Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6: Alma 17–Alma 52


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6: Alma 17–Alma 52”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6

Alma 17Alma 52

një e re duke studiuar shkrimet e shenjta

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar gjatë studimit tënd më të fundit të Librit të Mormonit.

Matja e rritjes

  • Përse përdoren mjetet e mëposhtme?

termometër oral
pajisje për matjen e presionit të gjakut
peshore
  • Në ç’mënyrë është secili prej këtyre mjeteve me vlerë dhe i rëndësishëm?

Ashtu siç është e rëndësishme që të matet shëndeti dhe rritja fizike, është e rëndësishme ta vlerësosh edhe shëndetin dhe ecurinë tënde shpirtërore. Ky mësim do të të sigurojë një mundësi për ta bërë këtë.

  • Çfarë ke mësuar kohët e fundit për të cilën je mirënjohës?

  • Çfarë ndryshimesh ke vënë re në ndjenjat dhe qëndrimet e tua kohët e fundit?

  • Cilat janë disa mënyra se si e ke zbatuar atë që ke mësuar?

Plotësoji veprimtaritë vijuese për të vlerësuar të mësuarit dhe rritjen tënde shpirtërore. Merre parasysh t’i kërkosh Atit Qiellor të të ndihmojë ta përcaktosh ecurinë që ke bërë dhe aspektet ku mund të kesh nevojë për përmirësim.

Shpjegoji të vërtetat e rëndësishme rreth planit të shpëtimit dhe rolit të Jezu Krishtit

Nga studimi yt i librit të Almës, ti mund të kesh mësuar disa gjëra që mund të të ndihmojnë t’i shpjegosh më mirë të vërtetat rreth planit të shpëtimit dhe rolin e rëndësishëm të Jezu Krishtit.

Zgjidh njërën nga veprimtaritë vijuese për ta përfunduar.

ikonë, shëno
  1. Plotësoje një nga veprimtaritë vijuese:

Veprimtaria 1: Plani i shpëtimit

Përfytyro sikur një njeri i dashur i njërit prej shokëve të tu ka ndërruar jetë kohët e fundit.

  • Duke menduar rreth disa prej të vërtetave nga studimi yt i kohëve të fundit, çfarë mund t’i tregosh shokut tënd rreth planit të shpëtimit? Si mund ta ndihmojë kjo atë? (Shih tek Alma 11; 12; 40.)

Veprimtaria 2: Roli i Jezu Krishtit

Përfytyro sikur po flet me dikë që është dyshues për besimin tënd te Jezu Krishti.

  • Duke menduar rreth disa prej të vërtetave nga studimi yt i kohëve të fundit, çfarë mund t’i tregosh këtij personi rreth rolit të rëndësishëm të Jezu Krishtit? (Shih tek Alma 26; 34; 36.)

Ndiej një dëshirë të rritur për të ndryshuar për shkak të Jezu Krishtit

Në studimin tënd të fundit, ti ke mësuar për shumë njerëz që ndryshuan për shkak të asaj që mësuan rreth Jezu Krishtit.

Studioji shkrimet e shenjta vijuese për të të ndihmuar ta mbash mend ndryshimin që përjetuan këta njerëz. Merre parasysh atë që ndjeve gjatë studimit rreth këtyre njerëzve.

  • Çfarë vure re rreth gatishmërisë së tyre për të ndryshuar?

Reflekto mbi dëshirën tënde për të ndryshuar për shkak të Jezu Krishtit. Pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë ta bësh këtë. Ti mund të marrësh parasysh t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve në ditarin tënd të studimit.

  • A i ke ndier disa nga po këto dëshira që i patën këta njerëz në Librin e Mormonit? Përse je ndier në këtë mënyrë?

  • Çfarë mendon se mund të të shtyjë ose të ka shtyrë t’i ndiesh po këto dëshira?

Marrja e zbulesës nga Fryma e Shenjtë

Një objektiv i rëndësishëm i seminarit është të të ndihmojë në rritjen e aftësisë sate për të marrë zbulesë vetjake nga Fryma e Shenjtë.

Reflekto mbi përvojat e fundit që ke pasur me marrjen e zbulesës vetjake nga Fryma e Shenjtë. Ti mund t’i shqyrtosh disa nga shënimet që shkrove në shkrimet e shenjta ose në ditarin tënd të studimit ndërsa studiove në klasë ose në shtëpi.

3:4
  1. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese.

    • Çfarë idesh ke marrë nga Fryma e Shenjtë në studimin tënd të kohëve të fundit të Librit të Mormonit?

    • Çfarë të ka ndihmuar Shpirti të kuptosh ose ndiesh për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

    • Çfarë veprimesh të drejta të ka nxitur Fryma e Shenjtë të ndërmarrësh kohët e fundit?