“Përsëritja 6 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 6 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 6 e Zotërimit Doktrinor
Kupto dhe Shpjego
Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh mësimet e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që përmbahen në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato me fjalët e tua. Ky mësim mund të të ndihmojë ta thellosh kuptueshmërinë tënde mbi të vërtetat për një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit dhe t’i shpjegosh ato.
Strategjia
Mendo për sportin, lojën e tavolinës, lojën me letra ose lojën tënde kompjuterike të parapëlqyer.
-
Cilat strategji janë të dobishme për të fituar në sportin ose lojërat e tua të parapëlqyera? Pse?
-
Pse është e rëndësishme të kesh një strategji ose plan në një lojë?
ChurchofJesusChrist.org
-
Krahas leximit të shkrimeve të shenjta, si mund të të ndihmojë të kesh strategji për kuptueshmëri më të mirë të fjalëve të Perëndisë në shkrimet e shenjta?
-
Çfarë strategjish ke përdorur që të kanë ndihmuar t’i kuptosh shkrimet e shenjta?
Ka strategji të shumta për të të ndihmuar t’i kuptosh shkrimet e shenjta më thellësisht. Në këtë mësim do të kesh mundësi të provosh një strategji për të kuptuar më mirë një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.
Më poshtë është një listë me fragmentet e zotërimit doktrinor nga gjysma e parë e Librit të Mormonit. Përzgjidh një ose më shumë që do të doje ta kuptoje më thellësisht.
12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”. |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju duhet të luteni gjithmonë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.” |
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Thelloje kuptueshmërinë tënde
Lexo fragmentin ose fragmentet që zgjodhe.
-
Çfarë do të doje të kuptoje më mirë nga këto fragmente? Çfarë strategjish mund të përdorësh për ta bërë këtë?
Përdore strategjinë vijuese, ose një tjetër që di, për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për fragmentin ose fragmentet që përzgjodhe. Do të kesh mundësinë për ta shpjeguar atë që mësove më vonë në mësim.
Revista Për Forcën e Rinisë shpesh përfshin një veprimtari për studimin e shkrimeve të shenjta të quajtur “Rresht pas Rreshti”, në të cilën shpjegohen ose përkufizohen disa fjalë ose fraza kyç nga një fragment i shkrimit të shenjtë. Për të parë një shembull të veprimtarisë “Rresht pas Rreshti”, shih “Ngrini Themelin”, Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 19.
Krijo veprimtarinë tënde “Rresht pas Rreshti” për njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor të renditur më lart. Nëse të pëlqen arti, merr parasysh t’i shtosh vizatime ose ngjyra faqes sate “Rresht pas Rreshti”. Përdor udhëzimet e mëposhtme për të të ndihmuar ta krijosh atë:
-
Në krye të faqes, shkruaji të gjitha fjalët e fragmentit të shkrimit të shenjtë që zgjodhe.
-
Zgjidh të paktën pesë fjalë ose fraza nga ai fragment i shkrimit të shenjtë dhe renditi ato poshtë anës së majtë të faqes. Lër vend mjaftueshëm për të mbajtur shënime në krah të secilës fjalë ose frazë.
-
Gjej dhe rendit përkufizime, shpjegime, shembuj, shkrime të shenjta të lidhura me të ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që mund të të ndihmojnë ta thellosh kuptueshmërinë tënde për këto fjalë ose fraza kyç nga fragmenti i shkrimit të shenjtë. Renditi ato në krah të fjalës me të cilën janë të lidhur. Mund të përdorësh mjete të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, bisedat e konferencave ose revistat e Kishës.
-
Diku në dokumentin tënd, shto një paragraf rreth asaj që mësove ose që dëshiron të mbash mend nga ky fragment. Përfshij atë që të mëson ai rreth Shpëtimtarit, Kishës së Tij ose misionit të Tij për të na shpëtuar.
Nëse dëshiron, përsërite këtë veprimtari me një fragment tjetër të zotërimit doktrinor nga lista.
Tregoje atë që mësove
Gjej një shok ose shoqe të ngushtë ose një pjesëtar të familjes për t’ia treguar faqen tënde “Rresht pas Rreshti”. Shpjegoji disa nga gjërat që mësove rreth këtij shkrimi të shenjtë ndërsa more pjesë në këtë veprimtari.