“Të gjithë miqtë e mi luajnë videolojëra të klasifikuara për adoleshentë, por unë zgjedh që të mos luaj. A janë të mira lojërat e klasifikuara për adoleshentë?” Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 30–31.
Pyetje dhe Përgjigje
“Të gjithë miqtë e mi luajnë videolojëra të klasifikuara për adoleshentë, por unë zgjedh që të mos luaj. A janë të mira lojërat e klasifikuara për adoleshentë?”
Standardet e Botës
“Edhe unë zgjedh të mos luaj lojëra të klasifikuara për adoleshentë. Disa prej tyre mund të jenë zbavitëse, por kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Unë luaj lojëra zbavitëse me familjen time dhe ndihem më mirë që nuk luaj videolojëra të klasifikuara për adoleshentë. Standardet që ka bota sot, nuk janë të barabarta me standardet e Perëndisë dhe unë dëshiroj të jem si Ai.”
Pejton D., 13 vjeçe, Nevada, SHBA
Dëgjojeni Shpirtin
“A kanë videolojërat gjuhë vulgare apo mungesë modestie? Ne duhet të përpiqemi t’i shmangim këto, sepse këto gjëra e largojnë Shpirtin. Dhuna gjithashtu mund ta largojë Shpirtin. Merrni parasysh me kujdes dhe plot lutje nëse mund ta ndieni apo jo Shpirtin në jetën tuaj kur jeni duke i luajtur këto lojëra rregullisht.”
Miriana B., 18 vjeçe, Uashington, SHBA
Përfaqësues të Jezu Krishtit
“Është e rëndësishme të kujtojmë se ne kemi marrë mbi vete emrin e Jezu Krishtit, prandaj ne jemi përfaqësues të Tij. Në çdo gjë që bëjmë, ne duhet ta pyetim veten nëse po veprojmë ashtu siç do të vepronte Ai dhe nëse po e sjellim veten tonë më pranë Tij.”
Brendon K., 17 vjeç, Ohajo, SHBA
Mirë, Më e Mirë dhe Më e Mira
“Ne duhet të kujtojmë se ka gjithmonë gjëra të mira, më të mira dhe më të mirat që mund të jemi duke parë, duke luajtur dhe duke dëgjuar. Edhe pse mund të ishim duke bërë gjëra më të këqija, ne gjithashtu mund të ishim duke bërë ndoshta më shumë gjëra të shëndetshme dhe lartësuese.”
Esh H., 17 vjeç, Virxhinia, SHBA
Si do të Ndihej Shpëtimtari?
“Kur zgjedh si të argëtohem, pyes veten nëse Shpëtimtari do të ndihej rehat po të shikonte apo luante me mua. Nëse përgjigjja është jo, atëherë unë nuk e përdor atë formë argëtimi, pavarësisht nga klasifikimi i saj. Ka shumë lojëra të mira që mund të jenë zbavitëse e sfiduese dhe prapë e ftojnë Shpirtin që të jetë me ne.”
Brixhid D., Kaliforni, SHBA