Seminari
Zotërimi Doktrinor: Mosia 3:19 – “Zhv[ishe] Njeriun e Natyrshëm dhe … Bëh[u] një Shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së [Jezu] Krishtit.”


“Zotërimi Doktrinor: Mosia 3:19 – ‘Zhv[ishe] Njeriun e Natyrshëm dhe … Bëh[u] një Shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së [Jezu] Krishtit’”, Manual i Mësuesit për librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Mosia 3:19”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Mosia 3:19

“Zhv[ishe] Njeriun e Natyrshëm dhe … Bëh[u] një Shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së [Jezu] Krishtit.”

të reja duke përqafuar njëra-tjetrën

Gjatë studimit tënd të vargut te Mosia 3:19, mësove se si ta mposhtësh njeriun e natyrshëm nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 3:19. Ai mund të të ndihmojë gjithashtu që të shpjegosh doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Gjatë mësimit të mëparshëm, ti mësove të vërtetën vijuese nga Mosia 3:19: Nëse u jepemi shtysave të Shpirtit të Shenjtë, ne mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm dhe të bëhemi shenjtorë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 3:19 është “Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së [Jezu] Krishtit”.

Vizato një trekëndësh si ai që vijon, në ditarin tënd të studimit. Ndaji në katër pjesë referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Mosia 3:19. Shkruaji katër pjesët në trekëndëshin tënd. Për shembull, mund të shkruash “Mosia 3:19” në pjesën e sipërme të vizatimit tënd, “Zhvi[she] njeriun e natyrshëm” në pjesën e dytë dhe kështu me radhë. Ushtrohu që ta mësosh përmendsh të gjithë frazën duke lëvizur nga lart deri poshtë vizatimit tënd derisa të ndihesh i sigurt që ta thuash përmendsh pa e parë.

figura e thjeshtë bardh e zi e një trekëndëshi me katër pjesë
ikonë, shëno
  1. Plotëso sa vijon:

    Imagjino sikur po i jep mësim rreth vargut te Mosia 3:19 një klase filloreje në lagjen ose degën tënde. Si mund t’ia shpjegosh mesazhin e këtij fragmenti të zotërimit doktrinor një grupi fëmijësh të vegjël? Shkruaj një paragraf të shkurtër me vetë fjalët e tua që e shpjegon doktrinën e vargut te Mosia 3:19.

Ushtroje vënien në zbatim

Rishikoji shkurtimisht parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore te paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018). Zgjidh të paktën një nga tri parimet dhe vizato një simbol apo figurë të thjeshtë që ti e ndien se e përfaqëson atë.

Turi ka pasur vështirësi me kontrollin e temperamentit të tij prej shumë vjetësh. Ai shpesh nevrikoset me motrat e vëllezërit dhe prindërit e tij dhe e ngre zërin. Ai gjithashtu e ka të vështirë të shkojë mirë me të tjerët në shkollë. Një ditë, ndërsa flet me prindërit e tij për temperamentin e tij gjaknxehtë, ai bërtet: “Do të doja të isha një person më i duruar, por nuk mendoj se mund të jem. Kështu jam gatuar unë!”

  1. Përgjigju për pyetjen në vijim në një paragraf me të paktën pesë fjali.

    • Si do t’i përdorje mësimet te Mosia 3:19 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të ndihmuar në këtë situatë?

Merr parasysh sa vijon nëse ke nevojë për pak udhërrëfim për ta kuptuar se si t’i përgjigjesh pyetjes së mëparshme.

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mendon se mund të ndihmojnë për këtë situatë mësimet te Mosia 3:19?

  • Cilat janë disa shkrime të shenjta ose thënie të tjera nga udhëheqësit e Kishës që mendon se mund të jenë të dobishme?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Cilat janë disa mënyra se si mund ta shihje këtë shqetësim me një këndvështrim të përjetshëm?

  • Si mund të jetë e dobishme mbajtja mend e qëllimeve pse Zoti na lejon të jetojmë në një botë të rënë?

  • Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij që mund të sjellë një ndryshim në këtë situatë?

Vepro me besim

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të veprojë me besim dikush në këtë situatë?