Seminari
Mosia 3:19: Zhveshja e Njeriut të Natyrshëm


“Mosia 3:19: Zhveshja e Njeriut të Natyrshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 3:19”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 3:19

Zhveshja e Njeriut të Natyrshëm

fëmijë duke buzëqeshur

A ndihesh ndonjëherë i acaruar nga gabimet e tua ose nga pamundësia për t’i zbatuar të gjitha urdhërimet e Perëndisë? Mbreti Beniamin iu referua natyrës sonë të papërsosur si “njeriu i natyrshëm”. Ai dha mësim se ne mund ta mposhtim këtë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të kërkosh ndihmën e Shpëtimtarit për ta mposhtur natyrën tënde të rënë.

Natyra jonë e rënë

ujk duke ulëritur

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tregoi historinë vijuese:

“Një çeroki i urtë, një nga fiset autoktone në Shtetet e Bashkuara, i tregoi nipit të tij një shëmbëlltyrë për jetën. ‘Brenda meje ka një luftë të tmerrshme midis dy ujqërve’, tha gjyshi. ‘Njëri është i lig: i mbushur me zemërim dhe smirë, me vetëmëshirim dhe brengë, me lakmi dhe me gënjeshtra. Tjetri është i mirë: i mbushur me dashamirësi dhe dhembshuri, përulësi dhe të vërtetë, dashuri dhe gëzim. Ajo luftë po ndodh brenda secilit prej nesh.’ ‘Cili ujk do të fitojë?’ pyeti nipi.” (Dallin H. Ouks, “Zgjedhjet”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2021, f. 13; histori e përshtatur nga Shayne M. Bowen, “Agency and Accountability”, New Era, shtator 2012, f. 8)

  • Po të ishe gjyshi, si mund t’i përgjigjeshe pyetjes së nipit tënd?

  • Në ç’mënyrë e ke vënë re këtë luftë mes “dy ujqërve” te vetja jote?

Te historia që tregoi Presidenti Ouks, përgjigjja e gjyshit për pyetjen e nipit të tij se cili nga ujqërit do të fitonte, ishte: “Ai që ti ushqen”.

Si pjesë të fjalimit të tij të fundit drejtuar nefitëve, mbreti Beniamin dha mësim të vërteta që një engjëll ia zbuloi atij rreth natyrës sonë të rënë dhe mënyrës se si ajo ndikon te marrëdhënia jonë me Perëndinë.

Lexo te Mosia 3:19, duke kërkuar se si e përshkroi mbreti Beniamin dikë që ka karakteristika si ato të ilustruara nga ujku i parë në histori.

ikonë, shëno Mosia 3:19 është një fragment i zotërimit doktrinor.  Merre parasysh t’i shenjosh dallueshëm fragmentet e zotërimit doktrinor që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të kesh mundësi në mësimin e ardhshëm që ta ushtrosh zbatimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment, për një pyetje ose situatë.

  • Çfarë zbulove?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

“Në njëfarë shkalle, njeriu i natyrshëm, i përshkruar nga Mbreti Beniamin, është gjallë dhe mirë brenda çdonjërit prej nesh. Burri apo gruaja e natyrshme është i/e papenduar, është prej mishi dhe epshor/e, është tolerues/e dhe i/e ekzagjeruar, dhe është krenar/e dhe egoist/e.” (Dejvid A. Bednar, “Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë”, Liahona, maj 2013, f. 42)

  • Si mendon, pse njeriu i natyrshëm është një armik ndaj Perëndisë?

  • Çfarë mund të thotë ta “ushqejmë” burrin ose gruan e natyrshme brenda të gjithëve ne?

Mendo për disa nga mënyrat se si i vë re qëndrimet ose sjelljet e burrit ose gruas së natyrshme në jetën tënde. Ndërsa vazhdon të studiosh, kërko mësimet që mund të të ndihmojnë në përpjekjet e tua për t’i mposhtur këto qëndrime dhe sjellje.

Mposhtja e njeriut të natyrshëm

Lexo përsëri te Mosia 3:19, këtë herë duke kërkuar atë që dha mësim mbreti Beniamin rreth mënyrës se si mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm.

  • Çfarë mësove nga ky varg që mund të të ndihmojë ta mposhtësh njeriun e natyrshëm?

Nga Mosia 3:19, mësojmë se nëse u jepemi shtysave të Shpirtit të Shenjtë, ne mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm dhe të bëhemi shenjtorë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

ikonë, shëno
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Si mendon se mund të na ndihmojë Jezu Krishti ta zhveshim njeriun e natyrshëm dhe të bëhemi një shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së Tij?

    • Çfarë mendon se do të thotë t’u jepemi shtysave të Shpirtit të Shenjtë? Si mendon se bërja e kësaj mund të të ndihmojë ta mposhtësh njeriun e natyrshëm?

Përdorimi i referencave‑kryq për ta thelluar kuptueshmërinë tënde

Përdorimi i referencave‑kryq është një aftësi e studimit të shkrimeve të shenjta që mund të ndihmojë të thellohet kuptueshmëria jote për një fragment të shkrimit të shenjtë. Ushtroje këtë aftësi duke gjetur referenca‑kryq që e thellojnë kuptueshmërinë tënde për mësimet te Mosia 3:19.

Merre parasysh të gjesh referenca-kryq duke kërkuar fjalët “njeri i natyrshëm” ose fjalë të tjera kyç nga Mosia 3:19 në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Mund të shohësh edhe disa nga referencat e shkrimeve të shenjta dhe temat e renditura te poshtëshënimet për vargun te Mosia 3:19.

Një mundësi tjetër është të studiosh disa ose të gjitha fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta:

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Cilat ishin të paktën dy referenca-kryq që përdore për këtë veprimtari?

    • Si e zgjeruan këto referenca‑kryq kuptueshmërinë ose vlerësimin tënd për mësimet te Mosia 3:19?

    • Çfarë mësove rreth mënyrës se si Shpëtimtari mund të na ndihmojë ta mposhtim njeriun e natyrshëm dhe të bëhemi një shenjtor?

Zbatimi i kësaj në jetën tënde

  1. Plotëso sa vijon:

    Tani që ke mësuar më shumë rreth asaj se çdo të thotë të zhveshësh njeriun e natyrshëm dhe të bëhesh një shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit, mendo rreth mënyrës se si mund t’i zbatosh këto mësime në jetën tënde. Çfarë është një gjë që ndihesh i/e frymëzuar ta bësh ose të ndalosh së bëri? Shënoji mendimet dhe mbresat e tua në ditarin tënd të studimit.