Seminari
Alma 36: “Nuk Munda T’i Kujtoj Më Dhembjet e Mia”


“Alma 36: ‘Nuk Munda T’i Kujtoj Më Dhembjet e Mia’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 36”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 36

“Nuk Munda T’i Kujtoj Më Dhembjet e Mia”

e re e gëzuar

Tregimi i përvojave shpirtërore të dhembshura atyre që i duam, mund të jetë një burim force për ata dhe për ne. Duke folur me djalin e tij, Helamanin, Alma i tregoi përvojën kur pa një engjëll, ndjeu mundimin e mëkateve të tij dhe gjeti çlirim nëpërmjet Jezu Krishtit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të kthehesh te Jezu Krishti me besim dhe të ndiesh gëzimin prej çlirimit të Tij.

Të kundërtat

Kopjoje sa vijon në ditarin tënd të studimit. Pas shigjetës, shkruaje atë që mendon se është antonimi i secilës.

  • Dhembja →

  • Keqardhja →

  • Trishtimi →

Përsiat se kur mund të kesh mëkatuar dhe përjetuar një ndjenjë të anës së majtë. A është kthyer ndonjëherë ajo ndjenjë në atë që rendite në të djathtë? Çfarë ndodhi që e bëri të mundur atë kalim?

Kur ndjenjat negative shkaktohen nga mëkati, vetëm Zoti mund të na ndihmojë t’i shndërrojmë ato ndjenja në të kundërtat e tyre pozitive.

Përsiat se sa të vërteta janë për ty thëniet vijuese:

  • Kur kam mëkatuar, e di se si të kthehem te Zoti për të marrë falje, paqe dhe shpresë.

  • Kam siguri se me ndihmën e Zotit, unë mund të ndryshoj.

  • Unë i drejtohem vazhdimisht Zotit për këtë ndihmë.

Sot ti do të studiosh se si ndjenjat e agonisë së thellë të Alma të Riut për mëkatet e tij u kthyen në ndjenja të gëzimit dhe paqes ndërsa i thirri Shpëtimtarit. Ndërsa studion, shiko se si mund ta kërkosh ndihmën e Zotit për ta mposhtur mëkatin dhe pasojat e tij dhe për të përjetuar gëzim nëpërmjet Jezu Krishtit.

Ndryshimi i madh i Almës

Pasi zoramitët e refuzuan ungjillin që iu dha mësim, ata u bashkuan me lamanitët për t’i nxitur në zemërim kundër nefitëve. Zoramitët dhe lamanitët i sulmuan më pas nefitët, duke çuar në një luftë të madhe. Gjithashtu, shumë prej zemrave të nefitëve “filluan të ngurtësoheshin” kundër fjalës së Perëndisë (Alma 35:15). Si përgjigje ndaj rënies shpirtërore të nefitëve, Alma i bëri bijtë e tij të mblidheshin së bashku që ai t’u “jepte veç e veç secilit detyrën e tij, në lidhje me gjërat që kanë të bëjnë me drejtësinë” (Alma 35:16). Në fillim ai foli me djalin e tij, Helamanin, dhe i tregoi përvojën e tij të kthimit në besim.

kthimi në besim i Alma të Riut
  • Çfarë mban mend rreth Alma të Riut dhe çfarë paraqitet në këtë figurë?

Lexo tek Alma 36:6–11 dhe kërko hollësitë që mund të të kenë shpëtuar.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Si mendon, pse fjalët e engjëllit patën një ndikim kaq të fortë tek Alma?

    • Përveç se të parit e një engjëlli, çfarë mund ta çojë dikë të kuptojë se ai ose ajo duhet të ndryshojë?

Shenjimi i fragmenteve të shkrimeve të shenjta mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë dhe ta mbash mend atë që japin mësim shkrimet e shenjta. Mund të të ndihmojë t’i përfytyrosh më lehtësisht modelet ose krahasimet në shkrimet e shenjta. Mund t’i bëjë gjithashtu fragmentet e rëndësishme më të lehta për t’i gjetur më vonë. Shenjimi mund të përfshijë nënvizimin, qarkimin dhe theksimin e fjalëve dhe frazave.

Lexoje në grupet vijuese të vargjeve përshkrimin e Almës për atë që ai përjetoi dhe ndjeu gjatë tri ditëve që nuk mund të lëvizte. Merre parasysh ta shenjosh atë që sugjerohet.

  • Alma 36:12–16: fjalët ose frazat që e përshkruajnë se si Alma u ndje rreth mëkateve të tij

  • Alma 36:17–18: fjalët ose frazat që e tregojnë atë që Alma kujtoi dhe bëri që çoi në ndryshimin e tij

  • Alma 36:19–21: fjalët ose frazat që e përshkruajnë Almën që ndien diçka të kundërt me atë që ai përjetoi në fillim

  • Çfarë të bën përshtypje rreth asaj që çoi në ndryshimin e Almës?

  • Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga përvoja e tij?

Një e vërtetë që mund ta mësojmë është se Jezu Krishti ka fuqi të na çlirojë nga dhembja e mëkateve tona dhe të na mbushë me gëzim.

  • Si e ftoi Alma fuqinë e Shpëtimtarit për çlirim?

Lexoji thëniet vijuese dhe mendo rreth mënyrës se si ato të ndihmojnë t’i kuptosh më tej të vërtetat që i mësojmë nga përvoja e Almës. Ti mund ta kopjosh një frazë që dëshiron ta mbash mend te shënimet ose në anët e shkrimeve të tua të shenjta.

Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

“Ju nuk ka nevojë të dini gjithçka përpara se fuqia e Shlyerjes të veprojë për ju. Kini besim te Krishti; ajo fillon të veprojë ditën që ju e kërkoni!” (Boyd K. Packer, “Washed Clean”, Ensign, maj 1997, f. 10)

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

“Kur i rrëfejmë ndershmërisht mëkatet tona, kur i kthejmë atë që mundet personit të cenuar dhe i braktisim mëkatet tona nëpërmjet zbatimit të urdhërimeve, ne jemi në procesin e marrjes së faljes. Me kalimin e kohës, ne ndiejmë që ankthi i trishtimit tonë qetësohet, duke e ‘nxjerrë fajin nga zemrat tona’ e duke sjellë ‘paqe të ndërgjegjes’.” (Nil L. Andersen, “Pendohuni … Që të Mund t’Ju Shëroj”, Liahona, nëntor 2009, f. 42)

  • Çfarë pikëpamjesh shtesë fitove nga thëniet?

  1. Zgjidhe njërën nga situatat vijuese dhe shkruaj një përgjigje të bazuar në mendimet e tua dhe në atë që ke mësuar sot. Sigurohu që të përdorësh një ose më shumë vargje nga kapitulli tek Alma 36 në përgjigjen tënde.

    Çfarë do t’i thoshe një adoleshenti i cili:

    • Ndien keqardhje dhe dhembje të jashtëzakonshme për shkak të mëkateve të tij ose të saj.

    • E ndien se mëkatet e tij ose të saj nuk janë të tmerrshme dhe do të zgjidhen vetë me kalimin e kohës pa pendim.

Gjeje një çast për të përsiatur mbi situatën tënde dhe se si mësimi i sotëm mund të gjejë zbatim në jetën tënde. Merre parasysh një gjë që mund të bësh sot për t’u kthyer te Shpëtimtari dhe për ta ftuar fuqinë e Tij për çlirim në jetën tënde.