“Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor
Kupto dhe Shpjego
Për shkak se ungjilli i Jezu Krishtit ka rëndësi jetike, Ati Qiellor dëshiron që të gjithë fëmijët e Tij t’i dinë të vërtetat e tij. Të mësuarit për t’i shpjeguar të vërtetat e ungjillit me fjalët e tua mund të ndihmojë për ta qartësuar kuptueshmërinë tënde. Ky mësim mund të të ndihmojë ta rritësh kuptueshmërinë dhe aftësinë tënde për t’i shpjeguar të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit.
Keqkuptimi
Rrëfimet vijuese nga Plaku Xhozef B. Uirthlin (1917–2008), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe Vëllai Bredli R. Uilkoks, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve, ilustrojnë disa keqkuptime gazmore. Ndërsa i studion ato, përsiat për përvojat e tua me keqkuptimet.
“Më kujtohet kur një nga vajzat tona doli në një takim me dikë që nuk e njihte. Ajo ishte e tëra e pispillosur duke pritur burrin që do të takonte, kur ra zilja e derës. Brenda hyri një burrë që dukej paksa i moshuar, por ajo u përpoq të ishte e sjellshme. Ajo e prezantoi atë me mua e gruan time dhe fëmijët e tjerë, pastaj veshi pallton dhe doli nga dera. Ne vështruam ndërsa hipte në makinë, por makina nuk lëvizte vendit. Përfundimisht, vajza jonë doli nga makina, dhe, me fytyrë të skuqur, u fut prapë në shtëpi. Burri që ajo mendoi se ishte ai që do të takonte, faktikisht kishte ardhur të merrte një tjetër nga vajzat, e cila kishte rënë dakord të ishte dadoja në familjen e tij.” (Xhozef B. Uirthlin, “Le të Ndodhë Ç’të Ndodhë, Duaje Atë”, Liahona, nëntor 2008, f. 27)
“Një herë u dërgova një mesazh vajzës dhe dhëndrit tim duke përdorur funksionin që e kthen zërin në tekst në telefonin tim. Thashë: ‘Ej, ju të dy. Ju dua vërtet.’ Ata morën mesazhin: ‘Ju urrej të dyve. Duhet t’ju dua.’ A nuk është e habitshme se si një mesazh pozitiv dhe me qëllim të mirë mund të keqkuptohet fare lehtë?” (Bredli R. Uilkoks, “Denjësia Nuk Është të Jesh i Patëmetë”, Liahona, nëntor 2021, f. 61)
Ndërkohë që disa keqkuptime mund të jenë komike, keqkuptimi i të vërtetave rreth Jezu Krishtit, ungjillit të Tij dhe shpëtimit tonë të përjetshëm mund të çojë në pasoja të rënda.
-
Cilat janë disa nga mësimet ose të vërtetat e Shpëtimtarit që mund të keqkuptohen lehtësisht sot?
-
Si mund të ndikojë keqkuptimi i të vërtetave rreth Jezu Krishtit, planit të Tij ose ungjillit të Tij në jetën tonë tani dhe në të ardhmen?
Fragmente të zotërimit doktrinor
Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë ta njohësh doktrinën e Shpëtimtarit dhe të jesh në gjendje t’ua shpjegosh atë të tjerëve. Kjo lloj njohurie është më shumë sesa thjesht informacion sipërfaqësor. Është një kuptueshmëri e thellë dhe aftësia për ta zbatuar doktrinën në jetën dhe në rrethanat e tua. Kjo kuptueshmëri do të të ndihmojë ta shpjegosh doktrinën e Shpëtimtarit me aq qartësi, saqë nuk ka të ngjarë që ata të cilëve do t’ua shpjegosh ta keqkuptojnë atë.
Lexoji të gjitha frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor në tabelën vijuese. Merre parasysh të vësh re se cilat të vërteta e ndien se i kupton mirë dhe cilat mund të duash t’i kuptosh më mirë.
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Duhet të bëhet një shlyerje … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Mos shko më pas epsheve të syve të tua.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” |
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Rritja e kuptueshmërisë
Zgjidhe njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor që do të doje ta kuptoje më mirë dhe përdore atë për të plotësuar veprimtarinë vijuese. Nëse koha e lejon, merre parasysh ta përsëritësh këtë veprimtari me një fragment të ndryshëm të zotërimit doktrinor.
Ti mund t’i shkruash përgjigjet e tua ndaj tri pyetjeve më sipër ose të dorëzosh mësimin apo bisedën tënde reale.
Merre parasysh t’ia paraqitësh mësimin tënd një motre ose vëllai, prindi ose shoku/shoqeje dhe t’i kërkosh të japë përshtypjet. Kërkoju atyre që u jep mësim të tregojnë nëse mësimi i ndihmoi t’i kuptojnë më mirë të vërtetat që jepen mësim në fragmentin e zotërimit doktrinor.