“3 Nefi 17: ‘Kam Dhembshuri për Ju’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“3 Nefi 17”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
3 Nefi 17
“Kam Dhembshuri për Ju”
Kishte qenë një ditë e gjatë për turmën e nefitëve kur Shpëtimtari lajmëroi se ishte koha që Ai të largohej. Megjithatë, lotët dhe dëshirimi i turmës që Ai të qëndronte edhe pak më gjatë e prekën zemrën e Tij. Duke shfaqur dhembshuri në mënyrë të mrekullueshme, Ai i shëroi, u lut me ta dhe i bekoi fëmijët e tyre me radhë. Ky mësim mund të të ndihmojë ta ndiesh dhembshurinë që ka Jezu Krishti për ty.
Perceptimi i Shpëtimtarit
Imagjino sikur sapo ke kaluar një ditë me Shpëtimtarin dhe Ai ka lajmëruar se është koha që të largohet.
Merre parasysh ta shikosh materialin filmik “Jezu Krishti dhe Engjëjt Japin Shërbesë me Dhembshuri” nga kodi kohor 0:12 deri në 1:30, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
-
Si mund të ndihesh në këtë situatë?
Në dy javët e fundit, ti i studiove veprimet dhe mësimet e Shpëtimtarit midis nefitëve kur iu shfaq për herë të parë atyre tek 3 Nefi 11–16. Mendo rreth asaj që bëri Jezu Krishti midis nefitëve për ta treguar dashurinë e Tij. Shqyrtimi i asaj që shkrove në ditarin tënd të studimit nën kreun “Të mësuarit rreth Jezu Krishtit tek 3 Nefi” mund të të ndihmojë ta kujtosh.
-
Si e treguan veprimet e Shpëtimtarit dashurinë e Tij për nefitët?
Sot ti do të lexosh më shumë rreth mënyrës se si e tregoi Shpëtimtari dhembshurinë e Tij të përzemërt midis nefitëve. Ndërsa studion, mendo se si veprimet e Tij japin mësim rreth karakterit të Tij. Kushtoji vëmendje mënyrës se si ndihesh rreth Tij.
Mund të jetë e dobishme të dish se të gjitha ngjarjet e shënuara tek 3 Nefi 11–17 ndodhën në një ditë.
Lexoji vargjet tek 3 Nefi 17:1–6, duke kërkuar se çfarë mund të mësosh rreth Jezu Krishtit nga fjalët dhe veprimet e Tij.
-
Çfarë gjete në këto vargje?
Ti mund të kesh përcaktuar një të vërtetë të ngjashme me atë në vijim: Jezu Krishti është i mbushur me dhembshuri ndaj meje. Merre parasysh ta shënosh këtë të vërtetë afër vargut 6.
Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Është domethënëse të vërejmë se veprimet plot dhembshuri të Jezusit nuk ishin shfaqje rastësore ose të detyruara, nisur nga një listë detyrash për t’u kryer, por shprehje të përditshme të realitetit të dashurisë së Tij të kulluar për Perëndinë dhe fëmijët e Tij dhe të dëshirës së Tij jetëgjatë për t’i ndihmuar ata.” (Ulises Soares, “Dhembshuria Jetëgjatë e Shpëtimarit”, Liahona, nëntor 2021, f. 14)
-
Me fjalët e tua, çfarë po na mëson Plaku Soares lidhur me dhembshurinë e Shpëtimtarit?
Dhembshuria e Shpëtimtarit
Pjesa tjetër e kapitullit tek 3 Nefi 17 tregon natyrën e dhembshur të Shpëtimtarit. Kujtohu se ajo që bëri Jezu Krishti tek 3 Nefi 17 ndodhi për shkak se Ai i perceptoi dëshirat e drejta të nefitëve dhe dëshiroi me sinqeritet të rrinte me ta dhe t’i bekonte.
-
3 Nefi 17:7–10: Shërimi i të sëmurëve dhe të vuajturve të tyre
-
3 Nefi 17:13–20: Lutja me dhe për ta
-
3 Nefi 17:11–12, 21–25: Bekimi i fëmijëve
Për të të ndihmuar ta përfytyrosh atë që mësove tek 3 Nefi 17, mund të duash ta shohësh materialin filmik “Jezu Krishti dhe Engjëjt Japin Shërbesë me Dhembshuri” nga kodi kohor 1:30 deri në 11:45.