Seminari
Zotërimi Doktrinor: Mosia 2:41 – “Gjendj[a] e Bekuar dhe [e] Lumtur [e] Atyre që Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë”


“Zotërimi Doktrinor: Mosia 2:41 – ‘Gjendj[a] e Bekuar dhe [e] Lumtur [e] Atyre që Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 2:19–41”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Mosia 2:41

“Gjendj[a] e Bekuar dhe [e] Lumtur [e] Atyre që Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë”

të reja dhe i ri duke qeshur

Në një mësim të mëparshëm, mësove se, nëse i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë, Ai do të na bekojë edhe materialisht, edhe shpirtërisht. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 2:41, ta shpjegosh doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Vizato ose krijon një figurë që përfaqëson doktrinën që jepet mësim te Mosia 2:41.

Kur ta mbarosh vizatimin tënd, përdore që të të ndihmojë ta mësosh përmendsh frazën kyç të shkrimit të shenjtë: “At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat”.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjen vijuese:

    • Si mund ta përdorësh vizatimin tënd për ta shpjeguar doktrinën që jepet mësim te Mosia 2:41?

Ushtroje vënien në zbatim

Imagjinoje skenarin vijues:

Xheni pati një mësim për zotërimin doktrinor në seminar që theksonte se bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë sjell lumturi dhe bekime më të mëdha në jetën tonë. Paskëtaj, Xheni u ndje e pështjelluar rreth situatës së vetë. Ajo përpiqet t’i zbatojë urdhërimet, por nuk ndien se kjo ia bën jetën ndopak më të lehtë, të lumtur ose më të mirë. Ajo ende ka vështirësi në shkollë dhe ka disa probleme me familjen dhe miqtë. Nëse bindja e saj ndaj urdhërimeve supozohet të sjellë lumturi, pse ndihet ajo kështu?

Vepro me besim

Lexoji paragrafët 5–6 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018). Kërko fraza që mund ta ndihmojnë Xhenin.

  • Çfarë mund të tregoje nga këta paragrafë për ta ndihmuar Xhenin të veprojë me besim?

  • Si mendon se mund ta ndihmojë kjo Xhenin?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Lexo paragrafin 8 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018). Kërko fraza që mund ta ndihmojnë Xhenin.

  • Çfarë do t’i tregoje Xhenit?

  • Pse do t’ia tregoje këtë asaj?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Lexo paragrafin 11 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018). Kërko fraza që mund ta ndihmojnë Xhenin.

  • Cilat janë disa burime të tjera hyjnore tek të cilat mund t’i rekomandoje Xhenit të drejtohej?

  • Si mendon se do ta ndihmonte kjo atë?

  1. Përgjigju për pyetjen në vijim në një paragraf me të paktën 5 fjali.

    • Si mund t’i zbatojë Xheni parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe vargun te Mosia 2:41 për të zgjidhur shqetësimin e saj?