2021
Mbrojtja e Bindjeve të Mia
Janar 2021


“Mbrojtja e Bindjeve të Mia”, Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 27.

Themele të Forta

Mbrojtja e Bindjeve të Mia

miq

Ilustrimi nga Luca Di Bartolomeo

Një natë kisha dalë me një grup miqsh. Po bisedonim dhe ata filluan të bënin thashetheme për miqtë e mi të tjerë që nuk ishin të pranishëm. U ndjeva në siklet për ato që po thoshin. Më pas mora një nxitje nga Shpirti se duhej ta mbroja atë që besoja.

Pa ngurruar më tej, u thashë se nuk ndihesha mirë për ato që po thoshin dhe u kërkova që të mos bënin thashetheme kur unë isha i pranishëm. Ata thanë se është thjesht pjesë e jetës dhe nuk kishte rëndësi. Pa u mërzitur për këtë, e dëgjova këndvështrimin e tyre dhe pastaj u shpjegova atë që besoj. Më pas u ngrita dhe u largova.

Përvoja ime atë natë më bëri të mendoj për atë që kaloi Jozef Smithi. Kur Jozef Smithi i mori fletët prej ari, ai përjetoi shumë përndjekje. Pavarësisht nga përndjekja e madhe që pati, Jozef Smithi prapë u tregua trim dhe nuk u lëkund. Perëndia ishte me Jozef Smithin dhe e ndihmoi atë dhe unë e dija që Perëndia ishte edhe me mua kur qëndrova për atë që ishte e drejtë.

Humba nja dy miq atë natë ngaqë i mbrojta bindjet e mia, dhe u trishtova për këtë. Por ndjeva paqe dhe ngushëllim ngaqë bëra atë që ishte e drejtë. Pak më vonë, një nga miqtë e mi më falënderoi për ato që kisha thënë. Për shkak të kësaj, e rifitova një miqësi që ishte më e fortë se më parë.

Endrju F., Jutë, SHBA