“Alma 42, Pjesa 2: ‘Mëshira Kërkon të Penduarin’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Alma 42, Pjesa 2”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Alma 42, Pjesa 2
“Mëshira Kërkon të Penduarin”
Për ta ndihmuar birin e tij, Koriantonin, të pendohej, Alma i dha mësim atij rreth drejtësisë dhe mëshirës së Perëndisë dhe se si “askush, përveç të penduarve të vërtetë, nuk shpëton” (Alma 42:24). Kur e kuptojmë planin e mëshirës të Atit Qiellor, ne jemi më të prirur të pendohemi. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh se si Shlyerja e Jezu Krishtit të lejon ta marrësh mëshirën e premtuar në planin e Atit Qiellor.
Ligji zbaton ndëshkimin
-
Cilat janë disa rrethana në të cilat drejtësia është e dëshirueshme? Po mëshira?
Ne jemi të gjithë të bekuar për shkak se Ati Qiellor është edhe i drejtë, edhe i mëshirshëm. Për shkak të planit të Atit Qiellor, ne të gjithë do të kthehemi në praninë e Perëndisë për t’u gjykuar (shih tek Alma 42:23). Në gjendjen e tij mëkatare, Koriantoni nuk ishte i përgatitur për gjykim. Alma shpresonte se duke i mësuar Koriantonit rreth planit të Atit Qiellor, ajo do ta shtynte Koriantonin të pendohej dhe t’i shërbente Perëndisë. Ndërsa studion kapitullin tek Alma 42, kërko se çfarë e mësoi Alma Koriantonit se mund të bënte për të marrë mëshirën e Perëndisë.
Ashtu si ligjet luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri, ato janë një pjesë thelbësore e planit të Atit Qiellor.
Lexo tek Alma 42:17–21, duke kërkuar disa nga qëllimet e ligjit në planin e Atit Qiellor (shih edhe te 2 Nefi 2:13).
-
Çfarë mësove rreth ligjit në planin e Atit Qiellor?
Emërtoje peshoren “Drejtësia”.
Sipas ligjit të drejtësisë, ne përballemi me pasoja për veprimet tona. Ne marrim bekime kur i bindemi ligjit dhe ndëshkim kur e shkelim ligjin.
Emërtoje njërën anë të peshores “shkelja e ligjit” dhe anën tjetër “ndëshkimi i mbajtur nga mëkatari”.
Nëse e shkelim një ligj, peshorja e humbet ekuilibrin. Drejtësia kërkon që peshorja të jetë e ekuilibruar. Nevojitet një pagesë (ose ndëshkim) që të ekuilibrohet peshorja (shih tek Alma 42:22).
-
Çfarë do të na ndodhte nëse peshorja e drejtësisë do të mund të ekuilibrohej vetëm nga ndëshkimi ynë?
Ndëshkimi për mëkatin është vdekja shpirtërore, “përjasht[imi] nga prania e Zotit” (Alma 42:11).
Mëshira kërkon ata që pendohen
Për shkak se Perëndia është “një Perëndi i përsosur, i drejtë dhe gjithashtu një Perëndi i mëshirshëm” (Alma 42:15), Ai përgatiti një plan që ne të mund të marrim mëshirë kur mëkatojmë.
Lexo tek Alma 42:15, 22–25, duke kërkuar atë që siguroi plani i Atit Qiellor për ta ekuilibruar peshoren e drejtësisë.
Vëri kryqin ose fshije fjalën mëkatari nga peshorja e drejtësisë dhe zëvendësoje atë me Shpëtimtari.
Një parim që mësojmë është se nëse jemi me të vërtetë të penduar, ne do të marrim mëshirë nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit.
I penduar do të thotë të jesh i përulur dhe të shprehësh pikëllim për mëkatin (shih te 2 Korintasve 7:10; 2 Nefi 2:7; Mosia 4:10)
Përfytyro sikur je Koriantoni dhe nuk je penduar ende për të gjitha mëkatet e tua. Lexo tek Alma 42:26–30, duke kërkuar fjalë ose fraza që do të të jepnin shtysë të pendoheshe.
-
Cilat fjalë ose fraza mund të të japin shtysë të pendohesh? Përse?
Pasi i dha mësim Koriantonit rreth planit të Atit Qiellor (shih tek Alma 40–42), Alma i kujtoi Koriantonit se ai ishte “thirrur nga Perëndia të predikonte fjalën” që të “s[illte] shpirtra në pendim” (Alma 42:31). Koriantoni u pendua për mëkatet e tij dhe e përmbushi thirrjen e tij (shih tek Alma 49:30).
Reflekto për nevojën tënde për t’u penduar dhe mendo për mënyrën se si mund të jesh me të vërtetë i penduar. Mbaje mend se Ati Qiellor do të të falë kur pendohesh (shih te Mosia 26:30; Isaia 1:18).