2021
Njerëzit më thonë se është arrogante të thuash se ne jemi e vetmja Kishë e vërtetë. Çfarë duhet t’u them atyre?
Janar 2021


“Njerëzit më thonë se është arrogante të thuash se ne jemi e vetmja Kishë e vërtetë. Çfarë duhet t’u them atyre?” Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 31.

Drejt në Temë

Njerëzit më thonë se është arrogante të thuash se ne jemi e vetmja Kishë e vërtetë. Çfarë duhet t’u them atyre?

klasë në Kishë

Vetë Zoti i tha Jozef Smithit që kjo Kishë është “[e] vetm[ja] kishë [e] vërtetë dhe [e] gjallë mbi faqen e tërë dheut, me të cilën unë, Zoti, jam shumë i kënaqur, duke i folur kishës në mënyrë kolektive dhe jo individuale” (Doktrina e Besëlidhje 1:30).

Kjo thënie sigurisht nuk do të thotë që ne jemi më të mirë se kushdo tjetër. Por vërtet do të thotë që kjo është Kisha e Jezu Krishtit. Ai e udhëheq atë, Ai e rivendosi atë dhe Ai i dha asaj autoritetin e Tij. Për shkak të kësaj, ka disa gjëra që vetëm kjo Kishë mund t’i ofrojë, të tilla si profetë dhe apostuj, ordinanca tempulli e besëlidhje dhe Librin e Mormonit. Ne jemi mirënjohës për këto gjëra dhe duam që t’ua tregojmë ato të tjerëve nga dashuria e vërtetë – jo sepse duam që të “kemi të drejtë” apo “ta rritim Kishën”.

Ndërkohë që mund të dëshmojmë me guxim e vetëbesim për Kishën, ne kurrë nuk duhet të jemi arrogantë ndaj të tjerëve apo të mos i respektojmë bindjet e tyre. Profeti Jozef Smith një herë tha: “Ne nuk i kërkojmë askujt të hedhë poshtë ndonjë të mirë që kanë; ne vetëm u kërkojmë atyre të vijnë dhe të marrin edhe më” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 161).