Seminari
3 Nefi 18:1–14: “Në Kujtimin Tim”


“3 Nefi 18:1–14: ‘Në Kujtimin Tim’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 18:1–14”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 18:1–14

“Në Kujtimin Tim”

kupa e sakramentit me ujë dhe korja e bukës

Ne kemi rregullisht mundësi për ta marrë sakramentin. Tek 3 Nefi 18, Jezusi dha mësim se si sakramenti mund ta bekojë jetën tonë dhe na udhëzoi se si ta kryejmë këtë ordinancë. Ky mësim mund të të ndihmojë të kesh përvoja kuptimplota duke e kujtuar Shpëtimtarin ndërsa e merr sakramentin.

Një marrëdhënie e fortë

Mendo për disa njerëz me të cilët ndihesh shumë pranë dhe ke një marrëdhënie të fortë.

  • Çfarë ke bërë ti ose ata për t’i forcuar ato marrëdhënie?

Tani mendo se sa pranë Shpëtimtarit ndihesh.

  • Çfarë mendon se mund të të ndihmojë ta forcosh marrëdhënien tënde me Shpëtimtarin?

Ndërsa studion sot, ftoje Frymën e Shenjtë të të mësojë se si të afrohesh më pranë Shpëtimtarit dhe ta forcosh marrëdhënien tënde me Të.

Jezu Krishti themelon sakramentin

Shpëtimtari u mbush me dhembshuri për njerëzit kur e perceptoi dëshirën e tyre që Ai të qëndronte më gjatë me ta (shih te 3 Nefi 17:1–6). Pasi i bekoi fëmijët, të sëmurët e të vuajturit, Shpëtimtari siguroi një mënyrë që njerëzit ta kishin gjithmonë Shpirtin e Tij me ta.

Lexo tek 3 Nefi 18:1–11 dhe kërkoje atë që bëri Shpëtimtari.

Nëse dëshiron, mund ta shohësh materialin filmik “Jezu Krishti i Paraqet Sakramentin Popullit” nga kodi kohor 0:12 deri në 6:12, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org dhe ta ndjekësh në shkrimet e tua të shenjta.

10:50
  • Çfarë zbulove rreth sakramentit nga mësimet e Shpëtimtarit?

  • Çfarë premton Shpëtimtari në lutjet e sakramentit nëse ne e kujtojmë gjithmonë Atë?

Mund të marrësh parasysh ta shenjosh parimin tek 3 Nefi 18:7, 11 që, ndërsa e marrim sakramentin dhe e kujtojmë gjithmonë Shpëtimtarin, ne do ta kemi Shpirtin e Tij me ne.

Kur Jezu Krishti përmend që ne kemi Shpirtin e Tij me ne, Ai po i referohet dhuratës së Frymës së Shenjtë.

  • Në çfarë mënyrash mund ta kujtojmë gjithnjë Shpëtimtarin në jetën tonë të përditshme? Si mund të na ndihmojë të kujtuarit e përhershëm të Shpëtimtarit ta kemi Frymën e Shenjtë me ne?

  • Si mund të të bekojë pasja e Frymës së Shenjtë me vete në jetën tënde tani?

Përvoja jonë me sakramentin

Mendo se si mund të forcohet marrëdhënia jote me Shpëtimtarin po të kishe përvoja më kuptimplota me marrjen e sakramentit. Përgjigjju secilës thënie me “gjithmonë”, “ndonjëherë”, “rrallëherë”, ose “kurrë”.

  1. Unë shpenzoj kohë përpara kishës për t’u përgatitur për sakramentin.

  2. Gjatë sakramentit, unë përpiqem ta kujtoj Jezu Krishtin.

  3. Përvoja ime me sakramentin ndikon në mënyrën se si sillem gjatë javës.

  1. Kopjoje dhe plotësoje sa vijon:

Një përvojë më kuptimplotë sakramenti

  • Çfarë dua të kujtoj rreth Jezu Krishtit?

    Merreni parasysh sa vijon:

    • Çfarë vuajti Ai

    • Çfarë ka bërë Ai për mua ose për të tjerë që i njoh

  • Si mund të përgatitem për sakramentin?

  • Çfarë mund të bëj gjatë sakramentit për ta kujtuar Jezu Krishtin?

Premtimet e marrjes së sakramentit

Lexo tek 3 Nefi 18:12–14 dhe kërkoje atë që Shpëtimtari ua premtoi atyre që e kujtojnë Atë dhe e marrin sakramentin.

  • Çfarë mendon se do të thotë të ndërtosh mbi shkëmbin e Shpëtimtarit?

  • Si mund të na ndihmojë marrja e sakramentit të ndërtojmë mbi shkëmbin e Shpëtimtarit?

  • Çfarë mund të bësh për ta bërë marrjen e sakramentit më kuptimplotë çdo javë?