Seminari
Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 12:48 – “J[i]ni të Përkryer, Madje, Sikurse Jam Unë, ose të Përkryer si Ati juaj që Është në Qiell”


“Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 12:48 – ‘J[i]ni të Përkryer, Madje, Sikurse Jam Unë, ose të Përkryer si Ati juaj që Është në Qiell’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 12:48”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 12:48

“J[i]ni të Përkryer, Madje, Sikurse Jam Unë, ose të Përkryer si Ati juaj që Është në Qiell”

e re duke përsiatur

Në studimin tënd tek 3 Nefi 12, mësove rreth bërjes të përkryer si Jezu Krishti dhe Ati Qiellor. Ky mësim do të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 3 Nefi 12:48, ta shpjegosh doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Gjatë mësimit të mëparshëm, mësove të vërtetën vijuese: Jezu Krishti do që ne të bëhemi të përkryer si Ai dhe Ati ynë në Qiell.

Imagjino sikur ke një shok ose shoqe që beson se Perëndia nuk ka pritshmëri për ne përtej të qenit të sjellshëm dhe respektimit të të tjerëve.

  • Si do ta shpjegoje vargun tek 3 Nefi 12:48 në një mënyrë që mund ta zgjerojë kuptueshmërinë e shokut ose shoqes sate?

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për referencën 3 Nefi 12:48 është: “J[i]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell”. Përdore metodën vijuese ose një tjetër që e zgjedh ti, për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Shkruaj “3 Nefi 12:48” në qendër të një cope letre. Në një cep të faqes, shkruaj fjalët “J[i]ni të përkryer”. Në një cep tjetër shkruaj “madje, sikurse jam unë”. Në një cep tjetër shkruaj “ose të përkryer si Ati juaj”. Në cepin e fundit, shkruaj “që është në qiell”. Përpiqu ta mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë duke e prekur me lapsin tënd ose gishtin tënd çdo frazë sipas rendit, duke filluar nga referenca në mes. Mund të të ndihmojë t’i thuash fjalët me zë të lartë ndërsa i prek. Pasi ta bësh këtë disa herë, përpiqu ta përsëritësh referencën dhe të gjithë frazën përmendsh.

Ushtroje vënien në zbatim

Gjej disa minuta për t’i shqyrtuar parimet te paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Zgjidh një nga parimet për ta studiuar më me kujdes.

  • Si do t’ia shpjegoje parimin që përzgjodhe dikujt që mund të mos ketë njohuri për të?

Përdore skenarin vijues për të të ndihmuar t’i vësh në zbatim mësimet e Shpëtimtarit tek 3 Nefi 12:48 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Genti është një i ri që beson te Perëndia. Megjithatë, ka disa aspekte të ungjillit për të cilat nuk i pëlqen të mendojë. Njëra prej tyre është këshilla e Shpëtimtarit për t’u bërë i përkryer. Ai është përpjekur të bëjë ndryshime dhe të bëhet më i ngjashëm me Krishtin por vazhdon të mos ia dalë. Ai ndihet sikur ka dështuar tashmë, ndaj përsosuria për të është e pamundur.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor na mëson se, kur të përballemi me një çështje sfiduese, ne mund ta “riformulojmë pyetjen (ta bëjmë pyetjen ndryshe) dhe t’i shohim idetë duke u nisur nga standardi i Zotit për të vërtetën, në vend që të pranojmë kushtet paraprake ose hamendësimet e botës” (faqe 3). Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë për këtë proces.

ikonë, shëno
ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Si mendon se Zoti e sheh ndryshe përsosurinë nga shumë njerëz në botë?

  • Si na ndihmon njohuria jonë për planin e shpëtimit dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit që ta kuptojmë më mirë atë që na mëson Shpëtimtari tek 3 Nefi 12:48?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mund ta përdorësh atë që ke mësuar tek 3 Nefi 12:48 rreth të qenit i përsosur për t’iu përgjigjur shqetësimit të Gentit?

Lexo të paktën tre nga shkrimet e shenjta vijuese, duke kërkuar ide shtesë rreth bërjes të përkryer në mënyrën që dha mësim Jezusi.

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjen vijuese:

  • Si mund ta ndihmojnë Gentin idetë që gjete për shqetësimin e tij?

Vepro me besim

Lexoji paragrafët 5–7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor, duke kërkuar se çfarë mund të bëjë Genti për të vepruar me besim.

  1. Përgjigju për tri prej pyetjeve vijuese:

  • Cili nga këto mësime mendon se mund ta ndihmojë Gentin? Përse?

  • Për çfarë mund të lutet Genti që do ta ndihmonte për situatën e tij?

  • Çfarë do t’i sugjeroje Gentit të bënte që të “jetojë me anë të besimit” deri sa të marrë më tepër kuptueshmëri rreth potencialit të tij për t’u bërë i përkryer?

  • Si mund të ndikojë ajo që ke mësuar tek 3 Nefi 12:48 rreth përsosurisë te vetë ndjenjat dhe veprimet e tua?