Seminari
Përsëritja 19 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor


“Përsëritja 19 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 19 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 19 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

të reja duke studiuar shkrimet e shenjta së bashku

Të mësosh t’i zbatosh fjalët e Zotit në shkrimet e shenjta mund të të bekojë në shumë mënyra. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i zbatosh të vërtetat në fragmentet e zotërimit doktrinor në gjysmën e dytë të Librit të Mormonit.

Hovi

një e re duke shijuar një shëtitje me biçikletë

Imagjino sikur e shtyve ose e shkelmove një top. Çfarë mund të ndikojë te largësia ose shpejtësia e rrotullimit të topit?

Hovi është një mënyrë për të përshkruar fuqinë ose forcën e një sendi në lëvizje. Për shembull, një biçikletë vihet në lëvizje ndërsa ai që e nget shtyn nga toka dhe ajo e ruan hovin ndërsa ai që e nget ruan ekuilibrin dhe vazhdon t’u japë pedaleve. Biçikleta merr hov ndërsa ai që e nget i shton përpjekjet për t’u dhënë pedaleve ose nëse rruga ka një të tatëpjetë.

  • Cilët janë disa shembuj të tjerë të hovit pozitiv?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

17:18

“Nuk na është nevojitur kurrë hovi pozitiv shpirtëror më shumë sesa na nevojitet tani, për të kundërvepruar ndaj shpejtësisë me të cilën e keqja dhe shenjat më të errëta të kohës po intensifikohen. Hovi shpirtëror pozitiv do të na bëjë të shkojmë përpara mes frikës dhe pasigurisë së krijuar nga pandemitë, cunamet, shpërthimet vullkanike dhe armiqësitë e armatosura. Hovi shpirtëror mund të na ndihmojë t’u bëjmë ballë sulmeve të pamëshirshme e të liga të kundërshtarit dhe t’i pengojë përpjekjet e tij për ta gërryer themelin tonë vetjak shpirtëror.” (Rasëll M. Nelson, “Fuqia e Hovit Shpirtëror”, Liahona, maj 2022, f. 98)

  • Si do ta përshkruaje se çfarë është hovi shpirtëror dhe arsyen pse kemi nevojë për të?

  • Në çfarë fushash të jetës sate mendon se ke nevojë për më shumë hov shpirtëror? Çfarë dobish do të prisje të merrje?

Shtimi i hovit shpirtëror

Fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor na mësojnë doktrinë të vërtetë që na ndihmon të mësojmë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Ndërsa e ndjekim Atë me besim, mund të krijojmë dhe ta shtojmë hovin shpirtëror në jetën tonë.

ikonë, shëno
  1. Kopjoje figurën vijuese në një faqe bosh në ditarin tënd të studimit dhe plotësoji udhëzimet vijuese:

vizatim i një personi mbi një biçikletë në një shteg me pengesa dhe kodra

Imagjino sikur ti je ai/ajo që i jep biçikletës dhe shtegu përfaqëson jetën tënde. Mund ta vësh re se si pjesa e parë e shtegut tënd është e drejtë, por pastaj has pengesa dhe pjerrësi që duan përpjekje më të madhe për t’i kapërcyer. Mendo për hovin shpirtëror që të nevojitet për të ecur me sukses përgjatë jetës dhe pengesat dhe sfidat që mund të përjetosh.

Studioji frazat kyç të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor të cilat i ke mësuar, duke kërkuar fragmente që lidhen me rrugëtimin tënd vetjak. Në krah të numrave përkatës në vizatimin tënd, shkruaj referencën e një fragmenti të zotërimit doktrinor që të ka ndihmuar ose mund të ndihmojë:

  1. Ruaje hovin shpirtëror dhe përparo çdo ditë.

  2. Shmange ose kapërceje një pengesë ndërsa beson dhe vepron sipas së vërtetës që të mëson fragmenti.

  3. Mbështetu te fuqia e Shpëtimtarit dhe ngrihu për t’i arritur synimet e tua shpirtërore.

Për çdo fragment të zotërimit doktrinor që përzgjodhe dhe përfshive në vizatimin tënd, shënoji mendimet e tua për të paktën njërën nga idetë vijuese:

  • Një përvojë kur e ndjeve të vërtetën dhe rëndësinë e fragmentit të zotërimit doktrinor.

  • Si mund ta zbatosh më mirë doktrinën ose parimin e fragmentit në jetën tënde.

  • Pse ndien se ky fragment do të të bekojë me fuqinë e Shpëtimtarit dhe do të ta shtojë hovin tënd shpirtëror.

  • Si e ka shtuar doktrina dashurinë tënde për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

  1. Për çdo fragment të zotërimit doktrinor që përzgjodhe dhe përfshive në vizatimin tënd, shënoji mendimet e tua për të paktën njërën nga idetë vijuese:

    • Një përvojë kur e ndjeve të vërtetën dhe rëndësinë e fragmentit të zotërimit doktrinor.

    • Si mund ta zbatosh më mirë doktrinën ose parimin e fragmentit në jetën tënde.

    • Pse ndien se ky fragment do të të bekojë me fuqinë e Shpëtimtarit dhe do të ta shtojë hovin tënd shpirtëror.

    • Si e ka shtuar doktrina dashurinë tënde për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.