2021
Doktrina e Besëlidhje: Vështrim i Përgjithshëm
Janar 2021


“Doktrina e Besëlidhje: Vështrim i Përgjithshëm”, Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 14–15.

Eja, Më Ndiq

Doktrina e Besëlidhje: Vështrim i Përgjithshëm

Doktrina e Besëlidhje: Vështrim i Përgjithshëm
Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni

Jozefi dhe Sidni, nga Annie Henrie Nader

Çfarë është ajo?

Doktrina e Besëlidhje është një koleksion i zbulesave bashkëkohore nga Perëndia të marra kryesisht nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Shumë nga këto zbulesa u dhanë si përgjigje ndaj pyetjeve që Jozefi dhe anëtarë të tjerë të hershëm të Kishës i bënë Perëndisë.

Pse u bë Doktrina e Besëlidhje?

Gjatë ditëve të hershme të Kishës, kishte vetëm disa kopje të shkruara me dorë të këtyre zbulesave. Në vitin 1831, udhëheqësit e Kishës vendosën t’i shtypnin dhe botonin zbulesat në një Libër Urdhërimesh. Në një konferencë në nëntor 1831, duke diskutuar mbi Librin e Urdhërimeve, Jozefi mori zbulesën që tani është seksioni 1, parathënia e librit Doktrina e Besëlidhje.

Doktrina

Koleksioni i parë i zbulesave u quajt Libri i Urdhërimeve. Koleksionet e mëvonshme u quajtën Doktrina e Besëlidhje ngaqë në to u shtuan një seri leksionesh “mbi doktrinën e kishës”, që shkurt njihej si “doktrina” (tani quhet Lectures on Faith [Leksione mbi Besimin]). Që prej botimit të vitit 1921, Lectures on Faith [Leksione mbi Besimin] nuk u përfshi më, por titulli Doktrina e Besëlidhje mbeti i njëjtë.1

Besëlidhjet

Pjesa tjetër e librit përmbante zbulesa që u morën nga Jozef Smithi. Kjo pjesë njihej si “besëlidhjet dhe urdhërimet e Zotit” ose shkurt “besëlidhjet”. Shenjtorët e hershëm përdorën termat “besëlidhje” ose “urdhërime” për t’iu referuar këtyre zbulesave të marra nëpërmjet Profetit me qëllim që t’i dallonin nga shkrimet e tjera të Jozef Smithit, të tilla si predikimet e frymëzuara dhe përkthimet e Biblës prej tij.2

Pse është Doktrina e Besëlidhje e rëndësishme sot?

Doktrina e Besëlidhje përmban zbulesa nga Jezu Krishti drejtuar popullit të Tij. Ajo na mëson se Perëndia e njeh secilin prej nesh me emër, se Ai i dëgjon lutjet tona dhe u përgjigjet pyetjeve tona dhe se Perëndia flet ende sot. Ajo gjithashtu na mëson doktrinë me vlerë rreth planit të shpëtimit dhe na jep pikëpamje shtesë mbi Shlyerjen e Jezu Krishtit. Ajo na siguron ngushëllim duke ilustruar se si Perëndia na do dhe ende na bën thirrje të vijmë tek Ai edhe kur bëjmë gabime.

Shënime

  1. Shih Church History Topics, “Lectures on Theology (‘Lectures on Faith’)”, ChurchofJesusChrist.org.

  2. Shih Church History Topics, “Doctrine and Covenants” dhe “Revelations of Joseph Smith”, ChurchofJesusChrist.org.