“Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor: Mëso Përmendsh”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor
Mësoni Përmendsh
Ky mësim do të të japë një mundësi për t’i mësuar përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë dhe madje të mësosh përmendsh fragmente të plota.
Ne mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit duke i mësuar përmendsh shkrimet e shenjta
-
Cilat janë disa mënyra se si mund ta ndjekim shembullin e Jezu Krishtit?
Një mënyrë se si mund ta ndjekim shembullin e Jezu Krishtit është duke i mësuar përmendsh shkrimet e shenjta. Shpëtimtari i përdori shkrimet e shenjta të mësuara përmendsh për ta kapërcyer tundimin (shih te Mateu 4:1–11) dhe për t’u dhënë mësim të tjerëve (shih te Lluka 24:27; 3 Nefi 22).
-
Cilat janë disa situata në të cilat shkrimet e shenjta të mësuara përmendsh do të ishin të dobishme?
Ndërsa i mëson përmendsh fragmentet e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor ose frazat kyç të shkrimit të shenjtë, kujto se ti po e ndjek shembullin e Jezu Krishtit.
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Mos shko më pas epsheve të syve të tua.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” |
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Mendo për rrethanat e tua. Shqyrtoje tabelën e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe përzgjidhe njërin (ose disa fraza kyç të shkrimit të shenjtë) që ti e ndien se do të ishin më të dobishme që t’i mësosh përmendsh tani. Merre parasysh ta përdorësh njërën prej teknikave vijuese (ose veçoritë e mësimit përmendsh në programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor]) për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh fragmentin (ose frazat) që zgjodhe.
-
Shkruaje: Cakto një kronometër për një sasi kohe të mjaftueshme (për shembull, 30 sekonda). Shkruaj sa më shumë të mundesh nga fragmenti pa i parë shkrimet e shenjta ose tabelën. Shikoje kronometrin përsëri dhe shkruaj më shumë. Përsërite derisa ta kesh shkruar të gjithë fragmentin e shkrimit të shenjtë. Më pas, mund ta provosh sërish veprimtarinë për të parë nëse mund ta shkruash atë për një kohë më të shkurtër.
-
Shkronjat e para: Shkruaje në ditarin tënd të studimit referencën e plotë dhe fragmentin që zgjodhe. Pranë tij shkruaj shkronjën e parë të secilës fjalë. Lexoje të gjithë fragmentin disa herë. Më pas mbuloje fragmentin dhe provo të përdorësh vetëm shkronjat e para për ta përsëritur referencën dhe fragmentin (duke e zbuluar të gjithë fragmentin sipas nevojës). Bëje këtë disa herë derisa të mund ta përsëritësh fragmentin përmendsh.
-
Frazë pas fraze: Në fillim ndaji referencën dhe fragmentin në disa fraza më të vogla. Më pas mësoje përmendsh frazën e parë në fragment duke e përsëritur atë ose duke e shkruar atë disa herë. Më pas bëje të njëjtën gjë me frazën e dytë. Përsërite këtë proces derisa ta kesh mësuar përmendsh të gjithë referencën dhe fragmentin.
Përsëritje
Kërko mundësi për t’i përsëritur shpesh referencën e shkrimit të shenjtë dhe fragmentin (ose frazat kyç) të mësuara përmendsh.