“3 Nefi 12:17–48: ‘Unë do të Doja që Ju të Jeni të Përkryer’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“3 Nefi 12:17–48”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
3 Nefi 12:17–48
“Unë do të Doja që Ju të Jeni të Përkryer”
Jezu Krishti dha mësim se ne duhet të “je[m]i të përkryer” sikurse Ai dhe Ati ynë Qiellor janë të përkryer (3 Nefi 12:48). Ndërkohë që ky urdhërim mund të duket tronditës, ai ofron depërtime kuptimplota në natyrën e Atit tonë Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ai gjithashtu na mëson se ne mund të bëhemi si Ata. Ky mësim ka si synim të të ndihmojë të kuptosh potencialin tënd për t’u bërë i përkryer si Ati ynë në Qiell dhe Jezu Krishti.
Potenciali yt
-
Çfarë mund të bëhet secili nga këta kur të zhvillohet plotësisht?
-
Çfarë kanë nevojë të bëjnë ata në mënyrë që ta arrijnë potencialin e tyre?
-
Cili është potenciali i çdo fëmije në planin e Atit Qiellor?
-
Si ndikon kuptueshmëria për potencialin tënd hyjnor te vendimet e tua? Si ndikon ajo te mënyra se si ndihesh për veten?
Teksa e studion mësimin e sotëm, mendo rreth faktit se sa shumë je rritur tashmë dhe sa ke mësuar gjatë rrjedhës së jetës sate dhe për atë që je ende i/e aftë të bëhesh me ndihmën e Perëndisë.
Ftesa e Shpëtimtarit që ta arrijmë potencialin tonë
Tek 3 Nefi 12:17–47, Jezusi u dha disa shembuj nga ligji i Moisiut njerëzve në Librin e Mormonit. Ai e pasoi çdo shembull me një shpjegim të një ligji më të lartë ose me një ftesë për të jetuar një nivel më të lartë drejtësie që mund të na ndihmojë ta kuptojmë më mirë atë që Ai dhe Ati ynë Qiellor duan që të bëhemi.
Për të parë shembuj të ligjit më të lartë, lexo tek 3 Nefi 12:21–22, 27–29, 38–42, duke kërkuar mënyra se si Shpëtimtari na fton të përparojmë drejt potencialit tonë.
-
Në çfarë mënyrash mund të na ndihmojnë këto mësime të bëhemi më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?
Lexo tek 3 Nefi 12:48, duke kërkuar potencialin e plotë që Jezu Krishti e di se është brenda secilit prej nesh.
Ky varg na mëson se Jezu Krishti do që ne të bëhemi të përkryer si Ai dhe Ati ynë në Qiell.
-
Çfarë pyetjesh ose shqetësimesh mendon se mund të kenë njerëzit për këtë mësim? Përse?
-
Çfarë të jep shpresë ose siguri se bërja si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti është e mundur?
-
Si mund të lidhet kjo e vërtetë me figurat nga fillimi i mësimit?
Dashuria e përkryer e Atit Qiellor dhe e Jezu Krishtit
Bërja të përkryer është të bëhemi si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Ligji më i lartë që Jezusi dha mësim në këtë kapitull mund të na ndihmojë ta kuptojmë karakterin dhe cilësitë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ndërsa e kuptojmë më mirë se kush janë Ata, mund të përpiqemi fort të bëhemi si Ata dhe të fitojmë shpresë se Ata do të na ndihmojnë me durim ndërsa përpiqemi të përparojmë.
Lexo tek 3 Nefi 12:43–45 dhe thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, duke kërkuar atë që ata na mësojnë rreth dashurisë së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
“Jam mirënjohës të di se pavarësisht nga papërsosmëritë e mia, të paktën Perëndia është i përkryer – se të paktën Ai është, për shembull, i aftë që t’i dojë armiqtë e Tij, sepse shumë shpesh, për shkak të burrit dhe gruas ‘së natyrsh[me]’ brenda nesh, unë dhe ju nganjëherë jemi ai armik. Sa mirënjohës jam që të paktën Perëndia mund t’i bekojë ata, të cilët e keqtrajtojnë Atë sepse, pa dashur ose pa e pasur qëllim që ta bëjmë këtë gjë, ne të gjithë e keqtrajtojmë Atë nganjëherë.” (Xhefri R. Holland, “Jini, pra, të Përkryer – Përfundimisht”, Liahona, nëntor 2017, f. 41)
Përsosuria është një proces i mundur vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit
Është e natyrshme të pyetim veten a është e mundur të bëhemi të përkryer. Po të na duhej ta arrinim përsosurinë vetëm, ose po të na duhej ta arrinim gjatë jetës në vdekshmëri, do të ishte e pamundur.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 76:69–70 dhe Moroni 10:32–33, duke kërkuar se çfarë na e bën të mundur të bëhemi të përkryer. Merr parasysh t’i bësh referenca–kryq këto fragmente me vargun tek 3 Nefi 12:48.
-
Çfarë ua bën të mundur të gjithë atyre që përfundimisht bëhen të përkryer që të bëhen të tillë?
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 93:11–13 dhe kërko se çfarë i shtojnë ato vargje kuptueshmërisë sonë për përsosurinë e Jezu Krishtit.
-
Pse është e rëndësishme të kuptojmë se edhe përsosja e Jezu Krishtit ishte një proces?
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim sa vijon rreth përkufizimit dhe procesit të përsosurisë:
“Ju lutem, vini re që fjala [i përkryer] nuk nënkupton ‘i çliruar nga gabimi’. …
Ne nuk ka nevojë të zhgënjehemi nëse përpjekjet tona të zellshme drejt përsosjes tani duken kaq të mundimshme [të vështira] dhe të pafundme. Përsosja është duke pritur. Ajo mund të vijë e plotë vetëm pas Ringjalljes dhe vetëm nëpërmjet Zotit. I pret të gjithë ata që e duan Atë dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij.” (Russell M. Nelson, “Perfection Pending”, Ensign, nëntor 1995, f. 86, 88)
-
Çfarë i shton kjo thënie kuptueshmërisë sate për përsosurinë?