Seminari
Alma 40: Bota e Shpirtrave dhe Ringjallja


“Alma 40: Bota e Shpirtrave dhe Ringjallja”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 40”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 40

Bota e Shpirtrave dhe Ringjallja

Krishti në botën e shpirtrave

Pasi i ati e ftoi të pendohej, Koriantoni pati disa pyetje rreth planit të Perëndisë, duke përfshirë atë që na ndodh pasi vdesim. Ati i tij, Alma, iu përgjigj pyetjeve të tij dhe dëshmoi për rolin qendror të Jezu Krishtit në planin e Atit Qiellor. Ky mësim mund të të ndihmojë ta thellosh vlerësimin tënd për atë që Shpëtimtari ka bërë për ty dhe do të të japë mundësinë të shpjegosh se çfarë ndodh pasi vdesim.

Pyetjet

Motra Reina I. Aburto, këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tregoi një përvojë vetjake që i ilustron pyetjet që mund të kemi rreth asaj se çfarë ndodh pasi vdesim. Shikoje materialin filmik “Varri Nuk Ka Fitore”, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 4:21 deri në 5:13, ose lexoje thënien vijuese:

9:18

“Kur isha nëntë vjeçe, humba vëllanë tim më të madh gjatë një tërmeti shkatërrues. Për shkak se ai ndodhi papritur, m’u desh njëfarë kohe që ta kuptoja realitetin e asaj që kishte ndodhur. Isha zemërthyer nga hidhërimi dhe e pyesja veten: ‘Çfarë i ndodhi vëllait tim? Ku është ai? Ku shkoi ai? A do ta shoh vallë sërish?’

Në atë kohë, ende nuk dija gjë rreth planit të Perëndisë për shpëtimin dhe kisha dëshirën ta dija se nga erdhëm, cili është qëllimi i jetës dhe çfarë na ndodh pasi vdesim. A nuk i kemi të gjithë këto dëshira të shpirtit kur humbasim një njeri të dashur ose kur kalojmë vështirësi në jetën tonë?” (Reina I. Aburto, “Varri Nuk Ka Fitore”, Liahona, maj 2021, f. 86)

I biri i Almës, Koriantoni, pati gjithashtu shqetësime rreth jetës pas vdekjes.

Lexo tek Alma 40:1, duke kërkuar se çfarë e shqetësonte Koriantonin.

  • Si mendon, pse mund të jetë shqetësuar ai për këtë?

Kujto që Koriantoni i kishte shkelur urdhërimet e Perëndisë, duke përfshirë ligjin e dëlirësisë. Për shkak të zgjedhjeve të tij, ai mund të jetë shqetësuar për gjendjen e tij pas kësaj jete. Për të trajtuar shqetësimet e Koriantonit dhe për ta ndihmuar atë të pendohej, Alma i dha mësim doktrinën. Përgjigjja e Almës për shqetësimet e Koriantonit mund të ndihmojë edhe dikë që ka pyetje si Motra Aburto.

Motra Aburto mori më pas mësimet nga misionarët që e ndihmuan të gjente përgjigje për pyetjet e saj. Përfytyro sikur je një nga ata misionarë dhe po përgatitesh për t’i dhënë mësim asaj. Përdori burimet vijuese për të përgatitur një shpjegim të shkurtër për të ndihmuar të jepen përgjigje për pyetjet e Motrës Aburto.

Bota e Shpirtrave

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Alma 40: Bota e Shpirtrave dhe Ringjallja”

Lexo tek Alma 40:6–7, 11–14 për të parë atë që Alma i dha mësim Koriantonit. Më pas përdori burimet vijuese për të të ndihmuar ta përgatitësh më tej atë që do të japësh mësim.

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

2:3

“Nga shkrimet e shenjta ne dimë se pasi trupat tanë vdesin, ne vazhdojmë të jetojmë si shpirtra në botën e shpirtrave. Shkrimet e shenjta gjithashtu japin mësim se kjo botë e shpirtrave ndahet midis atyre që kanë qenë ‘të drejtë’ ose ‘të vërtetë’ gjatë jetës dhe atyre që kanë qenë të ligj. Ato gjithashtu përshkruajnë mënyrën se si disa shpirtra besnikë ua mësojnë ungjillin atyre që kanë qenë të ligj apo rebelë (shih 1 Pjetër 3:19; Doktrina e Besëlidhje 138:19–20, 29, 32, 37).” (Dallin H. Ouks, “Ki Besim tek Zoti”, Liahona, nëntor 2019, f. 26)

Përgatit se si do t’i shpjegoje përgjigjet për pyetjet vijuese:

  • Çfarë ndodh me shpirtrat tanë kur vdesim?

  • Si është në parajsë? Si është në zonën që Alma e quan “errësir[a] e mëtejshme”, por që gjithashtu quhet burgu i shpirtrave (1 Pjetër 3:19) ose ferri (2 Nefi 9:12)?

  • Si mund ta rritë të mësuarit rreth parajsës dhe burgut mirënjohjen tonë për Shpëtimtarin?

  • Si mund të na bekojë njohuria jonë për botën e shpirtrave gjatë jetës sonë në vdekshmëri?

Kur jep mësim, sigurohu që ta bësh të qartë se midis vdekjes dhe ringjalljes, shpirtrat e të drejtëve banojnë në parajsë dhe shpirtrat e të ligjve banojnë në burgun e shpirtrave. Trego se si kuptueshmëria jote për këtë të vërtetë ndikon në zgjedhjet që bën në këtë jetë.

Ringjallja

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Alma 40: Bota e Shpirtrave dhe Ringjallja”

Lexo tek Alma 40:2–5, 23–24 për të parë atë që Alma i dha mësim Koriantonit. Më pas përdori burimet vijuese për të të ndihmuar ta përgatitësh më tej atë që do të japësh mësim.

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

2:3

“Ne kremtojmë realitetin e Ringjalljes në këtë periudhë Pashke. Kjo na jep perspektivën dhe forcën për t’i duruar sfidat e vdekshmërisë, me të cilat përballen secili prej nesh dhe njerëzit që i duam, gjëra të tilla si mangësitë fizike, mendore ose emocionale që i marrim në lindje ose që i përjetojmë gjatë jetës sonë në vdekshmëri. Për shkak të Ringjalljes, ne e dimë se këto mangësi të vdekshmërisë janë vetëm të përkohshme!” (Dallin H. Ouks, “Plani i Madh”, Liahona, maj 2020, f. 94–95)

Përgatit se si do t’i shpjegoje përgjigjet për pyetjet vijuese:

  • Çfarë është ringjallja? Kush do të ringjallet?

  • Sipas vargjeve tek Alma 40:2–3, çfarë e bën Ringjalljen të mundur?

  • Si mund të na bekojë njohuria jonë për Ringjalljen gjatë jetës sonë në vdekshmëri?

Kur jep mësim, sigurohu që ta bësh të qartë se për shkak se Jezu Krishti u ringjall, të gjithë ne gjithashtu do të ringjallemi. Jep një arsye përse je mirënjohës për premtimin e ringjalljes.

© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.

4:19

Përgjigjet

ikonë, shëno
  1. Shkruaje një shpjegim të shkurtër të asaj që do t’i jepje mësim Motrës Aburto. Përfshiji të vërtetat që gjete dhe merre parasysh të japësh dëshminë tënde rreth rolit të Jezu Krishtit në botën e shpirtrave dhe në ringjallje. Ti mund t’ia tregosh atë që shkrove edhe dikujt tjetër.

  1. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese:

    • Përse është e rëndësishme për ty ajo që mësove rreth botës së shpirtrave dhe ringjalljes?

    • Si ndikon kjo njohuri te ndjenjat e tua kundrejt Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

    • Cilat janë disa pyetje që pate që e morën përgjigjen sot?

    • Për çfarë pyetjesh dëshiron të vazhdosh të kërkosh përgjigje?