2021
Ngrini Themelin
Janar 2021


“Ngrini Themelin”, Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 19.

Rresht pas Rreshti

Ngrini Themelin

Tema e këtij viti ju ndihmon të shihni rolin tuaj në ndërtimin e mbretërisë së Perëndisë.

Pamja
Ngrini Themelin

Bërja Mirë

Bërja mirë e gjërave që i frymëzojnë ose i shtyjnë të tjerët t’i përqafojnë dhe të bëjnë gjëra të mira e fisnike.

Themeli

Pjesa e poshtme e një ndërtese, që mban ngarkesën e strukturës sipër saj.

Vepër e madhe

Vepra jonë e madhe është që të ndihmojmë në ndërtimin e mbretërisë së Perëndisë në tokë, përfshirë mbledhjen e Izraelit.1

Nga gjëra të vogla

Çdo gjë e vogël dhe e mirë që po bëni, po ndihmon për të ndërtuar diçka të madhe.

Zemrën dhe një mendje të gatshme

Zoti ka nevojë që ne t’ia përkushtojmë dëshirat, mendimet dhe ndjenjat tona veprës së Tij.

Hanë të mirat e tokës

Nga Dhiata e Vjetër, do të thotë të begatohesh me bollëk (shih Isaia 1:19).

Sioni

Sioni mund të nënkuptojë: populli i Zotit, një vend ku banon populli i Zotit apo mënyra se si jeton populli i Zotit (të kulluar në zemër, të jetuarit e një ligji çelestial).

Shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Sion”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org; Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Zion”, topics.ChurchofJesusChrist.org.

Shënim

  1. Shih Rasëll M. Nelson, “Shpresa e Izraelit” (takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018), HopeofIsrael.ChurchofJesusChrist.org.

Shtyp në Letër