Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5: Mosia 18–Alma 16


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5: Mosia 18–Alma 16”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5

Mosia 18Alma 16

të rinj e të reja duke ecur në natyrë

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar deri tani gjatë studimit tënd të Librit të Mormonit.

Duke parë pas, duke ecur përpara

të rinj duke ecur në natyrë

Mendo për një kohë kur ti shkove për ecje në natyrë, shëtitje me biçikletë ose në një udhëtim të një farë largësie. Ndërsa shikon përpara dhe fillon të udhëtosh, mund të të duket sikur po përparon shumë pak. Çfarë ndodh kur ti gjen një çast për të parë pas se ku ke qenë? Me siguri do të vësh re se ke udhëtuar më larg nga sa mendoje.

  • Cili është përfitimi i të diturit se ku ke qenë dhe ku po shkon?

Jeta jonë mund të krahasohet me një udhëtim. Të reflektosh se ku je dhe ku po shkon në një udhëtim mund të jetë si të reflektosh në mënyrë periodike për synimet që ke për zhvillimin tënd vetjak.

  • Si ke përfituar nga gjetja e kohës për t’i vlerësuar synimet dhe përparimin tënd?

Ky mësim do të të ndihmojë ta vlerësosh përparimin që ke bërë në udhëtimin tënd si një dishepull i Jezu Krishtit. Kërkoje frymëzimin e Frymës së Shenjtë ndërsa reflekton për përparimin tënd.

Të bëhesh një dishepull/e i/e Jezu Krishtit

figurë njeriu në shteg
ikonë, shëno
  1. Plotësoje veprimtarinë e mëposhtme në ditarin tënd të studimit:

    Vizato një shteg që përfaqëson shtegun e besëlidhjeve dhe udhëtimin tënd si një dishepull i Jezu Krishtit. Përfshi mbretërinë çelestiale në fund të shtegut. Vizatoje veten në mes të shtegut.

    Përsërite atë që ke studiuar në Librin e Mormonit dhe shënimet në ditarin tënd të studimit për të të ndihmuar ta kujtosh atë që ke mësuar. Prapa vizatimit të vetes, shkruaje atë që ke mësuar gjatë studimit tënd të gjysmës së parë të Librit të Mormonit që të ka ndihmuar të jesh një dishepull i Jezu Krishtit. Ti mund të përfshish njohurinë që ke fituar, qëndrimet ose dëshirat që po zhvillon apo veprimet që ke ndërmarrë.

    Referoju përsëri figurës në ditarin tënd të studimit. Në shtegun përpara figurës që të përfaqëson ty, shkruaj veprimet që dëshiron t’i ndërmarrësh ose të vazhdosh t’i ndërmarrësh ndërsa përpiqesh fort të bëhesh si Jezu Krishti.

    • Çfarë tjetër shpreson të mësosh ndërsa e studion gjysmën tjetër të Librit të Mormonit?

    • Çfarë shpreson se do të dish, ndiesh ose bësh në fund të këtij viti si rezultat i studimit tënd të gjysmës së dytë të Librit të Mormonit?

Ti mund të duash ta paraqitësh vizatimin tënd aty ku mund të të kujtojë të vazhdosh të përpiqesh fort ta ndjekësh Jezu Krishtin.

Përjetimi i një ndryshimi të zemrës

Kohët e fundit ti ke lexuar për shumë individë që përjetuan një ndryshim të zemrës. Për disa, si Alma i Riu dhe bijtë e Mosias, ndryshimi ishte i menjëhershëm dhe rrënjësor. Për të tjerët, si Amuleku dhe populli i Limhit, ndryshimi i zemrës së tyre ndodhi me kalimin e kohës.

Alma e pyeti popullin e Zarahemlës: “A e keni provuar këtë ndryshim të madh në zemrat tuaja?” (Alma 5:14.) Dhe nëse po, “a ndiheni kështu tani?” (Alma 5:26.) Përsiat për përparimin e ndryshimit të zemrës tënde. A është ndonjëherë e vështirë ta dallosh se si Zoti po të ndihmon të ndryshosh? Në ç’mënyra e pe veten tënde në disa nga rrëfimet që studiove?

Lexo tek Alma 5:14–19, 26–29 dhe përsiat me lutje për pyetjet e Almës.

Ti mund t’i kesh mbajtur shënim përgjigjet e tua për pyetjet e Almës në ditarin tënd të studimit kur i studiove për herë të parë ato vargje. Krahasoje atë që shkrove asokohe me mënyrën se si do t’u përgjigjeshe pyetjeve tani. Çfarë vë re? Çfarë mendon se Ati yt në Qiell do të donte që të dalloje, ndieje ose bëje pasi i krahasove përgjigjet e tua?

Merre parasysh t’i mbash shënim përgjigjet ose ndjenjat e tua të reja për përparimin tënd.

Shpjegimi i doktrinës së Shlyerjes së Jezu Krishtit

  1. Plotësoje veprimtarinë vijuese:

    Shkruaj një skenar ose situatë në të cilën njohuria rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit do ta ndihmonte dikë. Për shembull, një e re pyet veten nëse ajo mund të marrë falje, ose një i ri ndihet vetëm në sprovat e tij. Ose, në vend të një situate, mund të shkruash një pyetje që ti ose dikush tjetër mund të kesh rreth Shlyerjes së Shpëtimtarit.

    Mendo për atë që ke mësuar rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit nëpërmjet studimit të Librit të Mormonit. Shikoji shkrimet e shenjta që ke shenjuar ose shënimet në ditarin tënd të studimit. Ti mund të kesh shenjuar disa shkrime të shenjta ose mund të kesh bërë shënime nga studimi yt i vargjeve te Mosia 26 ose Alma 7 (shih edhe te 2 Nefi 9; Mosia 14–16).

    Shkruaje atë që do të thoshe në përgjigje të situatës ose pyetjes. Shpjego se si kuptueshmëria e doktrinës së Shlyerjes së Jezu Krishtit mund të ndihmojë me situatën ose t’i përgjigjet pyetjes. Mundohu të përdorësh një ose më shumë fragmente nga Libri i Mormonit.