2021
Një Përgjigje për Oliverin
Janar 2021


“Një Përgjigje për Oliverin”, Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 12–13.

Eja, Më Ndiq

Një Përgjigje për Oliverin

Një Përgjigje për Oliverin

Oliver Kaudëri erdhi që të qëndronte në shtëpinë e Jozef Plakut dhe Lusi Mek Smithit, ndërkohë që jepte mësim në shkollë pranë fermës së tyre.

Oliveri dëgjoi për birin e tyre, Jozefin, dhe fletët prej ari. Ai dëshironte të dinte më shumë.

Oliveri u mahnit kur mësoi se si Perëndia i dha fuqi Jozefit për të përkthyer fletët prej ari.

Dua të ndihmoj për përkthimin.

Sapo të mbarojë shkolla, do të shkoj e do ta ndihmoj Jozefin.

Ti duhet të lutesh dhe ta pyesësh Zotin nëse kjo është e drejtë për ty.

Atë natë Oliveri u lut dhe e pyeti Zotin se çfarë duhej të bënte.

Oliveri ndjeu paqe kur u lut që ta ndihmonte Jozefin të përkthente.

Shpejt Oliveri u nis për të takuar Jozef Smithin. Ai udhëtoi me vëllanë e Jozefit, Samuelin.

Jozef, jam këtu për të të ndihmuar. Mund të jem shkruesi yt.

Faleminderit! Jam mirënjohës për ndihmën tënde.

Jozefi dhe Oliveri filluan të përkthenin. Kjo përvojë e emocionoi Oliverin, por ai ende kishte pyetje.

Një ditë, Jozefi mori një zbulesë për Oliverin që i kujtonte atij përgjigjen ndaj lutjes së tij.

“Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them: Në qoftë se ti dëshiron dëshmi të mëtejshme, sill ndër mend natën kur më bërtite në zemrën tënde, që të mund të dije lidhur me të vërtetën e këtyre gjërave.

A nuk i fola paqe mendjes tënde lidhur me çështjen? Ç’dëshmi më të madhe mund të kesh sesa nga Perëndia?”1

Unë u luta të dija nëse duhet të vija e të të ndihmoja dhe ndjeva paqe. Askush nuk mund ta kishte ditur këtë përveç Perëndisë.

Oliveri e dinte me siguri që vepra ishte e vërtetë. Ai dhe Jozefi e përfunduan përkthimin, i cili u bë Libri i Mormonit.