2021
Një Mesazh nga Presidenca e Parë
Janar 2021


“Një Mesazh nga Presidenca e Parë”, Për Forcën e Rinisë, janar 2021, f. 2.

Një Mesazh nga Presidenca e Parë

Të dashur vëllezër dhe motra tona të reja në moshë,

Jemi mirënjohës t’ju paraqitim këtë revistë të re për rininë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme: Për Forcën e Rinisë. Jemi plot falëndeim për të gjithë mirësinë dhe forcën tuaj si rini e Kishës sot. Ju jeni me të vërtetë shpresa e Izraelit. Është dëshira jonë e sinqertë që ky botim i ri do t’ju ndihmojë të qëndroni të fortë dhe pranë Atit tuaj Qiellor dhe Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.

Zoti ka një punë të madhe për ju dhe brezin tuaj. Për t’ju ndihmuar, kjo revistë do të sigurojë mësime të përshtatshme për kohën, të profetëve dhe të apostujve të sotëm, të cilët ju duan. Ndërsa i studioni shkrimet e shenjta duke përdorur burimet e Kishës për materialin Eja, Më Ndiq për ta jetuar dhe mësuar ungjillin e Jezu Krishtit, ju gjithashtu mund të kërkoni te kjo revistë njohuri, pikëpamje dhe frymëzim shtesë.

Për herë të parë, ky botim më vete posaçërisht për rininë, është në dispozicion në vende dhe gjuhë të ndryshme. Shpresojmë se kjo do të sjellë një shpirt përkatësie dhe uniteti në mbarë botën dhe se ju do të merrni forcë nga dëshmitë dhe përvojat e treguara nga të rinj e të reja të tjera kudo në botë.

Titulli i kësaj reviste reflekton mirëbesimin tonë në forcën tuaj si rini e Kishës. Dëshmojmë se gëzimi i vërtetë vjen nëpërmjet besimit tonë në Jezu Krishtin, ungjillin e Tij dhe Kishën e Tij të rivendosur.

Sinqerisht,

Presidenca e Parë