“Përsëritja 21 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Shpjego”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 21 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 21 e Zotërimit Doktrinor
Kupto dhe Shpjego
Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh të vërtetat e ungjillit të Shpëtimtarit dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato me fjalët e tua. Ky mësim do të të japë një mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë tënde mbi të vërtetat për një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit dhe për t’i shpjeguar ato.
Të kuptuarit e shkrimeve të shenjta
Shikoji fotografitë e mëposhtme:
-
Çfarë kërkohet që një lojtare e vogël futbolli amerikan të bëhet profesioniste?
-
Si mund të lidhet ky proces me aftësinë tonë për t’i kuptuar shkrimet e shenjta?
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Që ungjilli të shkruhet në zemrën tuaj, ju duhet të dini çfarë është ai dhe të arrini ta kuptoni atë më plotësisht. Kjo do të thotë që ju do ta studioni atë. Kur unë them ‘studioni’, e kam fjalën për diçka më shumë se leximi.” (D. Todd Christofferson, “When Thou Art Converted”, Liahona, maj 2004, f. 11)
-
Si është rritur kuptueshmëria jote për ungjillin gjatë gjithë jetës sate? Si ka ndihmuar studimi i shkrimeve të shenjta?
-
Cilat janë disa metoda studimi që i ke përdorur për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për një fragment të shkrimit të shenjtë ose temë të ungjillit?
Për të parë shembuj të metodave të studimit, merre parasysh të shohësh “Advice for Studying the Scriptures” [“Këshillë për Studimin e Shkrimeve të Shenjta”] (2:06) nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
Megjithëse mund të kesh njohuri për disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor dhe doktrinën që ata japin mësim, Shpëtimtari dëshiron që kuptueshmëria jote të vazhdojë të rritet. Kjo kërkon përpjekje nga ana jote. Në këtë mësim ti do të kesh mundësinë t’i ushtrosh aftësitë e studimit të shkrimeve të shenjta që mund të ndihmojnë të rritet kuptueshmëria jote për fragmentet e zotërimit doktrinor.
Aftësitë e studimit të shkrimeve të shenjta
Shqyrtoje shkurtimisht secilin nga fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta.
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Mos shko më pas epsheve të syve të tua.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” |
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Zgjidh një nga fragmentet e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor në këtë tabelë që do të doje ta kuptoje më mirë. Më pas përdor njërën ose më shumë nga aftësitë vijuese të studimit të shkrimeve të shenjta për të të ndihmuar që të rritet kuptueshmëria jote për atë fragment. Je i/e përgatitur t’ua shpjegosh të tjerëve shkrimin e shenjtë që zgjodhe.
Plotësoje veprimtarinë A, B ose C.
Veprimtaria A: Referencat-kryq
Përdori poshtëshënimet e shkrimeve të shenjta, materialin Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, ose burime të tjera për të gjetur shkrime të shenjta të tjera që mund ta rritin kuptueshmërinë tënde për fragmentin. Merre parasysh ta shkruash referencën-kryq në shkrimet e tua të shenjta pranë fragmentit të zotërimit doktrinor ose ta lidhësh atë në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Shkruaji në ditarin tënd të studimit ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] referencat-kryq që zgjodhe dhe një ide që fitove rreth fragmentit të zotërimit doktrinor nga studimi në këtë mënyrë.
Veprimtaria B: Përkufizoji fjalët dhe frazat
Gjej fjalë në fragmentin e zotërimit doktrinor që do të doje t’i kuptoje më mirë. Kërkoji përkufizimet e atyre fjalëve ose frazave në burimet në dispozicion, të tilla si: Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, ose një fjalor i përgjithshëm. Shënoji përkufizimet që zbulove në ditarin tënd të studimit, në anët e shkrimit të shenjtë ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], së bashku me çdo ide të re rreth fragmentit të zotërimit doktrinor.
Veprimtaria C: Të kuptuarit e kontekstit dhe përmbajtjes
Për ta kuptuar kontekstin dhe përmbajtjen e një fragmenti, mund ta lexosh kreun e kapitullit dhe vargjet e kontekstit të fragmentit që po studion. Përpiqu ta kuptosh se kush po flet dhe përse. Kërko të dhëna kyç për ta kuptuar situatën ose kontekstin për vargjet dhe mesazhin kryesor që po përpiqet të përcjellë autori. Mbaje shënim atë që e kupton më mirë rreth fragmentit për shkak të asaj që përsiate.
Nëse koha e lejon, përpiqu të përdorësh një aftësi të ndryshme në një nga fragmentet e tjera.