“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7: Alma 53 – 3 Nefi 7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7
Reflektimi për të mësuarit tënd shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të të ndihmojë të afrohesh më shumë me Shpëtimtarin. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i kujtosh dhe vlerësosh se si përvojat e tua me kapitujt tek Alma 53 – 3 Nefi 7 të kanë ndihmuar të rritesh shpirtërisht.
Rëndësia e të kujtuarit
Presidenti Spenser W. Kimball dha mësim se fjala më e rëndësishme në fjalor mund të jetë kujtoni. (Shih “Circles of Exaltation” [fjalim drejtuar mësuesve të fesë të Sistemit Arsimor të Kishës, 28 qershor 1968], f. 5.)
-
Si mendon, pse Presidenti Kimball e tha atë që tha për fjalën kujtoni?
-
Cilat janë disa mësime që more nga Alma 53 – 3 Nefi 7 që do të ishin të rëndësishme t’i mbaje mend? Përse?
Mund të sjellësh ndër mend se Helamani i inkurajoi bijtë e tij, Nefin dhe Lehin që të kujtonin mësime dhe njerëz të rëndësishëm (shih te Helamani 5:4–14). Në mënyrë të ngjashme, ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i kujtosh të vërtetat që ke mësuar dhe zotimet që ke bërë në javët e fundit.
Shpjego rolin e profetëve
Imagjino sikur ndien frymëzimin për ta ftuar një shok/shoqe të shikojë konferencën e përgjithshme me ty. Ndërsa përgatitesh plot lutje që të veprosh sipas kësaj nxitjeje, ti vendos t’i shpjegosh shokut/shoqes se çfarë është një profet dhe pse je i emocionuar që do ta dëgjosh atë. Të kujtohet që ke mësuar rreth disa profetëve të mëdhenj në Librin e Mormonit që mund të të ndihmojnë t’ia shpjegosh rolin e një profeti shokut ose shoqes.
Përzgjidh ose tregimin për Nefin (Helamani 7–11) ose për Samuel lamanitin (Helamani 13–15). Përsëriti historitë e tyre në kapitujt përkatës duke u hedhur një sy vargjeve dhe duke parë krerët e kapitujve ose shënimet që mund të kesh bërë në ditarin tënd të studimit.
Vlerësoji qëndrimet dhe dëshirat e tua
Ndërsa e vështron këtë diagram, mund të të vijnë ndër mend prova për ciklin e krenarisë në të gjithë kapitujt te Helamani 1–16 dhe 3 Nefi 1–7. Mund të dallosh edhe shembuj që i ke parë në vetë jetën tënde ose në botën përreth teje.
Kur studiove te Helamani 11–12, mund të kesh vlerësuar përpjekjet e tua për të qenë i/e përulur. Mund të kesh shënuar edhe një zotim në ditarin tënd të studimit për ta shtuar përulësinë dhe për ta mposhtur krenarinë. Rishikoje atë që shkrove dhe reflekto se si ke ecur me atë zotim. Përsiat për pyetjet në vijim dhe shënoji përgjigjet e tua në ditarin tënd të studimit.
-
Çfarë ke bërë javët e fundit për ta kujtuar Zotin dhe gjithçka që Ai ka bërë për ty? Si ndien se të ka ndihmuar të kujtuarit e Zotit që të qëndrosh i/e përulur?
-
A ka ndonjë ndryshim që do të bësh për të të ndihmuar ta kujtosh Zotin çdo ditë dhe ta shtosh përulësinë?
Reflekto mbi planet për ta ndërtuar themelin tënd mbi Jezu Krishtin
Në mësimet e fundit, studiove shumë tregime për individë që i mposhtën sulmet mbi jetën, fenë dhe dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin. Ndërkohë që studioje, mund të kesh bërë disa zotime që të të ndihmojnë të ndërtosh një themel më të fortë mbi Jezu Krishtin për t’u bërë ballë sulmeve të Satanit.
Shpenzo disa minuta për të rishikuar një ose më shumë nga tregimet vijuese:
Lehonti and Amalikia (Alma 47:10–18)
Kapiten Moroni që ndërtoi fortifikime (Alma 50:1–6)
këshilla e Helamanit drejtuar bijve të tij (Helamani 5:12)
-
Cilat janë disa mësime që mund të marrim nga këto tregime që mund të na ndihmojnë t’i bëjmë ballë tundimit?
Reflekto për synimet që ke vendosur kohët e fundit për ta ndërtuar themelin tënd mbi Jezu Krishtin.
Lexo te Helamani 5:12 përsëri dhe merr parasysh me lutje a ka ndonjë gjë që duhet të fillosh, të ndalosh ose të vazhdosh së bëri për të ndërtuar një themel më të fortë mbi Jezu Krishtin. Nëse ndien se ke nevojë ta përshtatësh ndonjë synim që ke vendosur, mund ta shkruash atë në ditarin tënd të studimit ose diku tjetër ku mund të reflektosh rregullisht për të.