Seminari
3 Nefi 6–7: Krenaria Çon në Përçarje dhe Shkatërrim


“3 Nefi 6–7: Krenaria Çon në Përçarje dhe Shkatërrim”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 6–7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 6–7

Krenaria Çon në Përçarje dhe Shkatërrim

adoleshent i zemëruar i plandosur në divan

A e ke vënë re se edhe pas përvojave të mahnitshme me Perëndinë, disa njerëz përfundimisht largohen prej Tij? Pasi Perëndia i mbrojti nefitët nga hajdutët e Gadiantonit, ata u rikthyen në shtëpi dhe filluan të rindërtonin jetën e tyre. Nëpërmjet krenarisë dhe përçarjes, Satani e udhëhoqi popullin që të rebelohej kundër Perëndisë. Pasojat ishin aq të rënda saqë qeveria ra dhe populli u nda në fise. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë ndikimin e krenarisë dhe si ta mposhtësh atë duke ndjekur Shpëtimtarin.

  • A është e mundur që dikush të jetë:

  • I pasur dhe i përulur?

  • I varfër dhe krenar?

  • I arsimuar dhe i përulur?

  • I paarsimuar dhe krenar?

Mendo rreth asaj që i shtyn disa njerëz të jenë të mbushur me krenari në kohën tonë. Si ndikon të qenit i mbushur me krenari tek ti, të tjerët dhe te shoqëria? Ndërsa studion, përsiat se si mund të gjejë zbatim ky mësim në jetën dhe rrethanat e tua.

Tundimet e vazhdueshme të Satanit

Pasi i mposhtën Gidianhin dhe hajdutët e Gadiantonit me ndihmën e Zotit, nefitët “u dhanë fund të gjitha atyre lidhjeve të liga dhe të fshehta dhe të urryera” (3 Nefi 5:6). Ata u rikthyen në shtëpitë e tyre dhe filluan ta rindërtonin jetën e tyre. Por Satani vazhdimisht punoi për t’i mashtruar njerëzit që ta ndiqnin atë. Në një kohë të shkurtër, nefitët ndryshuan. Tek 3 Nefi 6–7, Mormoni na ndihmoi të kuptonim çfarë bënë njerëzit që përfundimisht shkaktoi vdekjen e shumë prej tyre në shkatërrimet që i paraprinë ardhjes së Shpëtimtarit në kontinentin amerikan (shih tek 3 Nefi 8). Këto mësime shpjegojnë edhe pse të tjerët qenë të përgatitur për shfaqjen e Krishtit në tempull në tokën Begati (shih tek 3 Nefi 11).

Krijo një tabelë si ajo në vijim. Lexoji fragmentet dhe plotëso atë që mëson rreth gjendjes së njerëzve.

Viti i 26–të (3 Nefi 6:4–9)

Viti i 29–të (3 Nefi 6:10–18)

Viti i 26–të (3 Nefi 6:4–9)

Viti i 29–të (3 Nefi 6:10–18)

  • Çfarë e shkaktoi ndryshimin brenda një kohe kaq të shkurtër?

  • Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga këta shembuj?

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar është: Kur jemi të mbushur me krenari, i japim Satanit fuqi më të madhe për të na tunduar dhe për të na çuar në paudhësi.

Mendo se ç’do të thotë të jesh i mbushur me krenari. Kërko ide në thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994).

“Tipari qendror i krenarisë është armiqësi – armiqësi përkundrejt Perëndisë dhe armiqësi përkundrejt bashkëqenieve tona. Armiqësi do të thotë ‘urrejtje ndaj, kundërshti ndaj, ose një gjendje kundërshtimi’. Është fuqia me anë të së cilës Satani dëshiron që të mbretërojë mbi ne.” (Ezra Taft Benson, “Beware of Pride”, Ensign, maj 1989, f. 4)

  • Si mendon, pse të qenit të mbushur me krenari i mundëson Satanit të ketë ndikim më të madh te ne?

  • Ku ndryshon kjo nga mënyra se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na inkurajojnë neve?

Rrjedhojat e krenarisë në atë kohë dhe tani

Për shkak të krenarisë së njerëzve, çdo pjesë e shoqërisë filloi të ndikohej. Lexo ose tek 3 Nefi 6:20–30 ose te 7:1–14, duke kërkuar shembuj të mënyrës se si krenaria ndikoi tek individët dhe shoqëria.

ikonë, shëno
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Çfarë shembujsh të ndikimit të krenarisë gjete në këto vargje?

  • Në çfarë mënyrash e përdor Satani krenarinë për t’i çuar njerëzit në paudhësi në kohën tonë?

Mposhtja e krenarisë

Mendo rreth mënyrës se si krenaria jote ose krenaria e të tjerëve po ndikon tek ti dhe si mund ta mposhtësh krenarinë dhe rrjedhojat e saj.

Ndonëse krenaria shkaktoi kaq shumë shkatërrim, disa ua vunë veshin fjalëve të profetit dhe vazhduan ta ndiqnin Shpëtimtarin.

Lexo tek 3 Nefi 7:15–26, duke kërkuar atë që Nefi i mësoi popullit dhe mënyrën se si ajo ndikoi tek ata. Mund të jetë e dobishme ta shenjosh çdo herë që përmendet Shpëtimtari.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjen vijuese:

  • Çfarë shembujsh gjete në këto vargje për mënyrën se si Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij i ndihmoi disa njerëz ta mposhtnin krenarinë dhe paudhësinë?

Skenari vijues mund të të ndihmojë ta dëftosh njohurinë tënde për ndikimet e krenarisë dhe për mënyrën se si ndjekja e Jezu Krishtit mund të ndihmojë të mposhtësh krenarinë.

i ri që duket pa shprehi

Ky është Bledi. Ai nuk e di ende, por ai ka një problem me krenarinë.

  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Çfarë prove mund të presësh të shohësh në jetën e Bledit që ai ka një problem me krenarinë?

Pasi e kuptoi problemin e tij dhe e dalloi se kaq shumë prej acarimeve më të mëdha në jetën e tij janë rezultat i krenarisë së vet, ai dëshiron përgjigje për mënyrën se si të shpëtojë nga krenaria.

  • Çfarë zgjidhjesh do t’i propozoje Bledit për ta ndihmuar që ta mposhtë krenarinë?