Seminari
Zotërimi Doktrinor: Alma 39:9 – “Mos Shko më Pas Epsheve të Syve të Tua”


“Zotërimi Doktrinor: Alma 39:9 – ‘Mos Shko më Pas Epsheve të Syve të Tua’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Alma 39:9”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Alma 39:9

“Mos shko më pas epsheve të syve të tua”

Izabela duke kaluar përbri Koriantonit

Në studimin tënd të kapitullit tek Alma 39, ti mësove rreth rëndësisë së të jetuarit të ligjit të dëlirësisë dhe se si t’i bësh ballë tundimit duke u mbështetur te Jezu Krishti. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet tek Alma 39:9, ta shpjegosh doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh në situata nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor për vargun tek Alma 39:9 është “Mos shko më pas epsheve të syve të tua”. Përdore metodën vijuese ose një tjetër që e zgjedh ti, për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

dy sy brenda një rrethi me një vizë të hequr

ikonë, shënoNë ditarin tënd të studimit ose në një copë letër, vizato dy sy brenda një rrethi me një vizë të hequr në mes të faqes. Sipër vizatimit tënd, shkruaje vargun tek Alma 39:9 dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, “Mos shko më pas epsheve të syve të tua”. Shkruaje referencën dhe frazën kyç sërish poshtë vizatimit tënd. Shkruaji ato sërish dy herë, një herë në të majtën dhe një herë në të djathtën e vizatimit tënd. Tani mbylli sytë dhe thuaje referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç me zë të lartë nga sa mban mend. Nëse të nevojitet të ushtrohesh më shumë, përsërite veprimtarinë derisa t’i kesh mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç.

ikonë, shëno
  1.  Plotësoje sa vijon:

    Imagjino sikur je një misionar/e që po i mëson dikujt për ligjin e dëlirësisë për herë të parë. Përshkruaj shkurtimisht se çfarë është ligji i dëlirësisë dhe përdor vargun tek Alma 39:9 për të shpjeguar se si zbatohet ai.

Ushtroje vënien në zbatim

Rishikoji shkurtimisht parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore te paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Përpiqu të zgjedhësh një fjalë të rëndësishme nga secili prej tre parimeve që të kujton parimin dhe mund të të ndihmojë ta kujtosh shpejt atë. Për shembull, ti mund të zgjedhësh fjalën e parë të secilit parim si kujtues (vepro, shqyrto, kërko). Ose mund të zgjedhësh fjalë si besim, i përjetshëm dhe burimet.

Përdore skenarin vijues për të të ndihmuar t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Ilirit i pëlqen të kalojë kohë në mediat shoqërore. Ai është krijues dhe përdor platforma të ndryshme të mediave shoqërore për të dhënë mesazhe pozitive. Megjithatë, ai sheh gjithashtu shumë përmbajtje që është e papërshtatshme dhe hera-herës edhe pornografike. Në fillim e bezdisnin, por me kalimin e kohës ai po ndihet gjithnjë e më mirë me to. Madje, kohët e fundit, ai kërkon më shumë nga kjo lloj përmbajtjeje. Aktualisht ai nuk është më i shqetësuar për zgjedhjet që po bën.

Mblidh ide se si kuptueshmëria dhe zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojnë Ilirin t’i shohë shqetësimet për veprimet e tij të tanishme. Pyetjet dhe burimet vijuese mund të ndihmojnë.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Si mund ta shqyrtojë Iliri situatën e tij me një këndvështrim të përjetshëm?

  • Si mund të bëjnë ndryshim përpjekjet e tij për t’i mbajtur mendimet e tij të pastra gjatë gjithë jetës së tij në tokë dhe në jetën e ardhshme?

  • Si mund të ndikojnë përpjekjet e tij në marrëdhënien e tij me Atin Qiellor?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Cilët janë disa shembuj të burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore që mund ta ndihmojnë Ilirin? Si mund të ndihmojë vargu tek Alma 39:9?

Merre parasysh të gjesh disa minuta për të studiuar disa burime të caktuara në mënyrë hyjnore, duke kërkuar frazat ose mësimet që mund ta ndihmojnë Ilirin. Në vijim janë disa ide:

Vepro me besim 

  • Çfarë mund të bëjë Iliri që të veprojë me besim dhe “të mos shko[jë] më pas epsheve të syve [të tij]”? (Alma 39:9.)

  • Si mund t’i ndihmojë përpjekjet e tij orvatja për t’u kthyer te Krishti?

  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Cila doktrinë nga plani i Atit Qiellor mund ta ndihmojë Ilirin dhe pse?

    • Si mendon se parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojnë Ilirin ta dallojë rrezikun e veprimeve të tij të tanishme?

    • Çfarë mund të bënte ai për të bërë ndryshime të përhershme?