Seminari
Moroni 7:44–48: “Dashuria e Pastër e Krishtit”


“Moroni 7:44–48: ‘Dashuria e Pastër e Krishtit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Moroni 7:44–48”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Moroni 7:44–48

“Dashuria e Pastër e Krishtit”

Shpëtimtari duke përqafuar një fëmijë

Mendo për rastet kur ke ndier dashuri si të Krishtit. Çfarë ndryshimi ka bërë dashuria si e Krishtit në jetën tënde? Moroni e shënoi përfundimin e predikimit që ati i tij, Mormoni, pati bërë në një sinagogë vite përpara. Mormoni dha mësim se si “të mbështete[m]i në çdo gjë të mirë” (Moroni 7:20, 25), sidomos te dashuria hyjnore, “dashuria e pastër e Krishtit” (Moroni 7:47). Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta kuptosh dhe kërkosh dashurinë hyjnore në jetën tënde.

Dashuria si e Krishtit

Nëse është e mundur, fillo duke parë ose lexuar të paktën njërën prej historive vijuese të dikujt që ndihmon me dashuri. Përsiat se çfarë ndryshimi mund të bëjë dashuria si e Krishtit.

Edhe Mormoni, edhe Apostulli Pal dhanë mësim se zhvillimi i dashurisë si e Krishtit është thelbësor për përparimin tonë (shih te Moroni 7:44; 1 Korintasve 13:2). Për të të ndihmuar ta vlerësosh se sa mirë po e zhvillon dashurinë si e Krishtit, përsiat se sa të vërteta janë thëniet vijuese për ty në një shkallë nga 1 te 5 (1 = asnjëherë e vërtetë; 5 = gjithnjë e vërtetë):

  • Unë përpiqem t’i ndihmoj dhe t’u shërbej të tjerëve, sidomos kur ata po hasin vështirësi ose shkurajim.

  • Unë përpiqem të jem dashamirës, i duruar dhe falës me të tjerët, edhe kur është e vështirë të shkosh mirë me ta.

  • Kur është e përshtatshme, ua them të tjerëve se i dua ata dhe kujdesem për ta.

Ndërsa studion te Moroni 7, kërkoji Zotit të të ndihmojë ta kuptosh dhe kërkosh dashurinë hyjnore.

Predikimi i Mormonit mbi dashurinë hyjnore

Afër fundit të analit të tij, Moroni përfshiu një predikim që i ati, Mormoni, ua pati dhënë “pasuesve paqësorë të Krishtit” (Moroni 7:3). Mormoni dha mësim parimet e dashurisë që, nëse do t’ua vinin veshin, mund ta kishin parandaluar shkatërrimin e nefitëve. Këto mësime do të ishin të rëndësishme edhe për Moronin, i cili dëshmoi shkatërrimin brutal të nefitëve nga lamanitët dhe u end për vite i vetëm.

Lexo te Moroni 7:47 dhe shenjoje frazën që e përshkruan dashurinë për të cilën dha mësim Mormoni.

Jezu Krishti dha shembullin e përsosur për ne se si t’i duam të tjerët. Lexo te Moroni 7:45–48, duke kërkuar frazat që 1) e përshkruajnë më tej dashurinë hyjnore, ose se si të duam si Shpëtimtari dhe 2) të shtojnë dëshirën për ta zhvilluar dashurinë hyjnore në jetën tënde.

ikonë, shëno Moroni 7:45–48 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të kesh një mundësi në mësimin e ardhshëm që ta ushtrosh zbatimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment, për një pyetje ose situatë.

Përkufizimet vijuese mund të jenë të dobishme:

  • “është e duruar” = i duron sprovat me durim

  • “nuk ka smirë” = nuk është xheloze për të tjerët

  • “nuk krekoset” = e përulur

  • “nuk kërkon të mirën e vet” = vendos Perëndinë dhe nevojat e të tjerëve përpara vetes

  • “nuk nxitet lehtë në zemërim” = nuk inatoset me lehtësi

  • “beson të gjitha gjërat” = pranon të gjithë të vërtetën

Merre parasysh të shenjosh nga fraza “dashuria hyjnore nuk dështon kurrë” te vargu 46 deri te fraza “nuk ka mbarim” te vargu 47. Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

“Jeta ka pjesën e vet të frikës dhe dështimeve. Ndonjëherë gjërat nuk i përmbushin pritshmëritë. Ndonjëherë njerëzit na lënë në baltë, ose ekonomitë apo bizneset, apo qeveritë na lënë në baltë. Por një gjë në kohë apo në përjetësi nuk na lë në baltë – dashuria e pastër e Krishtit.” (Jeffrey R. Holland, Christ and the New Covenant: The Messianic Message of the Book of Mormon [1997], f. 337)

  • Pse mendon se dashuria e pastër e Krishtit nuk do të na lërë kurrë në baltë?

  • Si mund të na ndihmojë dashuria e Shpëtimtarit në mënyra që asgjë tjetër nuk mundet?

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) dha mësim rreth dashurisë hyjnore me hollësi. Nëse është e mundur, shikoje “Charity Never Faileth” [“Dashuria Hyjnore Nuk Ligështohet Kurrë”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 15:05 deri në 17:22. Ose lexoje fjalimin, duke filluar nga “Unë e konsideroj dashurinë hyjnore” dhe duke përfunduar me “t’i rezistosh impulsit për të klasifikuar të tjerët” (“Dashuria Nuk Ligështohet Kurrë”, Liahona, nëntor 2010, f. 124). Kërko fraza shtesë që Presidenti Monson i përdori për ta përshkruar dashurinë e pastër të Krishtit.

19:49

Pyetjet e tua rreth dashurisë hyjnore

Çfarë pyetjesh ke rreth asaj që është dashuria hyjnore ose se si të mbushesh me këtë dashuri?

ikonë, shëno
  1. Për të ndihmuar të merren përgjigje për pyetjet e tua, bëj sa vijon:

    1. Studioji mësimet vijuese të Shpëtimtarit rreth dashurisë ose dashurisë hyjnore: Mateu 5:43–44; Mateu 22:37–40; Gjoni 15:12.

    2. Mendo për një tregim nga shkrimi i shenjtë kur Shpëtimtari e ilustroi dashurinë hyjnore. Gjeje dhe lexoje shembullin që të erdhi në mendje, ose përdore njërin nga sa vijon:

      1. Shpëtimtari hëngri me tagrambledhësit dhe mëkatarët (shih te Mateu 9:10–13). (Tagrambledhësi ishte një mbledhës i taksave për romakët, që e kishin pushtuar Izraelin në atë kohë.)

      2. Shpëtimtari e shpëtoi dhe i dha mësim gruas që u kap duke shkelur kurorën (shih te Gjoni 8:1–11).

      3. Shpëtimtari vuajti, shleu dhe vdiq për të gjithë njerëzimin (shih te Lluka 22:41–44; 23:33–34; 1 Nefi 19:9; Doktrina e Besëlidhje 19:16–19).

      4. Shpëtimtari i shëroi dhe i bekoi njerëzit e kontinenteve amerikane (shih te 3 Nefi 17:5–12, 21–24).

    3. Mendo për përvojat kur e ndjeve dashurinë e pastër që kanë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ty ose kur ndjeve dashuri hyjnore ndaj dikujt tjetër.

Si të fitosh dhe tregosh dashuri hyjnore

Merre parasysh ta shenjosh nxitjen e Mormonit për t’iu “lut[ur] Atit me gjithë fuqinë e zemrës [sate], që të mbushe[sh] me këtë dashuri” (Moroni 7:48).

  • Si mendon se lutja ndaj Atit Qiellor mund të na ndihmojë të mbushemi me dashuri hyjnore?

  1. Krijo një skenar realist në të cilin përgjigjja e një adoleshenti mund të demonstrojë a është ai i mbushur me dashuri hyjnore ose jo. Përgjigju për pyetjet vijuese sikur të ishe në atë situatë:

    • Sipas asaj që ke mësuar nga Moroni 7:45, 47–48 dhe shembulli i Shpëtimtarit, si mund të tregosh dashuri si e Krishtit në këtë situatë?

    • Si mund të të ndihmojë lutja e çiltër të përgjigjesh me dashuri në këtë situatë?

    • Me çfarë sfidash mund të përballësh ndërsa përpiqesh ta zbatosh atë që ke mësuar? Si mund të veprosh me besim pavarësisht nga këto sfida?

Ndalu një çast për të shkruar atë që do të doje të bëje për ta kuptuar dhe zhvilluar më mirë cilësinë e dashurisë hyjnore.