Seminari
Zotërimi Doktrinor: Alma 34:9–10 – “Duhet të Bëhet një Shlyerje, … një Flijim i Pafundmë dhe i Përjetshëm.”


“Zotërimi Doktrinor: Alma 34:9–10 – ‘Duhet të Bëhet një Shlyerje, … një Flijim i Pafundmë dhe i Përjetshëm’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Alma 34:9–10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Alma 34:9–10

“Duhet të Bëhet një Shlyerje, … një Flijim i Pafundmë dhe i Përjetshëm.”

Krishti në kryq

Në një mësim të mëparshëm, ti mësove rreth Shlyerjes së pafundme dhe të përjetshme të Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet tek Alma 34:9–10, ta shpjegosh doktrinën që jepet mësim në këto vargje dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale duke e përdorur këtë fragment të shkrimit të shenjtë.

Shpjego dhe mëso përmendsh

A e ke vënë re ndonjëherë se mund të jetë më e lehtë ta kuptosh diçka në mendjen tënde sesa ta shpjegosh atë me fjalë? Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të japë mundësi ta shpjegosh doktrinën nga fragmentet e zotërimit doktrinor me fjalët e tua.

Në studimin tënd të fundit të vargjeve tek Alma 34:9–10, ti mësove se pa Shlyerjen e pafundme dhe të përjetshme të Jezu Krishtit, i gjithë njerëzimi do të ishte i humbur përgjithmonë.

Përfytyro sikur ti pate mundësinë për t’ia shpjeguar kuptimin e vargjeve tek Alma 34:9–10 dikujt që di shumë pak rreth Jezu Krishtit. Gjeje një çast për t’i shqyrtuar këto vargje dhe shenjoji ose shkruaji fjalët ose frazat që do të doje që ky person t’i kuptonte.

ikonë, shëno
icon, record
  1. Përgjigju për pyetjen vijuese:

    • Si do t’i shpjegoje mësimet e vargjeve tek Alma 34:9–10 me fjalët e tua?

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargjet tek Alma 34:9–10 është: “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm”.

Për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, shkruaje “Duhet të bëhet një shlyerje … ” disa herë në letër derisa ta kesh mësuar përmendsh këtë pjesë të frazës. Më pas, bëje të njëjtën gjë për pjesën e dytë të frazës “një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm”. Pasi ta kesh mësuar përmendsh pjesën e dytë, përsërite të gjithë referencën e shkrimit të shenjtë së bashku me frazën kyç të shkrimit të shenjtë derisa t’i kesh mësuar përmendsh të gjitha.

Ushtroje vënien në zbatim

A të kujtohen emrat e tre parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore? Shih nëse mund t’i përsëritësh pa i parë. Nëse të duhet ndihmë, ti mund t’i përsëritësh këto parime duke studiuar paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Ti do të kesh mundësi që t’i shqyrtosh këto parime dhe ta ushtrosh zbatimin e tyre gjatë këtij mësimi.

Përfytyro sikur të kanë kërkuar të japësh një mësim rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit në orën tënde mësimore të Shkollës të së Dielës. Si pjesë e përgatitjes sate, ti komunikon me një të re në lagjen tënde, e quajtur Ola dhe i kërkon asaj të të japë mendimet e saj rreth mënyrës se si Jezu Krishti e ka bekuar jetën e saj për shkak të Shlyerjes së Tij.

Përgjigjja e Olës të habit. Ajo thotë: “Të jem e sinqertë me ty, unë mendoj se Shlyerja e Jezu Krishtit është madhështore për shumicën e njerëzve, por nuk jam e sigurt se sa shumë gjen ende zbatim tek unë për shkak të disa gabimeve që kam bërë dhe vazhdoj t’i bëj. Janë disa mëkate që nuk e di nëse do të arrij ndonjëherë t’i mposht.”

Ndërsa vazhdon ta përgatitësh mësimin tënd, ti vazhdon të mendosh rreth komenteve të Olës dhe dëshiron ta ndihmosh atë. Merre parasysh se si mësimet tek Alma 34:9–10 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojnë Olën me shqetësimin e saj.

Vepro me Besim

icon, record
  1. Përgjigjju për pyetjet që lidhen me të paktën njërën prej pikave të numërtuara në vijim:

    • Cilat janë veprimet besnike të veçanta që ti mendon se Ola mund të bëjë që mund ta ndihmojnë atë?

    • Çfarë mund t’i mësosh Olës rreth Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij që mund ta ndihmojë atë të veprojë me besim? Si mund të të ndihmojnë mësimet tek Alma 34:9–10?

Për ide të tjera rreth mënyrës se si Ola mund të veprojë me besim, mund të lexosh paragrafët 5–7 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

Shqyrtoji konceptet ose pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

icon, record
  1. Përgjigjju për të paktën një prej pyetjeve vijuese:

    • Si mendon se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do ta shihnin një shqetësim si ai i Olës?

    • Përse është e rëndësishme që Ola të kujtohet se Shlyerja e Shpëtimtarit është “[e] pafund[me] dhe [e] përjetsh[me]” (Alma 34:10)?

    • Si mund ta ndihmojë atë të kujtuarit se të gjithë janë të rënë dhe të humbur pa Shlyerjen e Shpëtimtarit që ta shohë ndryshe shqetësimin e saj?

Për ide të tjera rreth mënyrës se si Ola mund t’i shqyrtojë konceptet ose pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm, mund të lexosh paragrafin 8 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  1. Përgjigjju për pyetjet që lidhen me të paktën njërën prej pikave të numërtuara në vijim:

    • Çfarë lloje burimesh të caktuara në mënyrë hyjnore do t’i rekomandoje Olës për ta ndihmuar atë që të marrë udhërrëfim dhe drejtim? Përse?

    • Përveç vargjeve tek Alma 34:9–10, cili është një shkrim i shenjtë ose thënie nga një udhëheqës i Kishës që ti mund t’ia tregosh Olës? Si mund ta ndihmonte kjo atë?

Për ide të tjera rreth mënyrës se si Ola mund të kërkojë kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore, mund të lexosh paragrafët 11–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.