“3 Nefi 15–16: ‘Një Vathë dhe Një Bari’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“3 Nefi 15–16”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
3 Nefi 15–16
“Një Vathë dhe Një Bari”
Teksa Jezu Krishti u dha mësim njerëzve në tokën e Begatisë, Ai e dëftoi dashurinë e Tij për çdo individ. Secili u ftua të vinte dhe ta përjetonte vetë dashurinë e Tij (shih tek 3 Nefi 11). Ai më pas i ndihmoi ata ta kuptonin se Ai ndien të njëjtën dashuri për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Ai dëshiron që çdo person kudo të numërohet mes deleve të Tij. Ky mësim ka si synim të të ndihmojë ta ndiesh dëshirën e Shpëtimtarit për t’i mbledhur ata dhe gjithkënd tek Ai.
Emrat dhe titujt e Krishtit
Si një dëshmi për Jezu Krishtin, Libri i Mormonit përmban shumë emra dhe tituj të ndryshëm për Të. Këtu janë vetëm disa shembuj:
-
Pronari i vreshtit (Jakobi 5:4)
-
Shkëmbi (Helamani 5:12)
-
Drita (3 Nefi 11:11)
Delet e Shpëtimtarit
Tek 3 Nefi 15–16, Jezusi vazhdoi t’u jepte mësim njerëzve pranë tempullit në tokën e Begatisë. Pasi shpjegoi se ligji i Moisiut ishte përmbushur në Të, Ai tregoi një titull për Veten që mund të na ndihmojë ta kuptojmë marrëdhënien tonë me Të.
Lexo tek 3 Nefi 15:17 dhe merr parasysh ta shenjosh titullin që dha Jezusi për Veten.
Ne shpesh na krahasojnë me delet të cilat herë pas here enden larg nga Jezusi dhe humbasin e shpërndahen. Përsiat për një çast a ka qenë ajo analogji e saktë ndonjëherë në jetën tënde. A ka pasur raste kur je endur larg nga Bariu yt, Jezu Krishti, ose a ke njerëz të dashur që janë endur larg?
-
Si mund të ndikojë të kuptuarit e ndjenjave të Jezusit kundrejt deleve të Tij të shpërndara te shpresa e dikujt për t’u rikthyer tek Ai?
“Dele të tjera”
Barinjtë në kohën e Shpëtimtarit shpesh krijonin “vathë” të mbyllura si ajo në këtë figurë, për t’i mbajtur delet e tyre të mbrojtura nga grabitqarët dhe rreziqe të tjera. Kisha e Shpëtimtarit është shembulli i një vathe ku Ai na mbron nga rreziqet në botë.
Bariu i Mirë
Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këta kapituj është se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë ta mbledhin gjithkënd në vathën e Shpëtimtarit.
-
Prej cilit rrezik bashkëkohor na mbron Jezusi në vathën e Tij?
Lexo tek 1 Nefi 22:25, 28 dhe 3 Nefi 16:11–13, duke kërkuar përshkrime të punës së Bariut tonë për mbledhjen në kohën tonë.
-
Cilat fjalë dhe fraza e përshkruajnë se kë dëshiron të mbledhë Bariu ynë? Çfarë kërkohet nga ne për ta pranuar ftesën e Tij të dashur?
Mbledhja e vathës së Shpëtimtarit
Teksa e studion këtë pjesë, mund të mbash në mendje një shok ose shoqe që nuk po i gëzon aktualisht bekimet e plota që Shpëtimtari ua ofron atyre që janë në vathën e Tij (në Kishë). Ata mund të jenë endur larg nga Kisha e Tij ose mund të mos jenë pagëzuar ende.
Lexoji fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta dhe thënien nga Plaku Dejll G. Renlund, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ose mund të shikosh materialin filmik “Bariu Ynë i Mirë”, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 3:13 deri në 4:44. Kërko gjërat që do të doje që shoku ose shoqja jote të dinte rreth Bariut tonë.
“Si Bariu i Mirë, Jezu Krishti e sheh sëmundjen në delet e Tij si një gjendje që ka nevojë për trajtim, përkujdesje e dhembshuri. Ky bari, Bariu ynë i Mirë, gjen gëzim duke i parë delet e Tij të sëmura të përparojnë drejt shërimit. …
Shërbesa në vdekshmëri e Shpëtimtarit në të vërtetë karakterizohet nga dashuria, dhembshuria dhe mirëdashja. Ai nuk eci plot përçmim nëpër rrugët me pluhur të Galilesë e Judesë, duke u zmbrapsur nga pamja e mëkatarëve. Ai nuk iu shmang atyre me tmerr të plotë. Jo, Ai hëngri me ta. Ai i ndihmoi dhe i bekoi, i lartësoi dhe i ngriti shpirtërisht dhe e zëvendësoi frikën e dëshpërimin me shpresë e gëzim. Si bariu i vërtetë që Ai është, Ai na kërkon dhe na gjen për të na ofruar ndihmë e shpresë.” (Dejll G. Renland, “Bariu Ynë i Mirë”, Liahona, maj 2017, f. 30)