për çdo fjalë ose frazë që rrethove. Kushtoju vëmendje pyetjeve ose mbresave që të vijnë në mendje.

  • Çfarë idesh pate ndërkohë që e bëre këtë veprimtari?

  • Si mund të të ndihmojnë këto ide në jetën tënde pikërisht tani?


Veprimtaria C

“O, kujtoni, kujtoni se këto gjëra janë të vërteta; pasi Zoti Perëndi i ka folur”.

  • Cilat janë disa gjëra që janë të lehta për t’u mbajtur mend? Çfarë gjërash janë më të vështira për t’u mbajtur mend?

Kujtoje atë që ke mësuar rreth Perëndisë gjatë studimit tënd të Mosia 2. Lexo vargun te Mosia 2:22 duke kërkuar të vërteta të përjetshme rreth Perëndisë.

  • Çfarë di rreth Perëndisë që mund të të ndihmojë të mirëbesosh te premtimet e Tij dhe t’i zbatosh urdhërimet e Tij?

  • Çfarë mund të bësh për ta kujtuar këtë rreth Tij?

Përsiat

Kur t’i kesh mbaruar veprimtaritë e të mësuarit, shpenzo pak minuta për të “[pasur] parasysh gjendjen [tënde të] bekuar dhe të lumtur”. Përsiat dhe shkruaj në ditarin tënd të studimit rreth qëndrimit tënd kundrejt Perëndisë dhe bindjes ndaj urdhërimeve të Tij. Përfshi se si mund të vazhdosh ta ndërtosh dhe ushtrosh besimin tënd për t’i marrë bekimet e Tij. Reflekto mbi mënyrën se si jeta jote do të ndikohet nga zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë.