Seminari
Fjalët e Mormonit: “Për një Synim të Urtë”


“Fjalët e Mormonit: ‘Për një Synim të Urtë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Fjalët e Mormonit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Fjalët e Mormonit

“Për një Synim të Urtë”

burrë duke shkruar në fletë të arta

A je bekuar ndonjëherë nga përgatitja paraprake e dikujt? Si ndikoi përgatitja e tij ose e saj te përvoja vetjake? Mormoni i zbuloi fletët e vogla të Nefit pasi e kishte bërë tashmë një përmbledhje të një pjese të analeve nefite. I udhërrëfyer nga Shpirti i Zotit, Mormoni përfshiu fletët e vogla “për një synim të urtë”, në përputhje me vullnetin e Zotit (shih tek Fjalët e Mormonit 1:3–7). Ky mësim mund të të ndihmojë të ndihesh i sigurt se Zoti i di të gjitha gjërat dhe se puna e Tij do të përmbushet.

Bindjet rreth Perëndisë

Duke përdorur një shkallë nga 0–5 (0 = Nuk besoj, 5 = Besoj fort), gjej një çast për ta vlerësuar sinqerisht nivelin e besimit tënd për secilin nga pohimet vijuese:

  • Unë besoj te Perëndia.

  • Unë besoj se Ai i di të gjitha gjërat dhe ka të gjithë fuqinë.

  • Unë besoj se Ai përgatit një mënyrë që unë të kem sukses në jetën time.

  • Unë ndiej se mund të mirëbesoj te këshilla dhe nxitjet që Ai më jep nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Mund të jetë e dobishme të përsiatësh pse beson në mënyrën që beson.

Ndërsa studion sot, kërko të vërteta që mund ta rritin ose të të sigurojnë për bindjen dhe besimin tënd te Perëndia, te fuqia e Tij dhe te mënyra se si Ai e përmbush punën e Tij.

Përmbledhja e fletëve nga Mormoni

Mormoni duke shkruar në fletët e arta

Imagjino se si mund të ketë qenë të ishe profeti Mormon, i cili jetoi pothuajse 1 000 vjet pasi familja e Lehit u largua nga Jerusalemi. Ai ishte njëri nga mbajtësit e fundit të analeve nefite dhe punoi për ta shkurtuar një mijëvjeçar të historisë së nefitëve në një grup të vetëm fletësh. Si do të vendosje se cilat ngjarje të përfshije dhe cilat t’i lije pa përfshirë?

Kur puna e tij për përmbledhjen e fletëve nefite arriti kohën e mbretit Beniamin, Mormoni bëri një zbulim të rëndësishëm. Ai vendosi një shpjegim të shkurtër të përvojës së tij në librin e titulluar Fjalët e Mormonit.

Lexoji vargjet te Fjalët e Mormonit 1:3–6, duke kërkuar atë që gjeti Mormoni dhe atë që bëri për shkak të kësaj.

Mund të jetë e dobishme të dimë se fraza “këto fletë” (Fjalët e Mormonit 1:3–4) u referohet fletëve të vogla që Nefi u urdhërua të bënte (shih te 1 Nefi 9:2–4). Fletët e vogla ritregonin shumë nga e njëjta periudhë kohore si fletët e mëdha të Nefit që Mormoni kishte përmbledhur tashmë, por ato përqendroheshin më shumë te çështjet shpirtërore që ndodhën. Nëse dëshiron të kuptosh më shumë rreth këtyre analeve, merr parasysh të lexosh pjesën “Një Shpjegim i Shkurtër mbi Librin e Mormonit” që gjendet në fillim të Librit të Mormonit.

Edhe Mormoni, edhe Nefi morën nxitje specifike nga Zoti në lidhje me fletët e vogla. Lexo te 1 Nefi 9:5–6 dhe Fjalët e Mormonit 1:7–8, duke kërkuar ngjashmëri midis atyre që përjetuan këta dy profetë.

  • Çfarë fjalësh ose frazash të bënë më shumë përshtypje?

  • Çfarë na tregojnë këto vargje rreth Nefit dhe Mormonit?

  • Çfarë të vërtetash mund të na mësojnë fjalët e tyre rreth Zotit?

Mes të vërtetave të tjera, mund të kesh vënë re se Zoti i di të gjitha gjërat, ka të gjithë fuqinë dhe përgatit një udhë për tʼi përmbushur punët e Tij.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për dy prej pyetjeve vijuese:

    • Pse është e rëndësishme që ti të dish se Zoti i di të gjitha gjërat dhe ka të gjithë fuqinë?

    • Si mund të të ndihmojë kjo njohuri në jetën tënde?

    • Si mund të ndikojë kuptueshmëria për këto të vërteta te gatishmëria jote për tʼi ndjekur nxitjet e Zotit?

Zoti përgatiti udhën

Prova të njohurisë paraprake dhe fuqisë së Zotit mund të shihen te fakti që e Ai urdhëroi Nefin të përgatiste fletët e vogla dhe e nxiti Mormonin tʼi përfshinte ato anale në përmbledhjen e tij.

Qindra vjet më vonë, kur Jozef Smithi po përkthente fletët e Librit të Mormonit, ai e filloi me përmbledhjen e fletëve të mëdha të Nefit nga Mormoni. Martin Harrisi, i cili po ndihmonte si shkrues i Jozefit, kërkoi në mënyrë të përsëritur tʼia tregonte faqet e përkthyera bashkëshortes dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ndonëse Zoti e kishte hedhur poshtë kërkesën e Martinit, Jozefi vazhdoi të kërkonte leje nga Zoti. Në fund, me udhëzime dhe paralajmërime të prera, Martinit iu lejua tʼi merrte 116 faqet e dorëshkrimit në shtëpinë e tij në Palmira të Nju-Jorkut. Ai u zotua që tʼia kthente dorëshkrimin Jozefit në Harmoni të Pensilvanisë, pas dy javësh.

ChurchofJesusChrist.org Ose mund tʼi lexosh pikat vijuese që përshkruajnë atë që përjetoi Jozefi dhe Martini. (Shih edhe Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme, vëll. 1, Standardi i së Vërtetës, 1815–1846 [2018], f. 51–53.)

13:34
  1. Bashkëshortja e Jozefit, Ema, solli në jetë djalin e tyre të parë, i cili vdiq vetëm pas pak orësh. Jozefi shpenzoi dy javë duke u kujdesur për Emën, më pas udhëtoi drejt Palmirës kur Martini nuk u kthye në Harmoni.

  2. Martini rrëfeu se e kishte humbur dorëshkrimin e Librit të Mormonit. Jozefi u qortua nga Zoti dhe nuk iu lejua ta vazhdonte përkthimin.

  3. Pasi Jozefi përfundoi një periudhë të sinqertë pendimi dhe u përgjërua për falje, Zoti e lejoi Jozefin të vazhdonte tʼi përkthente fletët. Megjithatë, ai u udhëzua të mos e ripërkthente pjesën që kishte humbur.

  4. Zoti zbuloi se, nën ndikimin e Satanit, individë të ligj e kishin vjedhur dorëshkrimin. Ata kishin për qëllim tʼi ndryshonin fjalët dhe ta bënin të dukej sikur Jozefi thjesht shtirej se përkthente, duke e shkatërruar kështu punën e Zotit (shih te Doktrina e Besëlidhje 10:10–19, 29–33).

  5. Zoti e urdhëroi Jozefin ta përkthente analin e Nefit në fletët e vogla, të cilat Mormoni i kishte përfshirë në përmbledhjen e tij dhe ritregonte shumë nga e njëjta periudhë kohore dhe ngjarjet e pjesës së humbur. Zoti dëshmoi: “Urtësia ime është më e madhe se djallëzia e djallit” (Doktrina e Besëlidhje 10:43).

  1. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese:

    • Në çfarë mënyrash e demonstron ky shembull nga historia e Kishës njohurinë dhe fuqinë e Zotit?

    • Si mund të të sigurojë ky incident që Zoti mund ta përgatitë udhën në jetën tënde?

    • Kur të ka ndihmuar ty ose dikë që e njeh përgjigjja ndaj një nxitjeje shpirtërore për të përmbushur punën e Zotit?

    • Si mund të ndikojnë të vërtetat që mësove sot te marrëdhënia jote me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Ndjekja e nxitjeve

Të gjitha shkrimet që ke studiuar deri më tani këtë vit në Librin e Mormonit (1 NefiOmni) janë në dispozicionin tënd për shkak se Mormoni besoi se Zoti i dinte të gjitha gjërat dhe ndoqi mbresat shpirtërore për tʼi përfshirë fletët e vogla.

Ashtu si Nefi, mund të duash të krijosh një pjesë me “fletë të vogla” në ditarin tënd të studimit për të shënuar përvoja që janë të shenjta për jty. Nëse dëshiron, mund të përsiatësh dhe shënosh atë që di dhe beson rreth Perëndisë dhe mënyrën se si Ai mund të të ndihmojë të veprosh me besim për ta përmbushur punën e Tij.