2021
Dëgjoni, Mbani Vesh dhe Kushtojini Vëmendje
Janar 2021


“Dëgjoni, Mbani Vesh dhe Kushtojini Vëmendje”, Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 32.

Fjala e Fundit

Dëgjoni, Mbani Vesh dhe Kushtojini Vëmendje

Dëgjoni, Mbani Vesh dhe Kushtojini Vëmendje

Në vetë vargun e parë te Doktrina e Besëlidhje është fraza mbani vesh (shih Doktrina e Besëlidhje 1:1). Do të thotë “t’ia vini veshin me qëllimin që të bindeni”. Të mbajmë vesh do të thotë ta “dëgjojmë Atë” – ta dëgjojmë atë që thotë Shpëtimtari dhe pastaj t’i kushtojmë vëmendje këshillës së Tij. Në këto dy fjalë – “Dëgjojeni Atë” – Perëndia na jep modelin për sukses, lumturi dhe gëzim në këtë jetë. Ne duhet t’i dëgjojmë fjalët e Zotit, t’i mbajmë vesh ato dhe t’i kushtojmë vëmendje asaj që Ai na ka thënë!

Ku mund të shkojmë që ta dëgjojmë Atë?

Ne mund të shkojmë te shkrimet e shenjta. Ne gjithashtu mund ta dëgjojmë Atë në tempull. Ne gjithashtu e dëgjojmë Atë më qartë teksa e përpunojmë aftësinë tonë për t’i dalluar pëshpëritjet e Frymës së Shenjtë. Dhe, së fundi, ne e dëgjojmë Atë kur u kushtojmë vëmendje fjalëve të profetëve, shikuesve dhe zbuluesve.

Çfarë do të ndodhë teksa ju në mënyrë më të qëllimshme e dëgjoni, ia vini veshin dhe i kushtoni vëmendje asaj që Shpëtimtari ka thënë dhe asaj që Ai po thotë tani nëpërmjet profetëve të Tij? Ju premtoj se do të bekoheni me fuqi shtesë për t’u përballur me tundimet, vështirësitë dhe dobësitë. Unë premtoj mrekulli në marrëdhëniet tuaja familjare dhe në punën tuaj të përditshme. Dhe ju premtoj se aftësia juaj për të ndier gëzim, do të rritet edhe në qoftë se shtohet trazimi në jetën tuaj.