Seminari
Alma 33: Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit


“Alma 33: Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 33”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 33

Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit

nxënës duke dhënë mësim në klasën e seminarit

A ke ndier ndonjëherë dëshirën për ta ndjekur Zotin më nga afër, por nuk ke ditur se çfarë të bësh? Të varfrit mes zoramitëve e pyetën profetin Alma se “në ç’mënyrë duhej të fillonin t[a] ushtronin besimin e tyre” (Alma 33:1). Është e rëndësishme që të gjithë dishepujt e Jezu Krishtit ta kuptojnë përgjigjen e Almës. Ky mësim mund ta thellojë kuptueshmërinë tënde për hapat që mund të ndërmarrësh për të ushtruar më shumë besim te Jezu Krishti.

Pyetje për ungjillin

  • Po të kishe mundësinë t’i bëje profetit të Perëndisë një ose dy pyetje, çfarë do të doje të dije? Përse?

Tek Alma kapitulli 32, profeti Alma i pati ftuar zoramitët t’i forconin dëshmitë e tyre duke e ushqyer fjalën e Perëndisë në zemrat e tyre. Ata u përgjigjën duke i bërë atij disa pyetje të rëndësishme.

Lexo tek Alma 33:1, duke kërkuar pyetjet që ata i bënë profetit.

  • Si mendon se mund ta riformulonte një adoleshent sot pyetjen “Në ç’mënyrë duhe[t] të fillo[jnë ta] ushtro[jnë] besimin e tyre?”

  • Si do t’i përgjigjeshe ti asaj pyetjeje në bazë të asaj që di rreth ungjillit të Jezu Krishtit?

Të ushtrosh besim është më shumë sesa thjesht të besosh te Jezu Krishti. Ne ushtrojmë besim kur e bëjmë atë që Shpëtimtari kërkon dhe kërkojmë qëllimisht ta ndjekim Atë. Alma iu përgjigj pyetjes së zoramitëve duke u dhënë mësim atyre për mënyrat e shumta se si ne mund ta ushtrojmë besimin tonë te Jezu Krishti.

Zgjidhe një nga tre mundësitë vijuese nga përgjigjja e Almës që do të doje ta kuptoje më mirë. Përgatitu sikur do të japësh një mësim pesë deri në shtatë minuta rreth mundësisë që zgjedh. Merre parasysh të mendosh rreth dikujt që e njeh dhe përgatitu sikur do t’ia jepje mësimin atij. Nëse dëshiron, mund t’i përdorësh disa nga idetë e renditura poshtë titullit “Ide për Përgatitjen e Mësimit” më vonë në mësim për të të ndihmuar të përgatitesh.

Disa burime janë gjithashtu në dispozicion te pjesa “Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?” në fund të mësimit që mund të të ndihmojnë.

Mundësia 1: Ne mund ta ushtrojmë besimin te Perëndia nëpërmjet adhurimit të Tij në lutje. Alma 33:3–11

Shkrime të shenjta të tjera për t’u marrë parasysh: Alma 34:17–27

Mundësia 2: Ne mund ta ushtrojmë besimin duke besuar te Biri i Perëndisë. Alma 33:12–18

Shkrime të shenjta të tjera për t’u marrë parasysh: Gjoni 3:16; 2 Nefi 2:6–8

Mundësia 3: Ne mund ta ushtrojmë besimin duke parë nga Jezu Krishti për shërim. Alma 33:18–23

Shkrime të shenjta të tjera për t’u marrë parasysh: Numrat 21:4–9; Helamani 8:14–15

Ide për Përgatitjen e Mësimit

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Alma 33: Mësimdhënia e Ungjillit të Shpëtimtarit”

Te cila mundësi zgjodhe të përqendroheshe?

Merre parasysh t’i përdorësh disa nga pyetjet vijuese për të të ndihmuar ta përgatitësh përvijimin tënd.

Fraza kyçe nga vargjet që mund t’ua sugjerosh atyre që u jep mësim, mund të shenjojnë:

Ajo që këto vargje mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jep mësim të kuptojnë ose ndiejnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit:

Si mund të ndikojë kjo e vërtetë në jetën e atyre që u jep mësim:

Mësime me sende ose shembuj të mirë të njerëzve që e jetojnë këtë të vërtetë:

Pyetjet që mund t’i bësh për t’i ndihmuar ata që u jep mësim të përsiatin për atë që Alma dha mësim:

Përvojat që ke pasur me atë që dha mësim Alma:

Shkrimet e shenjta ose thënie të tjera nga udhëheqësit e Kishës:

Çfarë mund t’i ftosh ata të cilëve u jep mësim të bëjnë për shkak të asaj që mësuan:

Merre parasysh me lutje se si mund t’ia tregosh atë që mësove personit që pate në mendje kur e përgatite këtë mësim.

  1. Shkruaje një përvijim të asaj që do të jepje mësim, duke përfshirë hollësitë e mënyrës se si do ta jepje mësim atë. Pastaj përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Çfarë pikëpamjesh fitove rreth ushtrimit të besimit te Jezu Krishti sot?

    • Si të ndihmoi përgatitja e një mësimi rreth tij që t’i fitoje ato pikëpamje?