“3 Nefi 19: ‘Ata u Mbushën me Frymën e Shenjtë’”, Manual i Mësuesi t për Librin e Mormonit (2024)
“3 Nefi 19”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
3 Nefi 19
“Ata u Mbushën me Frymën e Shenjtë”
Dymbëdhjetë dishepujt nefitë nuk dëshiruan asgjë më shumë se sa të kishin shoqërimin e Frymës së Shenjtë. Kjo ishte tema e lutjeve të tyre ndaj Atit Qiellor pasi Shpëtimtari e përfundoi ditën e parë të shërbesës së Tij midis tyre. Çfarë duhet të bëjmë që ta kemi Frymën e Shenjtë me ne? Si mund ta shijojmë shoqërimin e Tij në jetën tonë? Qëllimi i këtij mësimit është të të ndihmojë ta kuptosh më mirë se si t’i marrësh bekimet e Frymës së Shenjtë.
Dëshira të drejta adoleshentësh
-
Nëse do të anketoje 100 adoleshentë nga zona jote, cilat mendon se do të ishin ndër dëshirat e tyre të drejta më të zakonshme?
Përsiat se në cilat dëshira e gjen veten. Ndërsa e studion kapitullin tek 3 Nefi 19, kërko të vërtetat që mund të të ndihmojnë t’i plotësosh dëshirat e tua të drejta.
Pasi Shpëtimtari u dha shërbesë, u dha mësim, i shëroi dhe i bekoi njerëzit, Ai “u largua prej tyre dhe u ngjit në qiell” (3 Nefi 18:39) me premtimin se do të kthehej të nesërmen. Njerëzit u kthyen në shtëpi dhe “gjithë natën u fol kudo në lidhje me Jezusin” dhe “një numër jashtëzakonisht i madh … u munduan jashtëzakonisht gjithë atë natë, që të mund të ishin të nesërmen në vendin ku Jezusi do të shfaqej përpara turmës” (3 Nefi 19:3). Të nesërmen, të dymbëdhjetë dishepujt të cilët Jezusi i kishte zgjedhur, i mblodhën njerëzit dhe u dhanë atyre mësim “fjalë që u kishte thënë Jezusi”. Më pas dishepujt u gjunjëzuan dhe “iu lutën Atit në emrin e Jezusit” (3 Nefi 19:8).
Lexo te 3 Nefi 19:9 për të parë se çfarë dëshiruan më së shumti ndërsa u lutën.
Përsiat a e dëshiron me të vërtetë Frymën e Shenjtë në jetën tënde dhe se si jeta jote mund të ishte ndryshe po ta dëshiroje më rregullisht ndikimin e Tij.
Kërkimi i Frymës së Shenjtë
Lexo tek 3 Nefi 19:10–23 dhe kërko mënyrat se si mund ta plotësosh thënien vijuese:
-
Ne mund të mbushemi me Frymën e Shenjtë ndërsa …
Disa mënyra të mundshme për ta plotësuar këtë thënie janë:
-
… e dëshirojmë me sinqeritet dhe lutemi për shoqërimin e Tij.
-
… marrim pjesë në ordinancat e ungjillit.
Mendo me lutje për dikë që ti e njeh, që e ndien se do të përfitonte nga kuptueshmëria më e mirë se si ta marrim më shpesh udhërrëfimin dhe ngushëllimin e Frymës së Shenjtë. Plotësoji veprimtaritë A dhe B dhe mendo se si mund ta ndihmosh këtë person.
Veprimtaria A: Ne mund të mbushemi me Frymën e Shenjtë ndërsa e dëshirojmë me sinqeritet dhe lutemi për shoqërimin e Tij.
-
Si mund të na ndihmojnë dëshirat dhe lutjet tona të mbushemi me Frymën e Shenjtë?
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si dëshira dhe lutja mund të na ndihmojnë ta kemi Shpirtin me ne.
“A kujtohemi … të lutemi me zell e vazhdueshëm për atë që duhet ta dëshirojmë më së shumti, madje Frymën e Shenjtë? Apo hutohemi nga përkujdesjet e botës dhe rutina e jetës së përditshme dhe e marrim për të mirëqenë ose madje e shpërfillim këtë më të çmuarën e të gjitha dhuratave? Marrja e Frymës së Shenjtë fillon me dëshirën tonë të sinqertë e të vazhdueshme për shoqërimin e Tij në jetën tonë.” (Dejvid A. Bednar, “Merrni Frymën e Shenjtë”, Liahona, nëntor 2010, f. 96)
Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Having the Holy Ghost” [“Pasja e Frymës së Shenjtë”] (2:56), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
-
Kur të kanë ndihmuar dëshirat e tua të drejta dhe lutjet ta ndiesh ndikimin e Shpirtit?
Veprimtaria B: Ne mund të mbushemi me Frymën e Shenjtë ndërsa marrim pjesë në ordinancat e ungjillit.
Lexo tek 3 Nefi 18:7, 11; 27:20, duke kërkuar se si ordinancat mund të na ndihmojnë të mbushemi me Frymën e Shenjtë.
Profeti Jozef Smith (1805–1844) dha mësim:
“Pagëzimi është një ordinancë e shenjtë përgatitore për marrjen e Frymës së Shenjtë; është kanali dhe çelësi nga ku do të administrohet Fryma e Shenjtë. Dhurata e Frymës së Shenjtë me anë të vënies së duarve, nuk mund të merret nëpërmjet asnjë parimi tjetër përveç parimit të drejtësisë.” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smithi [2009], f. 100–101.)
-
Çfarë mësove rreth rolit të ordinancave (si pagëzimi dhe sakramenti) për të na ndihmuar të mbushemi me Frymën e Shenjtë?
-
Kur je mbushur me Frymën e Shenjtë ndërsa ke marrë pjesë në ordinancat e ungjillit?
Zbatimi në planin vetjak
Mendo për nevojën tënde për Frymën e Shenjtë dhe përse e dëshiron ndikimin e Tij në jetën tënde. Përcaktoje diçka që ndihesh i frymëzuar ta bësh për ta mbajtur Frymën e Shenjtë me ty. Përpiqu ta ndjekësh ecurinë e asaj mbrese.