“Alma 15: Fuqia Shëruese e Jezu Krishtit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Alma 15”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Alma 15
Fuqia Shëruese e Jezu Krishtit
Ofrimi i ndihmës ndaj atyre që vuanin, ishte përqendrimi i shërbesës në vdekshmëri të Jezu Krishtit. Alma dhe Amuleku patën të njëjtin përqendrim pasi u çliruan mrekullisht nga burgu nga dora e Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë të kesh qasje te fuqia shëruese në dispozicion nëpërmjet Jezu Krishtit.
Sëmundja fizike dhe shpirtërore
Shqyrtoje listën vijuese të gjendjeve mjekësore. Mendo për simptomat e tyre si edhe për ndonjë trajtim të përdorur për t’i shëruar ose kuruar ato.
-
Sëmundje zemre
-
Kancer
-
Thyerje kockash
-
Çfarë do të ndodhte nëse dikush do të trajtonte vetëm simptomat e këtyre gjendjeve pa kërkuar t’i kuptojë problemet themelore?
Ashtu si sëmundjet fizike, edhe mëkati – ose sëmundja shpirtërore – ka simptoma. Mendo se cilat mund të jenë disa nga simptomat e mëkatit dhe gjej një çast për të menduar rreth gjendjes së shëndetit tënd shpirtëror. Pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë ta bësh këtë.
-
Si mund të ndikojë mëkati në ndjenjat tona për veten tonë dhe në marrëdhënien tonë me të tjerët?
Ndërsa studion, dëgjo për Frymën e Shenjtë që të mëson se si mund të kesh qasje më mirë te fuqia shëruese e Jezu Krishtit për ta përmirësuar mirëqenien tënde shpirtërore.
Gjendja e Zizromit
Pasi u çliruan mrekullisht nga burgu në Amoniha nga dora e Perëndisë, Alma dhe Amuleku udhëtuan drejt Sidomit (shih tek Alma 15:1–2). Ndërkohë që ishin në Sidom, ata u dhanë shërbesë atyre që ishin dëbuar nga Amoniha ngaqë e besuan mesazhin e tyre për Jezu Krishtin. Një person të cilit i dhanë shërbesë ishte Zizromi.
Lexo shkrimet e shenjta të renditura nën “Simptomat”. Nën to, rendit çdo fjalë ose frazë që e përshkruan gjendjen e Zizromit.
-
Si mund ta përshkruaje gjendjen e Zizromit, duke përfshirë mirëqenien e tij shpirtërore?
-
Çfarë mban mend rreth Zizromit që do ta bënte atë të ndihej në këtë mënyrë?
Sëmundja fizike nuk është gjithmonë e lidhur me mëkatin (shih te Gjoni 9:2–3). Vër re ndjenjat e fajit të Zizromit tek Alma 14:6. Ndërkohë që përjetimi i ndjenjës së fajit nuk është i pëlqyeshëm, ai i shërben një qëllimi. Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi qëllimin që mund të kenë këto ndjenja. Lexo tekstin më poshtë.
“Të gjithë ne e kemi përjetuar dhembjen që shoqëron një dëmtim apo plagë trupore. Kur kemi dhembje, ne zakonisht kërkojmë lehtësim dhe jemi mirënjohës për ilaçet dhe mjekimet që ndihmojnë për të na e lehtësuar vuajtjen. Konsiderojeni mëkatin si plagë shpirtërore që shkakton ndjenjë faji ose, siç ia përshkroi Alma të birit, Koriantonit, ‘brejtje të ndërgjegjes’ (Alma 42:18). Ndjenja e fajit është për shpirtin tonë ashtu siç është dhembja për trupin tonë – një paralajmërim për rrezikun dhe një mbrojtje nga dëmi shtesë.” (Dejvid A. Bednar, “Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë”, Liahona, maj 2013, f. 44)
-
Sipas Plakut Bednar, cili është një nga qëllimet e ndjenjës së fajit?
-
Si mund ta ndryshojë kjo pikëpamjen ose këndvështrimin tonë të ndjenjës së fajit pas bërjes së një gabimi?
-
Në ç’mënyra mendon se simptomat e Zizromit ishin si “një paralajmërim për rrezikun dhe një mbrojtje nga dëmi shtesë”?
Shërimi nëpërmjet fuqisë së Jezu Krishtit
Lexo me kujdes rreth shërimit të Zizromit tek Alma 15:4–12. Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik [“20 – Alma dhe Amuleku Çlirohen nëpërmjet Fuqisë së Perëndisë” pjesën “Zizromi Shërohet dhe Pagëzohet” nga kodi kohor 20:37 deri në fund, në dispozicion në https://www.youtube.com/@kishaejezukrishtiteshenjto9199/videos]. Ndërsa lexon, kushtoju vëmendje hollësive që kontribuan në shërimin e Zizromit. Merre parasysh t’i shkruash shënimet e këtyre hollësive nën pjesën “Receta” të shënimit të mjekut.
-
Cilat parime ose të vërteta mund të mësojmë nga shërimi i Zizromit?
Një parim që mësojmë nga këto vargje është se ndërsa ushtrojmë besim te Jezu Krishti, ne mund të shërohemi.
-
Çfarë provash pe në këto vargje për Zizromin që ushtron besim te Jezu Krishti si përpara, edhe pasi u shërua?
-
Si mund ta ushtrojmë besimin te Jezu Krishti në të njëjtën mënyrë?
Plaku Dejvid A. Bednar shpjegoi se si ne mund ta ushtrojmë besimin. Lexo tekstin më poshtë.
“Shpëtimtari shpesh quhet Mjeku i Madh dhe ky titull ka kuptim si simbolik, ashtu edhe të drejtpërdrejtë. … Nga Shlyerja e Shpëtimtarit rrjedh balsami qetësues që mund të na i shërojë plagët tona shpirtërore dhe ta largojë ndjenjën e fajit. Sidoqoftë, ky balsam mund të zbatohet vetëm përmes parimeve të besimit [te] Zoti Jezu Krisht, të pendimit dhe bindjes së qëndrueshme. Rezultatet e pendimit të sinqertë janë paqja e ndërgjegjes, ngushëllimi dhe shërimi e përtëritja shpirtërore.” (Dejvid A. Bednar, “Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë”, Liahona, maj 2013, f. 44)
-
Cilat janë disa mënyra se si ne mund të kemi qasje te fuqitë shëruese të Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit?
-
Si mendon, përse “Mjeku i Madh” është një titull i përshtatshëm për Shpëtimtarin? Pse mendon se Ai është në gjendje të na shërojë?
-
Kur e ke përjetuar (ose kur e ka përjetuar dikush që ti njeh) shërimin e Shpëtimtarit?