“Mosia 1: ‘Po të Mos Ishte për Këto Fletë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mosia 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Mosia 1
“Po të Mos Ishte për Këto Fletë”
Çfarë ndikimi mund të kenë shkrimet e shenjta në ruajtjen e besimit te Jezu Krishti gjatë gjithë jetës sate? Mbreti Beniamin u mësoi bijve të tij rolin e rëndësishëm të shkrimeve të shenjta në besimin e tyre. Ky mësim mund të të ndihmojë që të të shtohet dëshira për t’i studiuar shkrimet e shenjta.
Çfarë është thelbësore për besimin tonë te Jezu Krishti?
-
Si do të ishte jeta jonë pa Librin e Mormonit ose shkrimet e tjera të shenjta?
ChurchofJesusChrist.org
Përsiat për pyetjet vijuese ose shkruaji përgjigjet e tua në ditarin tënd të studimit:
-
Si ndihesh rreth shkrimeve të shenjta? Pse?
-
Po të vazhdoje me zakonet e tua të tanishme të studimit të shkrimeve të shenjta për disa vite të ardhshme, si mendon se do të ndikonte kjo tek ti?
-
Nëse aktualisht nuk ke një zakon të studimit të shkrimeve të shenjta, çfarë do të të nevojitej për ta kuptuar ose ndier që të fillosh t’i studiosh ato?
Vazhdo të mendosh rreth këtyre pyetjeve ndërsa e studion këtë mësim. Do të lexosh këshilla nga mbreti Beniamin për bijtë e tij rreth shkrimeve të shenjta. Kërko të mësosh nëpërmjet Frymës së Shenjtë se si mund ta bekojnë shkrimet e shenjta jetën tënde.
Këshilla nga mbreti Beniamin
Babai i mbretit Beniamin, Mosia, u paralajmërua nga Zoti që populli tij duhej të largohej nga atdheu i vet. Kur ata u bindën, zbuluan popullin e Zarahemlës (shih tek Omni 1:12–19). Këto dy grupe njerëzish u mblodhën së bashku me Mosian, i cili ishte mbreti i caktuar dhe praktikisht Beniamini u bë mbret pas babait të tij. Mund të jetë e dobishme të dish më tepër rreth mbretit Beniamin përpara se ta studiosh atë që ai u mësoi bijve të tij.
Lexo te Fjalët e Mormonit 1:12–18 dhe te Mosia 1:1, duke kërkuar vështirësitë me të cilat u përball mbreti Beniamin dhe mënyrat se si ai ju lë mbresa.
-
Çfarë gjete?
-
Pse mund të dëshirosh t’i dëgjosh këshillat nga mbreti Beniamin?
Lexo te Mosia 1:2–7, duke kërkuar atë që mbreti Beniamin u mësoi bijve të tij rreth shkrimeve të shenjta. Mund të jetë e dobishme të dish që “misteret e Perëndisë janë të vërteta shpirtërore të njohura vetëm nëpërmjet zbulesës” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mistere të Perëndisë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). ChurchofJesusChrist.org
Këto janë disa nga parimet që mund të mësojmë nga mbreti Beniamin:
-
Nëse nuk i studiojmë shkrimet e shenjta në mënyrë të qëndrueshme dhe me zell, ne mund ta humbasin gradualisht besimin tonë.
-
Ne do të përfitojmë nga kërkimi me zell i shkrimeve të shenjta.
-
Pse mendon se mund ta humbasim gradualisht besimin tonë nëse nuk i studiojmë shkrimet e shenjta?
Zoti ka premtuar të na bekojë në mënyra të shumta ndërsa i lexojmë shkrimet e shenjta. Studioji disa nga fragmentet vijuese dhe gjej disa nga këto bekime:
Shkrimet e shenjta dhe besimi ynë
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Qëllimi kryesor i gjithë shkrimit të shenjtë është që të mbushë shpirtin tonë me besim te Perëndia At[i] dhe te Biri i Tij, Jezu Krishti – besim që Ata ekzistojnë; besim te plani i Atit për pavdekësinë dhe jetën tonë të përjetshme; besim te Shlyerja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit, që i jep jetë këtij plani të lumturisë; besim që ta bëjmë ungjillin e Jezu Krishtit mënyrë jetese; dhe besimin që të arrijmë të njohim ‘të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që [Ai ka] dërguar’ (Gjoni 17:3)”. (D. Tod Kristoferson, “Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, maj 2010, f. 34)
Studimi yt i përditshëm vetjak i shkrimeve të shenjta
Përsiat për studimin tënd të shkrimeve të shenjta. Në çfarë mënyrash po rritet besimi yt tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ndërsa e studion me zell fjalën e Perëndisë? A ka ndonjë gjë që ndien se Zoti do të donte të bëje për ta përmirësuar studimin tënd? Merre parasysh ta shkruash çdo synim që mund të kesh në ditarin tënd të studimit.