Seminari
3 Nefi 2–5: “Gati T’i Përballonin … në Fuqinë e Zotit”


“3 Nefi 2–5: ‘Gati T’i Përballonin … në Fuqinë e Zotit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 2–5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 2–5

“Gati T’i Përballonin … në Fuqinë e Zotit”

nefitë duke mbledhur gjithë popullin, zotërimet dhe vathët e tyre në një vend për t’u përgatitur për luftën që po vinte

Minerva Teichert (1888–1976), The Answer of Lachoneus, 1949–1951, vaj në pëlhurë mbi dru të presuar, 91 x 122 cm. Muzeu i Arteve i Universitetit “Brigam Jang”.

Ashtu siç përballemi me sfida para rikthimit të Shpëtimtarit, nefitët u përballën me sfida në vitet përpara se Ai të vinte tek ata. Hajdutët e Gadiantonit kërcënuan se do t’i shkatërronin nefitët. Sidoqoftë, nefitët “ishin gati t’i përballonin … në fuqinë e Zotit” (3 Nefi 4:10). Si nefitët, ne mund t’i kapërcejmë sfidat duke qenë të përgatitur. Ky mësim mund të të ndihmojë të marrësh fuqinë e Zotit duke qenë i/e përgatitur shpirtërisht dhe materialisht.

Ji i/e përgatitur

Mendo për një kohë në jetën tënde kur u ndjeve i përgatitur ose i papërgatitur.

  • Cila ishte situata dhe pse u ndjeve i/e përgatitur ose i/e papërgatitur?

  • Nëse u ndjeve i/e papërgatitur, çfarë ke bërë për t’u përgatitur më mirë në të ardhmen?

  • Çfarë ke bërë që të përgatitesh shpirtërisht për sfidat me të cilat po përballesh ose mund të përballesh në të ardhmen?

Ndërsa i studion vargjet tek 3 Nefi 2–5, kërko udhërrëfimin e Shpirtit që të dish se çfarë mund të bësh për t’u përgatitur materialisht dhe shpirtërisht për të ardhmen.

Përgatitjet e Lakoneusit

Profeti Samuel profetizoi se do të kishte një natë pa errësirë si një shenjë e lindjes së Jezu Krishtit. Kur kjo profeci u përmbush (shih tek 3 Nefi 1:15–19), “pjesa më e madhe e njerëzve besuan dhe u kthyen në besim te Zoti” (3 Nefi 1:22). Megjithatë, pas pak vjetësh, disa filluan të mos kishin besim.

Lexo tek 3 Nefi 1:27–30 dhe 3 Nefi 2:1–3, duke kërkuar arsyet pse disa njerëz u larguan nga Zoti.

  • Çfarë mësimesh mund të marrim nga këto vargje që mund të na ndihmojmë të qëndrojmë të vërtetë ndaj Zotit në kohën tonë?

Hajdutët e Gadiantonit u rritën në numër dhe luftuan kundër nefitëve. Si përgjigje, “gjithë Lamanitët që ishin kthyer në besim te Zoti u bashkuan me vëllezërit e tyre, Nefitët” (3 Nefi 2:12). Gidianhi, udhëheqësi i hajdutëve të Gadiantonit, i shkroi një letër Lakoneusit, kryegjykatësit të nefitëve. Në të, ai kërcënonte se do t’i shkatërronte nefitët nëse ata nuk dorëzoheshin (shih tek 3 Nefi 3:1–10).

Lexo tek 3 Nefi 3:11–12, duke kërkuar se si u përgjigj Lakoneusi.

  • Çfarë prove sheh për besimin e Lakoneusit te Zoti?

Lexoji fragmentet vijuese dhe krijo një listë me titull “Përgatitjet e Nefitëve” në ditarin tënd të studimit për mënyrën se si njerëzit u përgatitën materialisht dhe shpirtërisht për kohën kur do të sulmonin hajdutët e Gadiantonit. Nëse është e mundur, mund të dëgjosh variantin zanor të këtyre fragmenteve në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  • Cilat përgatitje mendon se ndihmuan më së shumti? Përse?

  • Si mendon se këto përgatitje i ndihmuan që të mbështeteshin te Zoti?

Lexo tek 3 Nefi 4:7–12, duke kërkuar se si nefitët u bekuan për shkak të përgatitjeve të tyre shpirtërore dhe materiale.

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë nga ky tregim? (Shih tek 3 Nefi 4:10.)

Një nga parimet që mësojmë nga ky tregim është: Kur e përgatitim veten shpirtërisht dhe materialisht, Zoti do të na forcojë për t’i kapërcyer ose duruar sfidat.

Përgatitjet në kohën tonë

Për të të ndihmuar t’i lidhësh shkrimet e shenjta me kohën tonë, krijo një listë me titull “Paralelizma Bashkëkohorë” në krah të listës së përgatitjeve të nefitëve. Rendit përgatitje të ngjashme që mund të bëjmë ne, përfshirë përgatitjet që na kanë këshilluar profetët të bëjmë. Mendo rreth asaj për të cilën po përgatitesh dhe mënyrën se si këto ide mund të të ndihmojë të jesh i/e përgatitur në fuqinë e Zotit.

Për të parë shembullin e një familjeje që u bekua për shkak të përgatitjes së vet, shiko materialin filmik “Temporal Preparedness Resources” [“Burime mbi të Qenit të Përgatitur Materialisht”] (3:09), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

3:9
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Zgjidh një ose më shumë përgatitje nga lista jote. Si mund të na ndihmojë ajo të kapërcejmë sfidat specifike me të cilat përballemi në kohën tonë?

  • Në çfarë mënyrash mendon se përgatitja jonë e lejon Zotin të na forcojë?

Hajdutët e Gadiantonit ngritën një rrethim që dështoi sepse nefitët patën ndihmë hyjnore në përgatitjen e tyre. Përfundimisht hajdutët e Gadiantonit u zmbrapsën. Ata u përjashtuan nga ushtria nefite dhe u dorëzuan vetë si të burgosur ose u vranë (shih tek 3 Nefi 4:16–27).

Lexo tek 3 Nefi 4:30–33; 5:1–4, duke kërkuar se si reaguan njerëzit ndaj forcimit nga Zoti.

  • Si e tregoi reagimi i tyre besimin e tyre te Perëndia?

Reflekto për një kohë kur mund ta kesh ndier fuqinë e Zotit duke u përgatitur materialisht dhe shpirtërisht.

Presidenti Rasëll M. Nelson dëshmoi për bekimet e të qenit të përgatitur:

“Kundërshtari nuk resht kurrë së sulmuari. Kështu që, ne kurrë nuk mund të reshtim së përgatituri! Sa më të mbështetur te vetja të jemi – materialisht, emocionalisht dhe shpirtërisht – aq më të përgatitur jemi për të penguar sulmet e pareshtura të Satanit. …

Nuk po them se ditët përpara do të jenë të lehta, por ju premtoj se e ardhmja do të jetë e lavdishme për ata të cilët janë të përgatitur dhe që vazhdojnë të përgatiten për të qenë mjete në duart e Zotit.” (Rasëll M. Nelson, “Përqafojeni të Ardhmen me Besim”, Liahona, nëntor 2020, f. 76)

  1. Plotësoje sa vijon:

Mendo për një sfidë, situatë ose ngjarje për të cilën duhet të përgatitesh. Reflekto për faktin se sa i/e përgatitur ndihesh sot. Kërko udhërrëfimin e Shpirtit ndërsa u përgjigjesh këtyre pyetjeve.

  • Çfarë veprimesh specifike mund të ndërmarrësh për t’u përgatitur?

  • Si mund ta përfshish Zotin në përgatitjet te tua?